LIVE UPDATES
Bota

Droni që vrau ushtarët amerikanë në Jordani u ngatërrua me një dron amerikan, sugjeron një raport paraprak

Ndërsa droni i armikut po fluturonte në një lartësi të ulët, një dron amerikan po kthehej në bazën e vogël të shkretëtirës të njohur si Kulla 22, sipas një raporti paraprak të cituar nga zyrtarët, të cilët nuk ishin të autorizuar për të folur për çështjen.

29 January 2024, 22:59 Nga DOSJA
Droni që vrau ushtarët amerikanë në Jordani u ngatërrua
Foto ilustruese

SHBA-Një dron që vrau tre ushtarë amerikanë dhe plagosi dhjetëra të tjerë në Jordani mund të jetë ngatërruar me një dron amerikan që po kthehej në bazën amerikane, thanë të hënën dy zyrtarë amerikanë.

Ndërsa droni i armikut po fluturonte në një lartësi të ulët, një dron amerikan po kthehej në bazën e vogël të shkretëtirës të njohur si Kulla 22, sipas një raporti paraprak të cituar nga zyrtarët, të cilët nuk ishin të autorizuar për të folur për çështjen.

Si rezultat, nuk pati asnjë përpjekje për të rrëzuar dronin e armikut që goditi bazën të dielën herët në mëngjes. Një prej objekteve ku flinin trupat amerikane pësoi dëmin më të madh nga goditja, ndërsa zonat përreth patën dëme të kufizuara nga shpërthimi dhe mbeturinat që fluturuan tutje.

Zyrtarët thanë se nga 34 trupat e plagosur, shumica kishin prerje, mavijosje, lëndime në kokë dhe plagë të ngjashme. Një nga të plagosurit është në gjendje kritike, por të qëndrueshme.

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se nuk po kërkon luftë me Iranin edhe pse presidenti Joe Biden u zotua për veprime hakmarrëse. Administrata e zotit Biden beson se Teherani qëndron pas sulmit.

Ai u takua me anëtarët e ekipit të tij të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit.

Sulmi rrit shqetësimet në një situatë tashmë të tensionuar në Lindjen e Mesme, ndërsa administrata e zotit Biden përpiqet të ndalojë që lufta Izrael-Hamas të zgjerohet në një konflikt më të gjerë rajonal.

Qeveria e Irakut dënoi sulmin me dron në një përpjekje të dukshme për t'u distancuar nga një sulm i mundshëm i kryer nga grupet e mbështetura nga Irani që kanë një prani të fortë brenda Irakut.

Zëdhënësi i qeverisë Bassem al-Awadi tha në një deklaratë të hënën se Iraku “po vëzhgon me një shqetësim të madh zhvillimet alarmante të sigurisë në rajon” dhe bëri thirrje për “fundin e ciklit të dhunës”. Në deklaratë thuhet se Iraku është i gatshëm të marrë pjesë në përpjekjet diplomatike për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Një grup ombrellë që përfshinë fraksionet e mbështetura nga Irani, i njohur si Rezistenca Islamike në Irak, ka marrë përsipër dhjetëra sulme kundër bazave që strehojnë trupat amerikane në Irak dhe Siri që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas. Të dielën, grupi mori përsipër tre sulme me dronë kundër bazave në Siri, duke përfshirë afër kufirit me Jordaninë, dhe një brenda “Palestinës së pushtuar”, por deri më tani nuk e ka marrë përsipër sulmin në Jordani.

John Bolton, i cili shërbeu si këshilltar për sigurinë kombëtare në administratën e Presidentit Dondald Trump, tha se Irani nuk ka paguar një çmim për dëmet që përkrahësit e tij kanë krijuar në rajon. Ai sugjeroi se administrata e zotit Biden mund t'i dërgojë një mesazh të fortë Teheranit me sulme mbi anijet iraniane në Detin e Kuq, mbrojtjen ajrore iraniane përgjatë kufirit me Irakun dhe bazat që janë përdorur për të trajnuar dhe furnizuar grupet militante për vite me radhë./Voa 

 

baza amerikane jordani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin