LIVE UPDATES
Bota

Dronët rusë goditën qendrën më të madhe tregtare në Ukrainë! Macron zotohet se do të përshpejtojë dërgimin e raketave të reja në Kiev

Këtë zotim ai e bëri pas sulmeve shkatërruese ruse ndaj një qyteti ukrainas dhe pas një bisede që zhvilloi me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.

23 August 2026, 10:20 Nga D.S
Dronët rusë goditën qendrën më të madhe tregtare
Macron- Zelensky

FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron, u zotua se do të përshpejtojë dërgimin e raketave të reja për pengimin e sulmeve ajrore në Ukrainë. Këtë zotim ai e bëri pas sulmeve shkatërruese ruse ndaj një qyteti ukrainas dhe pas një bisede që zhvilloi me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Fola me presidentin Zelensky pas sulmit të dyfishtë rus në mes të ditës ndaj një qendre tregtare në Krivki Rih, i cili shkaktoi viktima të shumta në mesin e civilëve, dhe shpreha tmerrin dhe pikëllimin tonë të thellë”, shkroi Macron në X.

Macron tha se e siguroi Zelenskyn për forcimin e mbështetjes sonë përmes dislokimit të raketave penguese... Është thelbësore që të gjitha vendet që kanë këto kapaciteti t’i bashkohen gjithashtu kësaj përpjekjeje. Ne po ashtu duhet të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë, për aq kohë sa ajo zgjedh të refuzojë armëpushimin dhe paqen”.

Në postimin e tij në X, Macron tha gjithashtu se aleatët e Ukrainës, që janë pjesë e një koalicioni që udhëhiqet nga Parisi dhe Londra, do të takohen më 24 gusht për të shqyrtuar mënyrat për të rritur presionin ndaj Moskës, me qëllim që ajo të ndalë pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, i cili nisi në shkurt të vitit 2022 dhe që ka marrë jetën e dhjetëra mijëra njerëzve në dy shtetet.

Kryeministri britanik, Andy Burnham, dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, pritet të jenë mikpritësit e takimit të koalicionit, i cili do të mbahet në Kiev dhe ku liderët do të marrin pjesë fizikisht dhe online.

Zyra e Macronit nuk specifikoi se cilët liderë do të jenë të pranishëm në Kiev.

Pa dhënë detaje, Macron tha se dërgimi i përshpejtuar i raketave penguese është në përputhje me zotimet e bëra në korrik, në inicimin e Koalicionit të Integruar kundër Raketave Balistike.

Në atë takim në Paris, një grup prej dhjetë shtetesh evropiane u pajtuan që të zhvillojnë një sistem kundër raketave balistike, si alternativë më e lirë ndaj sistemit amerikan të mbrojtjes ajrore, Patriot. Patriot është e vetmja armë që posedon Kievi dhe që është në gjendje të rrëzojë raketat balistike me shpejtësi të lartë, të cilat Rusia i përdor kundër qyteteve ukrainase.

Macron tha se Parisi do të përshpejtojë vendosjen e sistemit të ri SAMP/T në Ukrainë dhe do t’i japë Kievit licencë për prodhimin e raketave penguese, si dhe do të përshpejtojë dislokimin sistemin e raketës lundruese me rreze të gjatë SCALP dhe armëve të tjera.

Pas bisedës telefonike dyorëshe, Zelensky tha se ai dhe Macron diskutuan edhe për gjendjen e bisedimeve të paqes dhe kontaktet me SHBA-në. Përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Trump, për të arritur një marrëveshje paqeje mes Moskës dhe Kievit deri tani kanë rezultuar të pasuksesshme.

“Ne u pajtuam për hapat që mund të hapin mundësi shtesë diplomatike”, tha Zelensky.

Teksa të dy liderët po bisedonin, operacionet e kërkim-shpëtimit të Ukrainës vazhduan në vendin e sulmit shkatërrues me dronë rusë ndaj një qendre tregtare në qytetin ukrainas Krivji Rih, ndërsa Rusia vazhdon të kryejë sulme në të gjithë Ukrainën.

Dy dronë rusë goditën qendrën më të madhe tregtare në këtë qytet pasditen e 21 gushtit, kur shumë banorë po bënin pazar para nisjes së fundjavës.

Nga sulmi u vranë të paktën 16 persona dhe u plagosën më shumë se 130 të tjerë, përfshirë 23 fëmijë, disa prej të cilëve në gjendje kritike. Edhe katër persona rezultojnë ende të zhdukur.

Pas sulmit, Zelensky përsëriti thirrjen ndaj aleatëve të Ukrainës për më shumë mbrojtje ajrore./REL

macron zelensky ukraine

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa