LIVE UPDATES
Bota

Dhjetë vjet më vonë, si e ndryshoi Brexit-i Britaninë

Mbi 60% e banorëve të Sunderland-it votuan për largimin, pavarësisht paralajmërimeve të tërthorta nga Nissan se Brexit-i mund ta detyronte të mbyllte fabrikën e makinave, një nga punëdhënësit kryesorë në zonë.

11 July 2026, 07:31 Nga E. D

Dhjetë vjet më vonë, si e ndryshoi Brexit-i Britaninë

Në orën 00:15 të 24 qershorit 2016, Sunderland u kthye në simbolin e Brexit-it. Qyteti portual në bregun verilindor të Anglisë ishte i pari që shpalli se kishte votuar për daljen nga Bashkimi Europian.

Mbi 60% e banorëve të Sunderland-it votuan për largimin, pavarësisht paralajmërimeve të tërthorta nga Nissan se Brexit-i mund ta detyronte të mbyllte fabrikën e makinave, një nga punëdhënësit kryesorë në zonë.

Si një zonë punëtore, lavdia e dikurshme e së cilës në ndërtimin e anijeve kishte perënduar prej kohësh, porti u bë mishërimi i dëshirës së Britanisë së lënë pas për t’u dhënë një goditje elitave globale.

Ekonomistët përpiqen të matin dëmin e Brexit-it. Disa thonë se PBB-ja për frymë është 8% më e ulët sesa mund të kishte qenë; të tjerë e vlerësojnë hendekun në 2.5%. Rritja në shumicën e ekonomive të tjera të G7-s ka qenë më e shpejtë (shih grafikun 1).

Në Sunderland, frikërat më të mëdha ekonomike të kampit pro-qëndrimit nuk u materializuan plotësisht, fabrika e Nissan-it vijon të funksionojë me vështirësi, por dalja nga BE-ja ka përshpejtuar rënien e industrisë prodhuese britanike. Fabrika tani prodhon 46% më pak makina. Sunderland nuk është kthyer në një “Singapor mbi lumin Wear” me pak rregulla dhe taksa të ulëta.

Brexit-i ka sjellë shumë pengesa dhe telashe të vogla në jetën e përditshme. Dominic Gardner, i cili drejton një biznes riparimi rrugësh në Sunderland, e ka më të vështirë të importojë pjesë këmbimi.

Dokumentacioni, thotë ai, është “jashtëzakonisht zhgënjyes”. Kolegu i tij, Mike, ankohet për radhët e gjata të pasaportave kur shkon me pushime. Fqinji polak i Mike “qesh”, sepse “kalon direkt në kontrollin e sigurisë”.

Nga eksporti i djathit deri tek udhëtimi jashtë vendit me qenin, jeta në Britaninë e pas-Brexit-it është thjesht më e vështirë. Kjo duket më qartë në industri. Ashtu si në pjesën tjetër të Europës, baza industriale e Britanisë ishte në tkurrje edhe para vitit 2016, e goditur nga konkurrenca kineze dhe kostot e larta të energjisë.

Por që atëherë, pjesa e Britanisë në eksportet globale të mallrave ka rënë veçanërisht shpejt, nga 2.6% në 2.1% në vitin 2025. Kjo përfaqëson një rënie prej 17%, ndërsa në të njëjtën periudhë, pjesa e BE-së ra vetëm me 6%.

Tregtia me kontinentin është kryesisht pa tarifa sipas marrëveshjes së Brexit-it, por është e mbuluar nga rregulla dhe dokumente, nga deklaratat doganore deri te kërkesat për rregullat e origjinës. Për një vend që në vitin 2016 dërgonte 48% të eksporteve të mallrave drejt BE-së, kjo është një barrë e re e madhe.

Dokumentacioni ka goditur më fort bizneset e vogla. Një studim nga Thomas Sampson i LSE-së dhe bashkautorët e tij zbuloi se rregullat e reja tregtare pothuajse nuk i prekën kompanitë më të mëdha, të cilat kishin ekipe për t’u marrë me procedurat shtesë.

Por marrëveshja bëri që një e pesta më e vogël e bizneseve britanike të eksportonte 30% më pak drejt BE-së, krahasuar me pjesën tjetër të botës. Më shumë se 16,000 kompani, ose 14% e të gjitha bizneseve që eksportonin drejt kontinentit, e ndalën krejtësisht shitjen në BE.

Një prej tyre ishte FlueCube, një kompani në Kent që prodhon mbulesa oxhaqesh. Themeluesi i saj, Ashley Martin, kishte menduar se “Europa do të ishte rritja ime”. Ai kishte nisur eksportet drejt Irlandës, Francës dhe Holandës.

Por pas Brexit-it, thotë ai, “humba kontrollin mbi afatet e dorëzimit dhe tarifat doganore”. Në fund, hoqi dorë nga eksportet. Dy vite më parë, ai e ndryshoi emrin e kompanisë nga FlueCube Europe në FlueCube Limited.

Për fat të mirë për Britaninë, ekonomia botërore po mbështetet gjithnjë e më shumë te shërbimet, një fushë ku vendi ka avantazh krahasues. Eksportet britanike të shërbimeve u rritën në terma realë me 47% midis viteve 2016 dhe 2025 (shih grafikun 2).

Britania mbetet këshilltarja e botës: ekspertiza e saj ligjore, inxhinierike dhe e reklamave kërkohet nga sheikët dhe manjatët e teknologjisë. Në Sunderland po ndërtohet një studio e re filmike, jo larg arenës kombëtare të sporteve elektronike që do të hapet këtë verë.

Por kjo zhvendosje ndodhi pavarësisht Brexit-it. Rritja më e madhe është regjistruar në sektorë me pak pengesa tregtare: eksportet në sektorin e reklamave u rritën më shumë se dyfish midis viteve 2015 dhe 2022. Rritja ka qenë më e ngadaltë aty ku Brexit-i krijoi pengesa të reja (shih grafikun 3).

Swati Dhingra, ekonomiste, zbuloi se eksportet britanike në shërbimet ku u vendosën barriera të reja ranë me 16%, krahasuar me flukset e tjera tregtare.

Londra rezultoi më rezistente nga sa parashikonin shumë, duke mbetur qendra e dytë më e madhe financiare në botë. Megjithatë, humbja e së drejtës për të ofruar lirisht shërbime financiare në tregun e BE-së e ka bërë më të vështirë eksportin e këtyre shërbimeve drejt bllokut europian. Shërbimet financiare dhe të sigurimeve përbëjnë tani 24% të eksporteve të shërbimeve, nga 32% në vitin 2016.

Brexit-i shkaktoi gjithashtu atë që John Springford, një tjetër ekonomist, e quan “grevë investimesh”. Për dekada, Britania pothuajse gjithmonë ka pasur nivelin më të ulët të investimeve kapitale në G7.

Pasiguria e Brexit-it e përkeqësoi këtë prirje, duke bërë që investimet të mbeteshin në vend për gjashtë vjet. Kjo “grevë” nuk përfundoi kurrë plotësisht: ankthi për Brexit-in u zbeh, por u zëvendësua nga frika për rritje taksash dhe luftërat tregtare të Donald Trump.

Duke i privuar britanikët nga makineri dhe infrastrukturë më të mira, investimet e ulëta kanë frenuar rritjen e produktivitetit dhe kanë rënduar ekonominë më gjerë.

Do të ishte e padrejtë të thuhej se Brexit-i ka dëmtuar të gjithë. Puffinët (zogj detarë me sqep shumëngjyrësh, të përhapur në brigjet e Britanisë dhe Atlantikut Verior) dhe karavidhet janë ndër fituesit.

Madje ka përfituar edhe ndonjë njeri. Kevin Tetchner, prodhues pajisjesh gazi nga Sunderland dhe mbështetës i Brexit-it, flet me entuziazëm për procedurat më të thjeshta të certifikimit të sigurisë së produkteve të tij.

Në një shkallë më të gjerë, qeveria ka përdorur liritë e reja për të transformuar politikën bujqësore. Fermerët nuk paguhen më thjesht për zotërimin e tokës, por duhet të ofrojnë përfitime mjedisore.

Kjo ka qenë një histori suksesi dhe BE-ja duhet ta marrë parasysh. Sipërmarrësit e teknologjisë thonë se në Britani është më e lehtë të ndërtosh një kompani të Inteligjencës Artificiale sesa në BE.

Shumë goditje të vogla, një kosto e madhe

Megjithatë, Britania kryesisht nuk arriti të ndjekë deregullimin radikal që premtuan mbështetësit e Brexit-it me shtet të vogël. Rregullat europiane që kufizojnë orët e punës së britanikëve mbeten në fuqi.

Tritoni i madh me kreshtë vijon t’u hapë telashe zhvilluesve të banesave, sipas rregullave të BE-së për habitatet që kanë mbetur në legjislacion. Në fund, rezultoi se nuk ishin eurokratët ata që pengonin djegien e burokracisë, por politikanët britanikë, tepër të frikësuar nga interesat e konsoliduara.

Ndryshimi më i dukshëm është ai që pothuajse askush nuk e parashikoi në vitin 2016. Në vitin 2021, Boris Johnson lehtësoi kufizimet për emigrantët nga vendet jashtë BE-së, duke nxitur një valë të madhe ardhjesh nga India, Nigeria dhe vende të tjera.

Në kulmin e saj, emigracioni neto nga jashtë Bashkimit Europian arriti në 1 milion persona në vitin 2023 (shih grafikun 4).

Më shumë se 460 mijë studentë dhe familjarë të tyre mbërritën atë vit, duke ndihmuar universitetet të mbushnin boshllëqet në financat e tyre. Shumë nga 471 mijë personat që hynë me viza pune erdhën për të plotësuar mungesat e fuqisë punëtore në sektorët e shëndetësisë dhe kujdesit social.

Sunderland, i cili votoi masivisht për të “rimarrë kontrollin” e emigracionit, është bërë një nga përfituesit kryesorë të asaj që disa e quajnë “vala e Borisit”. Në vitin 2019, njerëzit nga vende jashtë Britanisë dhe BE-së mbanin vetëm 3% të vendeve të punës në qytet. Deri në vitin 2024 kjo përqindje ishte rritur në 10%.

Në universitetin lokal, për çdo dhjetë studentë britanikë ka katër nepalezë, dy uzbekë dhe të paktën një indian, megjithëse shumë prej tyre ndjekin studimet në distancë.

Banorët kanë ndjenja të përziera. Protestat kundër emigracionit degjeneruan në trazira në vitin 2024. Në maj të këtij viti, Reform UK, një parti populiste e djathtë, fitoi bindshëm zgjedhjet lokale.

Dhjetë vjet pas referendumit, si Britania ashtu edhe Sunderland mbeten të ndarë. Kevin Tetchner është i kënaqur që votoi për Brexit-in, por mendon se premtimet nuk u mbajtën. “I gjithë qëllimi ishte të rimerrnim kontrollin. Nuk e bëmë këtë”, thotë ai.

Shumica e britanikëve tashmë shprehin keqardhje. Sipas një sondazhi të YouGov, 57% besojnë se Britania gaboi që u largua nga Bashkimi Europian. Me kalimin e kohës, qëndrimet ndaj BE-së janë bërë më pozitive (shih grafikun 5).

Paga mesatare javore e atyre që punojnë në Sunderland është sot më e ulët në terma realë sesa në vitin 2016. Sipas një sondazhi të organizatës More in Common, 43% e britanikëve mendojnë se largimi nga BE-ja e ka përkeqësuar jetën e tyre të përditshme, ndërsa vetëm 11% besojnë se e ka përmirësuar atë (shih grafikun 6).

Dominic Gardner, sipërmarrësi që merret me riparimin e rrugëve, është i zemëruar. “Brexit-i po përpiqej të zgjidhte një problem që nuk e kishim”, thotë ai.

Megjithëse do të parapëlqente që Britania të ribashkohej me Bashkimin Europian, ai pranon se kjo nuk ka gjasa të ndodhë. “Praktikisht, nuk do të ndodhë kurrë”, thotë ai, duke ndaluar për një çast. “Tanimë jemi të mbërthyer me këtë realitet.”/MONITOR

britani e madhe brexit-i

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin