LIVE UPDATES
Bota

Droni rus godet trenin e pasagjerëve drejt Varshavë

Sipas Hekurudhave të Ukrainës, lokomotiva e trenit u godit të dielën pranë stacionit hekurudhor kufitar të Jahodynit.

14 September 2026, 07:46 Nga E.d
Droni rus godet trenin e pasagjerëve drejt Varshavë
Foto ilustruse

Një dron rus goditi një tren pasagjerësh që udhëtonte midis Kievit dhe Varshavës në Ukrainë. Sipas njoftimeve që përputhen nga Ukraina dhe Polonia, nga sulmi pranë kufirit polak nuk pati të plagosur. Qeveria ukrainase e akuzon Rusinë për një sulm të qëllimshëm.Polonia shprehu shqetësim për sulmet e kryera pranë kufirit të saj.

Sipas Hekurudhave të Ukrainës, lokomotiva e trenit u godit të dielën pranë stacionit hekurudhor kufitar të Jahodynit. Pasagjerët u evakuuan me kohë. Sipas operatorit polak hekurudhor PKP Intercity, në tren ndodheshin 206 pasagjerë.

Sipas autoriteteve polake, një dron tjetër goditi një zonë pranë pikës kufitare Dorohusk-Jahodyn. Aty një pikë karburanti u përfshi nga zjarri pas sulmit. "Ne i marrim incidente të tilla jashtëzakonisht seriozisht”, deklaroi ministri i Brendshëm i Polonisë, Marcin Kierwinski. "Situata po monitorohet vazhdimisht”, shtoi ai.

Zelenski flet për sulm të qëllimshëm

Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski, lokomotiva u përfshi nga flakët pas goditjes. Gjithashtu u dëmtua edhe një pikë karburanti. Zelensky akuzoi Moskën se e kishte vënë trenin në shënjestër me vetëdije. 

Më vonë treni arriti të vazhdonte udhëtimin. Hekurudhat polake njoftuan se e kishin marrë në dorëzim qarkullimin e trenit nga pala ukrainase me më shumë se gjashtë orë vonesë.

Ukraina paralajmëron për sulme që synojnë rrjetin hekurudhor

Hekurudhat shtetërore të Ukrainës akuzuan Rusinë për sulme sistematike ndaj rrjetit hekurudhor të vendit. Për shkak të sulmeve në mbarë Ukrainën, qendra e mbikëqyrjes së trafikut hekurudhor dhe i gjithë personeli i hekurudhave janë vendosur në gatishmëri maksimale.

Kompania hekurudhore paralajmëroi për evakuime të mundshme, vonesa në qarkullimin e trenave dhe devijime të qarkullimit të trenave.

Zelenski deklaroi se Rusia kishte sulmuar jo vetëm infrastrukturën hekurudhore, por edhe infrastrukturën energjetike dhe ndërtesat e banimit. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrij Sybiha, bëri thirrje për masa më të ashpra ndaj Moskës. Sipas tij, sulmet ruse pranë kufirit polako-ukrainas janë më shumë sesa një vazhdim i sulmeve kundër Ukrainës. Presidenti rus Vladimir Putin po e çon terrorin e tij drejtpërdrejt deri në dyert e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, shkroi Sybiha në platformën X.

"Putini po e përshkallëzon situatën”

Edhe qeveria polake reagoi e alarmuar. "Putini po e përshkallëzon situatën”, shkroi ministri i Jashtëm Radoslaw Sikorski në X. Kryeministri Donald Tusk thirri një mbledhje emergjente për pasditen me ministrat përgjegjës dhe shërbimet e sigurisë. Polonia i merr zhvillimet "jashtëzakonisht seriozisht”, deklaroi ministri i Brendshëm Marcin Kierwinski.

Sipas ministrit polak të Mbrojtjes, Radoslaw Kosiniak-Kamysz, një dron goditi rreth një kilometër larg kufirit polak, ndërsa një tjetër rreth pesë kilometra larg kufirit. Avionë luftarakë polakë F-16 dhe një avion zbulues monitoruan situatën. Sipas autoriteteve, hapësira ajrore polake nuk u shkel. 

Të prekur edhe politikanë gjermanë dhe britanikë

Nga sulmet duket se u prek edhe një tren special me politikanë gjermanë dhe britanikë. Sipas revistës "Spiegel”, treni special i marrë me qira privatisht u desh të evakuohej pjesërisht për shkak të sulmeve pranë pikës kufitare.

Në bord ndodheshin Günter Sautter, këshilltar për politikën e jashtme dhe të sigurisë i kancelarit gjerman Friedrich Merz, si dhe ish-kryeministri britanik Boris Johnson. Të dy kishin qenë në Kiev për konsultime politike.

Lidhja hekurudhore mes Polonisë dhe Ukrainës ka rëndësi të veçantë edhe për udhëtimet e politikanëve perëndimorë drejt Kievit. Për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore ukrainase, udhëtimi drejt kryeqytetit realizohet shpesh me tren.

Moska konfirmon sulmet ndaj infrastrukturës hekurudhore

 Ministria ruse e Mbrojtjes  konfirmoi sulmet ndaj infrastrukturës hekurudhore në Ukrainën perëndimore. Sipas Moskës, objektet e goditura përdoreshin për transportimin e pajisjeve ushtarake nga vendet evropiane.

Prej më shumë se katër vitesh e gjysmë, Ukraina po i kundërvihet sulmit rus me mbështetjen e vendeve perëndimore. Gjatë sulmeve ruse janë dëmtuar vazhdimisht stacione hekurudhore dhe pjesë të tjera të infrastrukturës hekurudhore. Në të kaluarën, këto sulme kanë shkaktuar edhe viktima dhe të plagosur./DW

dron rus kievi varshavë

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin