5 March 2024, 22:07
Nga N.F
Nikolai Denkov
BULLGARI- Kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, ka dhënë dorëheqje të martën, duke i hapur rrugën partnerit të vet në koalicion, partisë së qendrës së djathtë GERB, ta udhëheqë Qeverinë sipas marrëveshjes që këto dy parti e kishin arritur pas zgjedhjeve të vitit të kaluar. Megjithatë, kjo ka nxitur një mosmarrëveshje për atë se çfarë do të ndodhë më pas.
Zyra e Këshillit të Ministrave njoftoi për dorëheqjen e Denkovit dhe Qeverisë së tij të martën, nëntë muaj pasi koalicioni qeveritar i Denkovit ishte miratuar nga Parlamenti i Bullgarisë me mbështetje nga dy grupet më të mëdha parlamentare – GERB dhe “Ne Vazhdojmë Ndryshimin” (PP-DB).
Sipas marrëveshjes së arritur kur GERB dhe PP-DB njoftuan se ishin pajtuar për formimin e Qeverisë vitin e kaluar, Denkov do ta mbante postin e kryeministrit për nëntë muaj dhe pastaj do t’ia dorëzonte detyrën ministres së Jashtme, Maria Gabriel.
“Kjo nuk është lojë politike, por mbajtje e fjalës së dhënë, një shprehje e vazhdimësisë, ndershmërisë politike dhe respektit për qytetarët”, tha Denkov në një komunikatë.
“Tani po e nderoj përkushtimin që ne e dhamë përmes deklaratës së përbashkët më 6 qershor 2023”, shtoi ai.
Denkov dha dorëheqje pasi GERB e paraqiti planin e vet për koalicion më 5 mars, pas disa javësh mosmarrëveshje mes dy partive politike. Mosmarrëveshjet kryesore janë se kush duhet ta marrë detyrën e ministrit të Jashtëm dhe nëse duhet të ketë ndryshime në rregullatorë. Sipas PP-DB, Denkov duhet të bëhet ministër i Jashtëm, por GERB nuk dëshiron ta lëshojë këtë post.
GERB-i propozoi në planin e vet për koalicion që Gabriel ta mbajë postin e ministres së Jashtme për nëntë muajt e ardhshëm dhe të shërbejë si kryeministre njëkohësisht. Ajo propozoi gjithashtu edhe më shumë kohë mes rotacioneve të pushtetit – 15 muaj në vend të nëntë muajve. Sipas marrëveshjes së arritur në qershor për ndarjen e pushtetit, të gjithë ministrat duhet t’i mbajnë postet e tyre, por prej atëherë GERB-i ka kërkuar që disa ministra të zëvendësohen.
PP-DB në shkurt propozoi një traktat sipas të cilët marrëveshja për lidership të përbashkët nuk do të prekej. Por, BERB e hodhi poshtë këtë dhe propozoi draftin për marrëveshje koalicioni. Të dyja partitë kanë kërcënuar me zgjedhje të parakohshme, nëse nuk arrihet marrëveshje.
Marrë nga REL
nikolai denkov bullgari doreheqje
Bota
5 March 2024, 21:48
E. D
David Holick dhe djali i tij
BRITANI- Një baba që vrau djalin e tij gjashtë muajsh, do të kalojë pesëmbëdhjetë...
Bota
5 March 2024, 21:38
E. D
Mbreti Charles
MBRETËRIA E BASHKUAR- Mbreti Charles nuk do të marrë pjesë në ngjarjet e Ditës së Komonuel...
Bota
5 March 2024, 21:24
E. D
foto ilustruese
GAZA- Hamasi i ka kërkuar SHBA-së që të ndalojë dërgimin e armëve në Izrael disa orë pasi d&eu...
Bota
5 March 2024, 21:12
E. D
xhamia
IZRAEL- Izraeli do të lejojë të njëjtin numër besimtarësh myslimanë të hyjnë në xhamin&e...
Bota
5 March 2024, 20:54
r.ll
panajot barka
GREQI- Gazetari Panajot Barka, i cili ishte korrespondent i APE në Shqipëri që prej vitit 1995, ka paditur drejtuesit e Agjenc...
Bota
5 March 2024, 20:53
E. D
foto ilustruese
SHBA- SHBA nuk po heq dorë nga ideja e kryerjes së një testi të plotë bërthamor pasi vendi e mban vendi...
Bota
5 March 2024, 20:27
E. D
akrepi
SHBA- Helmi i akrepit është një nga substancat më të vlefshme në botë, me çmime që...
Bota
5 March 2024, 20:28
r.ll
foto ilustruese
KAJRO – Negociatat treditore me Hamasin rreth armëpushimit në Gazë dhe lirimit të pengjeve izraelite përfund...
Bota
5 March 2024, 20:22
N.F
Pramilla Patten
KOMBET E BASHKUARA- E dërguara e Kombeve të Bashkuara për dhunë seksuale në konflikt në një raport t&eum...
Bota
5 March 2024, 20:00
E. D
Saadi Baraka
GAZA- Varrmihësi në Gaza, Saadi Baraka zgjohet në agim dhe punon deri në muzg, duke gërmuar në gjunjë...