LIVE UPDATES
Bota

Deti i Kuq/ Sulmet e piratëve pengojnë tregtinë botërore

Shumë rrugë tregtare të çojnë përmes Detit të Kuq e Kanalit të Suezit. Milicët huti nga Jemeni po sulmojnë vazhdimisht anijet atje. Ata e shohin veten si pjesë e një "boshti të rezistencës" të drejtuar kundër Izraelit.

6 January 2024, 09:13 Nga I.A

Deti i Kuq/ Sulmet e piratëve pengojnë tregtinë botërore

JEMEN- Disa kompani anijesh transporti aktualisht po e shmangin lundrimin përmes ngushticës pranë Jemenit, sepse rebelët huti të Jemenit, të mbështetur nga Irani, kanë sulmuar vazhdimisht anijet që udhëtojnë përmes ngushticës Bab al-Mandeb gjatë javëve të fundit. Në rrugën e tyre drejt Kanalit të Suezit të gjitha anijet duhet të kalojnë përmes kësaj ngushtice detare. Bab ach-Madneb ndan Gadishullin Arabik nga Afrika dhe lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit - dhe kështu me Oqeanin Indian. Fokusi i sulmeve të milicëve huti janë anijet që dyshohet se kanë lidhje me Izraelin.

Si përgjigje, SHBA-të formuan koalicionin ushtarak ndërkombëtar OPG (Operacioni Prosperity Guardian) disa ditë para Krishtlindjeve për të siguruar transportin në Detin e Kuq. Më 30 dhjetor 2023, marina amerikane fundosi disa varka që i përkisnin rebelëve Huti që sulmuan anijen daneze të kontejnerëve Maersk Hangzhou. Kompania e madhe e transportit detar Maersk pezulloi të gjitha udhëtimet në Detin e Kuq për 48 orë të dielën, por tani po shqyrton përdorimin e itinerarit përsëri.

Nëse anijet nuk kalojnë përmes Kanalit të Suezit, në rrugën e tyre nga Lindja e Largët në Evropë, atëherë ato duhet të përshkojnë të gjithë kontinentin afrikan. Ky është një udhëtim më i gjatë për një javë, afërsisht 3.500 milje detare (6.482 kilometra) udhëtim më shumë.

Kanali i Suezit, i cili lidh Detin e Kuq me Mesdheun, është rruga më e shkurtër midis Evropës dhe Azisë. Rreth 12 për qind e trafikut global të transportit detar kalon përmes kësaj rruge ujore.

Shpenzimet e mëdha

Sipas analistëve, sulmet nga rebelët Huti tashmë kanë rritur ndjeshëm koston e transportit të mallrave. Nëse kriza zvarritet për një periudhë më të gjatë, çmimet që vetë konsumatorët duhet të paguajnë për mallrat e importuara mund të rriten edhe më shumë.

"Nëse marrim për shembull një udhëtim vajtje-ardhje nga Shangai në Roterdam, vetëm një devijim përmes Kepit të Shpresës së Mirë rrit kostot e karburantit deri në 1 milion dollarë”, tha për DW Peter Sand, kryeanalist në kompaninë e analizës së tregut me qendër në Kopenhagë, Xenet."

Dërgesat e naftës janë në rrezik

Rreth nëntë për qind e të gjitha anijeve që transportojnë naftë dhe gaz lundrojnë nëpër Detin e Kuq. Cisternat e naftës ishin gjithashtu në shënjestër të rebelëve Houti. Kompania britanike e naftës BP është një nga kompanitë që shmang këtë rrugë që nga 18 dhjetori.

"Ne po shohim këtu dhe tani që furnizimet me energji - qoftë naftë, qymyr apo gaz - janë prekur thjesht për shkak të dimrit të hemisferës veriore", tha analisti Sand. Kjo mund të ketë një efekt domino në çmimet e energjisë.

Ehsan Khoman, analisti kryesor i tregut të mallrave në bankën kryesore japoneze MUFG, ka një mendim të ndryshëm. Ai beson se sulmet nga rebelët Huti nuk do të kenë një efekt të qëndrueshëm në çmimet e energjisë. "Devijimi i anijeve prish zinxhirët e furnizimit, por jo prodhimin."

Problemet me eksportin

Vonesat e dërgesave po prekin edhe portet e kontejnerëve në të gjithë Evropën, tha për DW Lars Jensen, drejtor i Vespucci Maritime, një konsulencë me bazë nëDanimarkë. "Le të themi se kam një port që trajton 50.000 kontejnerë në javë. Nëse asgjë nuk arrin një të dielë, ndërsa të dielën tjetër mbërrijnë 100 mijë kontejnerë, kjo mund të çojë në mbingarkesë”, thotë Jensen.

Kriza e Detit të Kuq risjell kujtimet e marsit 2021. Në atë kohë, Kanali i Suezit u bllokua për gjashtë ditë pasi u bllokua nga anija Ever Given. Në atë kohë, bota ishte e bllokuar për shkak të pandemisë corona, ndërsa zinxhirët e furnizimit të tregtisë globale ishin dëmtuar rëndë.

Qindra anije u bllokuan në Detin e Kuq për javë të tëra. Kostot e transportit të kontejnerëve u rritën nga 2000 dollarë (rreth 1800 euro) në 14 mijë dollarë (mbi 12 mijë euro). Kriza shkaktoi vonesa të mëtejshme në importimin e mallrave nga Azia për muaj të tërë.

SHBA dhe aleatët e saj po forcojnë sigurinë detare

Si pjesë e operacionit shumëkombësh të mbrojtjes së tregtisë detare në Detin e Kuq, Mbretëria e Bashkuar, Bahreini, Kanadaja, Franca, Italia, Holanda, Norvegjia, Sejshelet dhe Spanja kryejnë patrulla të përbashkëta në Detin e Kuq jugor dhe Gjirin e Adenit.

Megjithëse luftanijet amerikane dhe britanike në zonë filluan të shënjestrojnë Hutit me raketa dhe dronë, është e paqartë nëse prania e një force më të madhe detare do të jetë e mjaftueshme për të parandaluar plotësisht sulmet.

Huti të cilët kontrollojnë pjesë të mëdha të Jemenit, e shohin veten si pjesë e një "boshti të rezistencës" së vetëshpallur dhe të drejtuar kundër Izraelit. Përveç Hamasit radikal, ekziston edhe Hezbollahu në Liban, i cili gjithashtu mbështetet nga Irani.

Marrë nga DW

bab al-mandeb

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin