21 September 2022, 17:55
Nga k.m.
Donald Trump
SHBA- Donald Trump 'goditet' nga një tjetër padi, akuzohet për mashtrim me biznesin familjar. Ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe tre fëmijët e tij të rritur u paditën për mashtrim të mërkurën nga prokurorja e përgjithshme e shtetit të New York-ut, Letitia James.
Prokurorja prej më shumë se tre vitesh ka kryer një hetim civil mbi praktikat e biznesit të Trump-it, treguan të dhënat e gjykatës. Padia, e paraqitur në një gjykatë të shtetit të New York-ut në Manhattan, akuzoi Organizatën Trump për përfshirje në “akte të shumta mashtrimi dhe keqinterpretimi”. Ndërsa shtoi se mashtrimi është kryer midis viteve 2011 dhe 2021.
Pas mbledhjes së fakteve, Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James po kërkon nga gjykata që të ndalojë Trump dhe fëmijët e tij të shërbejnë si drejtues të bizneseve në Nju Jork. Ndërsa deri tani zyrtarisht "Trump" ka mohuar çdo keqbërje dhe e ka përshkruar hetimin e James si një gjueti shtrigash të motivuar politikisht.
Padia shënon një nga goditjet më të mëdha ligjore për Trump që kur u largua nga detyra në janar të vitit 2021, e ndërsa Trump po konsideron të kandidojë përsëri për president në zgjedhjet e vitit 2024, FBI ka nisur edhe një hetim për të.
donald trump
Bota
21 September 2022, 17:37
e.k
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden e ka nisur fjalimin e tij në OKB me retorikë të fortë kundër Rusisë, duke ...
Bota
21 September 2022, 17:34
I.A
Foto ilustruese
LUKSEMBURG- Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) në Luksemburg konstatoi se ofruesit e shërbimeve të interne...
Bota
21 September 2022, 17:30
k.m.
Ebrahim Raisi
TEHERAN- Presidenti i Iranit tha se shteti i tij është serioz sa i përket ringjalljes së marrëveshjes bërthamor...
Bota
21 September 2022, 17:28
k.m.
Foto ilustruese
Presidenti rus Vladimir Putin thirri të mërkurën 300,000 rezervistë për të luftuar në Ukrainë duke ...
Bota
21 September 2022, 17:27
k.m.
Bridget Brink
UKRAINË- Ambasadorja amerikane në Kiev, Bridget Brink tha sot se referendumet false dhe thirrjet për mobilizim të pjessh&...
Bota
21 September 2022, 17:07
e.k
Ëmbëlësirat me lëndë narkotike
BRITANI- Ëmbëlsira me përbërje lënde narkotike kanabis të paketu...
Bota
21 September 2022, 16:51
e.k
Pamje nga protestat në Iran
IRAN- Katër policë janë plagosur dhe një “asistent policor” vdiq nga plagët e ma...
Bota
21 September 2022, 16:00
d.a.
Putin dhe Usmanov
GJERMANI- Hetuesit gjermanë kanë bastisur pronat e një oligarku rus që dyshohen për evazion fiskal dhe për ...
Bota
21 September 2022, 15:45
d.a.
pamje nga Siria
SIRI- Ata qajnë, bërtasin, shtrihen në shtretër plastikë, plotësisht të rraskapitur: fëmijë me...
Bota
21 September 2022, 15:30
d.a.
Truss
BRITANI- Rritja e bashkëpunimit dypalësh, përgatitjet për sezonin e ngrohjes dhe rindërtimi i Ukrainës, ishin temat q&e...