9 May 2024, 12:36
Nga N.F
Foto ilustruese
GJEORGJI- Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë tha se ka hapur një hetim për sulmet ndaj tre protestuesve - njëri prej të cilëve politikan i opozitës - në një miting kundër të ashtuquajturit ligj për “agjentët e huaj”, mbrëmjen e 8 majit në Tbilisi.
Ministri i Brendshëm, Vakhtang Gomelauri, tha të enjten se sulmet nga njerëz të paidentifikuar kundër specialistit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Gia Japaridze, aktivistit Lasha Gvinianidze dhe politikanit të opoztës, Dimitri Chikovani, “do të hetohen plotësisht”.
“Njerëzit u plagosën, për fat të keq”, tha ai, por nuk dha më shumë hollësi.
Në një njoftim ndarazi, policia tha se gjashtë protestues që morën pjesë në tubim, u arrestuan për shkelje të dyshuara të rendit publik. Ka pasur raporte se forcat e rendit, në disa raste, kanë përdorur spërkatje kimike, gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba gome për shpërndarjen e protestuesve.
Gjeorgjia, prej javësh, është përfshirë nga protestat kundër atij që kritikët e quajnë “ligj rus”. Projektligji i diskutueshëm, i nxjerrë nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, kërkon që mediat, OJQ-të dhe organizatat e tjera jofitimprurëse të regjistrohen si “përcjellëse të interesave të një fuqie të huaj”, nëse më shumë se 20 për qind e financimit të tyre vjen nga jashtë.
Qeveria këmbëngul se masa - e ngjashme me një që ka Rusia - është në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe synon ta rrisë “transparencën”, si dhe ta parandalojë “ndikimin e dëmshëm nga jashtë” në skenën politike të vendit.
Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, e hodhi poshtë këtë qëndrim të enjten, duke thënë se ligji, si i tillë, kërcënon të drejtat themelore. Legjislacioni pritet të dalë në leximin e tretë dhe të fundit më 13 maj.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian thonë se zbatimi i tij do të ndikonte negativisht në aspiratat e Gjeorgjisë për anëtarësim në BE. Masa u kritikua edhe nga SHBA-ja, mbështetësja më e madhe e ish-republikës sovjetike në vitet e fundit.
Marrë nga REL
gjeorgji proteste agjentet e huaj
Bota
9 May 2024, 12:04
M.B
Një nga takimet mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.
SHBA- Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit p&eu...
Bota
9 May 2024, 11:52
N.F
Putin
RUSI- Rusia u përfshi të enjten nga një spektakël patriotik për Ditën e Fitores ndaj Gjermanisë naziste n&eum...
Bota
9 May 2024, 11:39
M.B
Foto ilustruese
STRASBURG- Kosova, tash për tash, nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit t&eu...
Bota
9 May 2024, 10:55
M.B
Grafiku
MAQEDONIA E VERIUT- Në zgjedhjet e djeshme parlamentare, dy blloqet e koalicioneve shqiptare arritën rezulatate e tyre më t&eum...
Bota
9 May 2024, 10:50
M.B
Gordana Silanovska-Davkova
MAQEDONIA E VERIUT- Për herë të parë që nga pavarësimi në vitet ‘90, Maqedonia e Veriut...
Bota
9 May 2024, 09:42
N.F
GJERMANI- Çmimi i Karlit të Madh i qytetit të Aachenit këtë vit i jepet rabinit Pinchas Goldschdmit për rolin e tij të r&...
Bota
9 May 2024, 09:15
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një njësi e KFOR-it ka gjetur një pushkë me 13 f...
Bota
9 May 2024, 09:06
M.B
Gordana Siljanovska-Davkova
MAQEDONIA E VERIUT- Fituesja e zgjedhjeve për president në Maqedoninë e Veriut, nga radhët e V...
Bota
9 May 2024, 09:06
r.ll
foto ilustruese
EVROPË- Sot është Dita e Evropës, e cila çdo vit festohet më 9 maj. Fillimisht Këshilli Europian cakto...
Bota
9 May 2024, 08:57
M.B
Stevo Pendarovski
MAQEDONIA E VERIUT- Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ka pranuar mbrëmjen e shku...