9 November 2022, 13:20
Nga e.k
Albulena Haxhiu
KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë në Kosovë Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se prokurorët, gjyqtarët dhe stafi administrativ që kanë dhënë dorëheqjen nga detyrat që mbanin në veri të Kosovës nuk duhet të kthehen më në detyrë dhe se dorëheqjet e tyre duhet të pranohen nga Këshilli i Lartë Prokurorial dhe Gjyqësor i Kosovës.
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë tha Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial ende nuk kanë trajtuar dorëheqjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, sepse ende nuk i kanë të gjitha dorëheqjet. Ajo tha se atyre u bëhet një presion nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Ministrja shtoi se duhet të hapen konkurset e reja për zëvendësimin e tyre.
"Medimi ynë është që personat që dorëhiqen nuk mund të kthehen sërish në sistem, për faktin se është goditje për sistemin e drejtësisë, për Republikën e Kosovës, që një gjyqtar dhe një prokuror, të dorëhiqet për shkak të dirigjimeve që i bëhen nga presidenti i Serbisë, Aleksandë Vuçiç. Thjeshtë, nuk mund të them se kjo është diçka e paprecedent, sepse ka pasur bojkot edhe kur është vendosur vendimi për tarifat, por po ashtu sa i përket vendimit të ndalimit të mbajtjes së zgjedhjeve apo referendumit në Kosovë. Për fat të keq po i vuajmë pasojat e vendimeve të qeverive të kaluara. Nëse sot një gjyqtar shqiptar dorëhiqet, natyrisht se ai nuk mund të kthehet më në sistem. Por, dorëheqjet duhet të pranohen dhe po ashtu të hapen konkurset për punësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj", tha ajo.
Tensionet në Veri të Kosovës janë kthyer në shqetësim ndërkombëtar. Pasi Qeveria nisi të zbatojë planin me 3 faza për regjistrimin e makinave me targave serbe në Republikën e Kosovës që pritet të përfundojë deri më 21 prill. Pas vendimit, Lista serbe dorëzoi mandatet, ndërsa u braktisën edhe instutucionet. Në valën e trazirave, u konfirmua zyrtarisht dhe po diskutohet plani franko-gjerman që synon arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Propozimi franko-gjerman nuk është bërë publik dhe nuk dihet se çfarë përmban saktësisht, por flitet për asosacionin e komunave serbe dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtarë. Për këtë "njohje" Serbisë i përshpejtohet rruga për integrimin në BE. Kryeministri Albin Kurti deri më tani ka dhënë një përgjigje; nuk ka shanse që të japë “ok” për Asosacionin e komunave serbe.
tensionet në veri të kosovës albulena haxhiu
Bota
9 November 2022, 12:27
I.A
Pamje nga ngjarja
ANGLI- Një burrë është arrestuar nga policia pasi u shfaq duke hedhur vezë ndaj Mbretit Charles III dhe bashk&eu...
Bota
9 November 2022, 12:16
I.A
Valmir Elezi
KOSOVË- Pas largimit të zyrtarëve policorë, prokurorëve e gjyqtarëve në veri të Mitrovicës, deput...
Bota
9 November 2022, 12:09
e.k
Nenad Gjuriç
KOSOVË- Ish-drejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut Nenad Gjuriç është dekoruar nga presidenti ...
Bota
9 November 2022, 11:37
I.A
Donald Trump dhe Ron DeSantis
SHBA- Donald Trump ka paralajmëruar guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, të mos kandidojë për pres...
Bota
9 November 2022, 11:10
e.k
Kongresi i SHBA
SHBA- Kur na ndajnë vetëm pak orë nga dalja përfundimtare e zgjedhjeve të mesmandatit në Kongresin dhe Senati...
Bota
9 November 2022, 10:49
EULEX
KOSOVË- Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se “në këto kohë të tens...
Bota
9 November 2022, 10:40
a.l
foto ilustruese
KOSOVË- Një tjetër rast i rëndë i dhunës seksuale është shënuar në Kosovë. Mëso...
Bota
9 November 2022, 09:43
a.l
zgjedhjet afatmesme
SHBA- Kanë dalë rezultatet e para të zgjedhjeve mes mandatit që po mbahen në SHBA. Sipas CNN, republikan&...
Bota
9 November 2022, 09:46
I.A
Karabinieret
KOSOVË- Për shkak të situatës së fundit në veri të vendit, sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ditë m...
Bota
9 November 2022, 09:47
F.M
Zjarrfikëse
TURQI- Një nënë siriane dhe tetë fëmijë kanë ndërruar jetë në mënyrë tragjike ...