4 October 2023, 20:49
Nga h.k
Gazmend Hoxha, Drejtori i Policisë së Kosovës
KOSOVË-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se autoritetet në Prishtinë kanë fakte, të cilat dëshmojnë se shteti i Serbisë dhe Ushtria e Serbisë i kanë dhënë mbështetje të plotë ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiç, i cili ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
“Ka fakte se ai nuk ka mundur ta kryejë i vetëm këtë ndërmarrje po është ndihmuar nga shteti i Serbisë” – tha Hoxha.
Hoxha, ka pohuar se është një arsenal jashtëzakonisht i madh armësh të sekuestruara dhe se po hetohet edhe për dyshimet e përfshirjes së shtetasve rusë.
“Disa prej armëve dhe pajisjeve që janë konfiskuar janë të prodhimit rus, këtë mund ta konfirmojmë” – tha Hoxha që shtoi se shpesh në veri janë parë shenjat “Z” që rusët kanë përdorur në Ukrainë.
“Situata që mbretëron në pjesën veriore të Kosovës, mund të themi që situata është me e qetë në krahasim me ditët dhe javën e kaluar. Ka filluar normalizimi i gjendjes atje, mirëpo shqetësim mbetet pjesa rreth kufirit ku vërehet që ushtria e Serbisë dhe organet e sigurisë së Serbisë kanë akoma një numër të madhe të dislokuar të personalitetit e po ashtu edhe të mjeteve luftarake, ushtarake. Policia po punon në disa drejtime për zbardhjen e rastit të 24 shtatorit” – tha Hoxha.
Ai ka sqaruar drejtimet në të cilat janë duke punuar tani, sepse situata në veri të Kosovës akoma nuk është qartësuar teksa hetimet janë duke u zhvilluar në shumë pista.
“Sa i përket situatës brenda Kosovës ne jemi duke vazhduar punën. Operacioni i krehjes së terrenit është duke vazhduar po ashtu hetimet janë duke u zhvilluar në shumë pista për të dokumentuar atë që ka ndodhur”.
Sipas tij, primare duhet të jetë analizimi i armatimit, lidhja e grupeve terroriste, pastaj se si janë bërë planifikimet.
“Aktualisht ne jemi disa duke punuar në disa drejtime. E para është që të analizojmë gjithë këtë lloj armatimi, të analizojmë lidhjet e grupeve terroriste kriminale në mes veti, pastaj planifikimet se si kanë ndodhur dhe dëshminë e të gjithë asaj ngjarje se çfarë ka ndodhur”./Marrë nga REL
tensionet ne veri te kosoves
Bota
4 October 2023, 20:42
h.k
Çifti kroat
ITALI-Identifikohen viktimat në aksidentin e ndodhur në Venecia të Italisë, ku një autobus u rrëzua nga m...
Bota
4 October 2023, 20:18
f.i
Zvonko Vesellinoviç
SERBI- Biznesmeni Zvonko Veselinoviç ka dhënë një deklaratë në policinë e Beogradit n&...
Bota
4 October 2023, 20:22
I.A
BE
BRUKSEL- Zgjerimi i BE-së për të përfshirë nëntë vende të reja, përfshirë këtu dhe Shqipërin...
Bota
4 October 2023, 20:16
h.k
Jade Berry
ANGLI-Jade Berry, dentistja angleze i shpëtoi burgut anglez pas ngacmimit seksual ndaj dy djemeve të mitur në moshën 13-vje&...
Bota
4 October 2023, 20:15
f.i
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara pritet së shpejti të dërgojnë armë dhe municione të sekuestruar...
Bota
4 October 2023, 20:11
I.A
Emigrantet
BRUKSEL- BE-ja ka arritur një marrëveshje historike se si shtetet anëtare do të merren me një rritje të papritur t...
Bota
4 October 2023, 19:44
h.k
Zdravko Ponos
SERBI-Zdravko Ponos, kreu i partisë më të madhe serbe të Srbija Centar ka akuzuar Presidentin e Serbisë për lir...
Bota
4 October 2023, 19:42
I.A
Kevin McCarthy
SHBA- Kongresi amerikan është i bllokuar për shkak të paralizës në Dhomën e Përfaqësuesve pas s...
Bota
4 October 2023, 19:34
f.i
foto ilustruese
UKRAINË- Dronët ukrainas kanë goditur një sistem të mbrojtjes ajrore S-400 Triumph pranë qytetit rus t&e...
Bota
4 October 2023, 19:21
h.k
Rrjetet sociale
BRUKSEL-Platforma X, dikur Twitter, është rrjeti social në të cilin shpërndahen më së shumti dezinforma...