11 August 2025, 19:41
Nga E. D
Donald Trump
SHBA- Qeveria amerikane duket se po përgatitet të aktivizojë Gardën Kombëtare në Uashington, në mbështetje të autoriteteve vendore, si pjesë e fushatës së presidentit Donald Trump kundër krimit në kryeqytet.
Një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes ka bërë të ditur se ende nuk është dhënë një urdhër zyrtar për vendosjen e trupave, por pritet që Trump të shpallë dërgimin e disa qindra ushtarëve të Gardës Kombëtare gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, më vonë gjatë ditës së sotme.
Vendimi për të përdorur Gardën Kombëtare vjen në një kohë kur, pavarësisht uljes së nivelit të krimit në Uashington, Trump ka përshkruar situatën si “jashtë kontrollit” dhe ka paralajmëruar ndërhyrje federale.
“Uashingtoni do të ÇLIROHET sot! Krimi, brutaliteti, papastërtia dhe plehrat do të ZHDUKEN. DO TA BËJ KRYEQYTETIN TONË TË MADH SËRISH! Ditët e vrasjeve të pamëshirshme dhe plagosjeve të njerëzve të pafajshëm kanë MARUAR! Ndërtojmë shpejt kufirin (ZERO të paligjshëm në 3 muajt e fundit!), tani është radha e Uashingtonit!!!” – duke e cilësuar situatën si “plotësisht jashtë kontrollit”, shkroi Trump në një postim në rrjetin e tij Truth Social.
Ndërhyrja ushtarake parashikon dërgimin e trupave që nuk do të kenë të drejtë arrestimi, por do të ndihmojnë policinë vendore, duke liruar forcat lokale për patrullime aktive. Ndërkohë, administrata Trump po planifikon gjithashtu të zhvendosë përkohësisht rreth 120 agjentë të FBI-së në Uashington për patrullime gjatë natës, si pjesë e forcimit të pranisë policore në kryeqytet.
Ky veprim vjen pas vendosjes së rreth 5,000 trupave të Gardës Kombëtare në Los Anxhelos në fillim të këtij viti për të shtypur protestat kundër bastisjeve të emigracionit, ndërsa shumica e tyre janë tashmë tërhequr nga qyteti.
donald trump
Bota
11 August 2025, 19:08
E. D
pamje nga vendngjarja
LONDËR- Një incident i dhunshëm ndodhi në metronë e Londrës të enjten pasdite,...
Bota
11 August 2025, 18:43
E. D
Netanyahu
IZRAEL- Gati dy vjet pas fillimit të luftës në Gaza , kabineti izraelit i sigurisë votoi në favor të pus...
Bota
11 August 2025, 18:34
Dosja.al
Donald Trump
UKRAINË- Udhëheqësit evropianë dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të zhvillojn...
Bota
11 August 2025, 18:00
E. D
foto ilustruese
PRISHTINË- Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC) dhe Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së P...
Bota
11 August 2025, 15:41
E. D
Emmanuel Macron
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje të hënën për një përfundim t...
Bota
11 August 2025, 14:42
r.ll
miguel uribe
KOLUMBI- Senatori dhe kandidati presidencial kolumbian, Miguel Uribe, ka ndërruar jetë nga plagët e marra dy muaj pas...
Bota
11 August 2025, 14:36
r.ll
zelensky, trump, putin
BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian takohen më 11 gusht për të diskutuar lidhur me bisedimet...
Bota
11 August 2025, 11:38
r.ll
vance
SHBA- Shtetet e Bashkuara po punojnë për të caktuar një takim midis Donald Trump dhe homologëve të tij nga Rusia, Vladi...
Bota
11 August 2025, 10:56
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian pjesën më të madhe të gushtit është në pushim të verës, pa seanca p...
Bota
11 August 2025, 08:59
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë ...