LIVE UPDATES
Bota

DW: Marrëveshja e dy gjermanive dhe ngjashmëria e saj me planin franko-gjerman për Kosovën

Deri tani nuk kishim marrëdhënie, tani do të kemi marrëdhënie të këqija, tha negociatori gjermano-perëndimor mbas nënshkrimit të marrëveshjes gjermaano-gjermane, më 21 dhjetor 1972

21 December 2022, 18:42 Nga d.a.
DW: Marrëveshja e dy gjermanive dhe ngjashmëria e saj me planin
Egon Bahr dhe Michael Kohl

GJERMANI- "Marrëveshja që u nënshkrua sot është baza e marrëdhënies së dy shteteve gjermane. Ajoj është themeli mbi të cilin do të ndërtohen marrëdhëniet për të mirën e njerëzve”, me këto fjalë sekretari i atëhershëm i Shtetit në Kancelarinë Federale Egon Bahr do të shpallte nënshkrimin e marrëveshjes gjermano-gjermane.

Për politikanin socialdemokrat 21 dhjetori 1972 ishte një datë historike. Ai dhe homologu i tij gjermano-lindor Michael Kohl nënshkruan marrëveshjen bazë gjermano-gjermane.

"Marrëveshja ndërmjet Republikës Federale Gjermane dhe RDGJ-së është një pikë kthese për të dy shtetet gjermane - veçanërisht për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre", tha Michael Kohl në atë kohë para shtypit ndërkombëtar". Ajo mund të sigurojë që të dy shtetet,pa paragjykuar rendet e kundërta politike në të ardhmen të bashkëjetojnë në paqe dhe fqinjësi të mirë”.

Çfarë përmbante marrëveshja gjermano-gjermane e vitit 1972?

Marrëveshja gjermano-gjerman ishte një prembulë me dhjetë nene dhe shoqërohej nga një sërë dokumentesh kontrakteuese.

• Në nenin 1, dakordohej zhvillimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mbi bazën e të drejtave të barabarta .

• Në nenin 2, të dy shtetet angazhohen të respektojnë  parimet e Kombeve të Bashkuara.

• Në nenin 3, palët marrin përsipër të mos përdorin dhunë në rast  mosmarrëveshjesh dhe të respektojnë kufijtë e njëri-tjetrit. Megjithatë, "paprekshmëria e kufijve” nuk përjashton ndryshimin e kufijve me marrëveshje të ndërsjellë.

• Neni 4 përcakton se asnjë nga dy shtetet nuk mund të përfaqësojë tjetrin ndërkombëtarisht.

• Në nenin 5 të dy shtetet premtojnë se do të marrin pjesë në procesin e sigurisë dhe bashkëpunimit në Evropë dhe do të mbështesin përpjekjet për çarmatim.

• Në nenin 6 të dy shtetet bien dakord që të drejtat sovrane të tyre t'i ushtrojnë etëm brenda territorit aktual të respektojnë autonominë dhe pavarësinë e njëri-tjetrit në çështjet e brendshme dhe të jashtme.

• Neni 7 premton marrëveshje bashkëpunimi në një sërë fushash (duke përfshirë ekonominë, shkencën, postën dhe telekomunikacionin, kulturën dhe sportin).

• Në nenin 8 rregullohet shkëmbimi i Përfaqësuesve të Përhershëm.

• Neni 9 thotë se kontrata nuk prek kontratat e mëparshme.

• Neni 10 rregullon ratifikimin dhe hyrjen në fuqi.

Si u prit marrëveshja gjermano-gjermane e vitit 1972 nga palët nënshkruese?

Me këtë dokument RDGJ njohu për herë të parë të drejtat e Katër Fuqive, si dhe e qeverinë e Republikës Federale perëndimore si përfaqësuese legjitime të Berlinit Perëndimor. Ndërsa RFGJ lejoi anëtarësimin e RDGJ-së në OKB:

"Marrëveshja me RFGJ-në përmban njohjen e paprekshmërisë të kufijve dhe njohjen e Republikës Demokratike Gjermane sipas ligjit ndërkombëtar, si një shtet sovran dhe të  pavarur”, tha Erich Honecker, kreu i Partrisë sunduese socialiste, para Kuvendit Popullor të RDGJ-së.

Deri në vitin 1969, Gjermania vepronte sipas të ashtuquajturës doktrinës Hallstein: Qeveria Federale në Bonn e shihte veten si përfaqësuesen e vetme për të gjithë gjermanët. Kur shtetet e tjera e njohën RDGJ, kjo u pa në Bonn si një akt jomiqësor. Si rezultat, RFGJ ndërpreu asokohe marrëdhëniet diplomatike me Jugosllavinë dhe Kubën.

Kjo kthesë, e njohjes së papritur faktike e RDGJ-së nga qeveria social-liberale e Willy Brandtit u shoqërua me konflikte të ashpra në politikën e brendshme: Në maj të atij viti Brandt kishte kaluar me sukses një mocion votëbesimi për këtë çështje, më pas Bavaria e paditi marrëveshjen te Gjykata Kushtetuese, por padia u hodh poshtë në mesin e vitit 1973 – Gjykata kushtetuese nuk pa shkelje të kushtetutës në të. Në shtator 1973 marrëveshja hyri në fuqi.

Çfarë solli marrëveshja gjermano-gjermane në të vërtetë?

Negociatori i atëhershëm gjermano-perëndimor Egon Bahr do të shkruante mbas nënshkrimit në dokumente një shënim: Deri tani nuk kishim marrëdhënie, tani do të kemi marrëdhënie të këqija – ky është progresi".

Dhe faktikisht marrëdhëniet mes dy vendeve nuk u bënë miqësore. Por marrëveshja afroi njerëzit nga dy anët e kufirit: falë bashkëpunimit kulturor, sportiv e në fusha të tjera, Dhe ky ishte qëllilm i kancelarit të atëhershëm Willy Brandt. "Marrëveshja bazë e ndryshoi RDGJ-në", tha sot për Agjencinë Gjermane të Lajmeve, dpa, politikani i së majtës gjermane, Gregor Gysi, një dëshmitar i kohës, asokohe avokat në RDGJ. ”Papritur, në vend nisën të vinin jo vetëm diplomatët e Gjermanisë Perëndimore, por edhe gazetarët. Kronikat nga RDGJ transmetoheshin në Lindje përmes televizionit perëndimor.

21 dhjetori 1972 nuk hyri në histori si ditë feste. Megjithatë, nënshkrimi i Marrëveshjes Bazë solli një zhvillim të ri në historinë gjermane të pasluftës. E askush nuk e merrte me mend, se as dy dekada më pas RDGJ-së do të shpërbëhej si pasojë e shembjes së Murit të Berlinit në vitin 1989.

Marrëveshja gjermano-gjermane si model për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë?

Marrëveshja e atëhershme mes dy shteteve gjermane po shërben tani si model për një marrëveshje të mundshme mes Serbisë dhe Kosovës. Propozimi zyrtar i BE-së bazohet në planin franko-gjerman, i cili quhet kështu meqë variantin e tij të parë e prezantuan në shtator në një udhëtim të përbashkët në Prishtinë dhe Beograd, këshilltari i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, Jens Plötner dhe këshilltari i presidentit francez, Emmanuel Macron, Emmanuel Bonne.

Deri tani plani evropian po mbahet ende konfidencial. Media evropiane dhe lokale megjihatë ka publikuar disa variante të këtij plani, dhe ngjashmëria me planin gjermano-gjerman është evidente.

Edhe aty flitet për raporte të mira fqinjësore dhe me të drejta të barabarta, thuhet se palët duhet të respektojnë të drejtat sovrane, të pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial, të drejtën për vetëvendosje, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin, në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara. Po ashtu, sikurse në marrëveshjen gjermano-gjermane flitet për zgjidhje të mosmarrëveshjeve “me mjete paqësore dhe pa kanosje për përdorim dhune”  Edhe aty flitet “që palët të mos e përfaqësojnë njëra-tjetrën ose të mos veprojnë në emër të njëra-tjetrës në sferën ndërkombëtare”, për këmbim përfaqësish etj.

Engjellushe Morina nga Këshilli Evropian për Çështje të Jashtme, ECFR, i tha DW, se ky është një plan shumë i rëndësishëm dhe duhet të merret seriozisht nga të dyja palët. “Ka elemente që çojnë deri te një marrëveshje finale. Fakti që kërkohet njohje reciproke e dokumenteve, respektim i juridiksionit, respektim i simboleve shtetërore, kërkohet trajtim në nivel të barabartë e shumë elemente të tjera, do të thotë se Serbia e njeh si realitet pavarësinë e Kosovës”.

Ndryshe nga Plani gjermano-gjerman, plani franko gjerman ka një përparësi, sepse aty flitet në mënyrë eksplicite për anëtarësim të dy vendeve në BE, dhe ky është një motiv i mirë për bashkëpunim mes dy palëve, thotë Morina. Serbisë kësisoj i çelet rruga për të përmbyllur kapitullin e 35 të negociatave me BE, ku kërkohen marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, ndërsa për Kosovën, kjo nënkupton një kornizë për të arritur një marrëveshje finale me Serbinë, çka hap rrugë që kërkesa e saj për kandidate të BE-së të marrë një përgjigje pozitive”, i tha Morina DW.

Marrëveshje festive, apo diplomaci vizitore?

Takimet e deritanishme mes Kurtit dhe Vuciçit, të ndërmjetësuara si nga Lajçak në Bruksel, ashtu edhe nga kancelari Scholz në Berlin, apo presidenti Macron në Paris, nuk kanë sjellë ndonjë afrim mes Kosovës dhe Serbisë në këtë çështje. Përkundrazi, konfliktet kanë ardhur duke u thelluar si në retorikë ashtu edhe në vepra.

Në këto kushte lind pyetja se a është e mundur të arrihet një kompromis kur lidershipet e vendeve janë kaq të armiqësuar me njëri-tjetrin, shtron pyetjen Beqë Cufaj, ish - ambasador i Kosovës në Berlin. Cufaj kujton arritjen e marrëveshjes gjermano-gjermane në vitin 1972, në nivel sekretarësh shteti, e jo me liderë, shtrëngime duarsh e zhurmë të madhe. Një gjë të tillë ai përfytyron edhe për marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës, nëse kjo do të arrihet: Nuk besoj se do të jetë një takim i përbashkët i krerëve të shteteve me shtrëngim duarsh në mënyrë festive, por do të ketë një "diplomaci shuttle", thotë Cufaj dhe sqaron: "Në këto muaj do të ketë shumë udhëtime diplomatësh të rangut të lartë nga Uashingtoni, Brukseli, Parisi dhe Berlini për të bindur palët të nënshkruajnë marrëveshjen që në fund të fundit do të jetë në të mirë të njerëzve", tha ai për DW./DW/

egon bahr michael kohl marreveshja mes dy gjermanive dialogu kosove-serbi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin