25 September 2023, 20:06
Nga a.l
Ramazan Kadyrov
RUSI- Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov tha sot se ishte krenar për djalin e tij adoleshent, Adamin, i cili rrahu një të burgosur të akuzuar për djegien e një kopje të Kuranit.
Në deklaratën e Kadyrov në Telegram, ai postoi një video ku shihet një i ri duke grushtuar dhe shkelmuar një burrë tjetër, të cilin më pas e hodhi në dysheme dhe e goditi në kokë.
"Udhëheqësi çeçen, i cili e përshkruan veten si një aleat të vendosur të presidentit rus Vladimir Putin, tha se ai publikoi videon për të pastruar çdo dyshim nëse incidenti, i raportuar fillimisht muajin e kaluar, ka ndodhur në të vërtetë. “Ai e rrahu dhe bëri gjënë e duhur”, tha Kadyrov.
Kadyrov shpesh i referohet publikisht tre djemve të tij adoleshentë, të cilët tha se i dërgoi vitin e kaluar për të luftuar për Rusinë në luftën në Ukrainë. Shkalla e pjesëmarrjes së tyre në ndonjë aksion lufte nuk është e qartë.
Më i madhi, Akhmat, u fotografua me Putinin në Kremlin në mars, duke nxitur thashethemet se ai po përgatitet për të pasuar Kadyrov.
Shëndeti i Kadyrov ka qenë subjekt i spekulimeve, me thashethemet që qarkulluan këtë muaj se ai ishte i vdekur ose në koma. Javën e kaluar ai postoi në Telegram duke thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se arsyeja që ai udhëtoi në një spital në Moskë ishte për të vizituar një xhaxha të sëmurë që po trajtohej.
ramazan kadyrov
Bota
25 September 2023, 20:03
a.l
Miroslav Lajçak
BRUKSEL- Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar të h&...
Bota
25 September 2023, 19:55
I.A
Olivier Becht
TIRANË- Ministri për tregtinë e Jashtme në Francë Olivier Becht ka deklaruar se Presidenti francez Emmanuel Mac...
Bota
25 September 2023, 19:47
a.l
Valdis Dombrovskis
KINË- Bizneset evropiane në Kinë po vendosin gjithnjë e më shumë në mëdyshje pozitat e tyre n&eu...
Bota
25 September 2023, 19:29
a.l
Foto ilustruese
SHBA- SHBA-ja ka vendosur kufizime të reja tregtare ndaj 11 firmave kineze dhe pesë ruse, duke akuzuar disa për f...
Bota
25 September 2023, 19:10
a.l
Shpërthim ne Azerbajxhan
AZERBAJXHAN- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në njëpikë karburanti në kryeqyt...
Bota
25 September 2023, 18:58
a.l
Cedomir Stojkovic
SERBI- Numri i serbëve të vrarë gjatë sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovëska shkuar në 10. N...
Bota
25 September 2023, 18:50
a.l
Emannuel Macron
FRANCË- Franca është e radhës që reagon për sulmin dhe trazirat e djeshme në veri të Kosovës....
Bota
25 September 2023, 18:23
a.l
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaç&eum...
Bota
25 September 2023, 18:25
I.A
Ceremonia shteterore
KOSOVË- Polici Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën të dielën në fshatin Banjskë të Zveça...
Bota
25 September 2023, 18:21
a.l
Tank
UKRAINË- Ukraina ka pranuar dërgesën e parë me tanket amerikane Abrams, që thuhet se do të forcojnë kundërofen...