21 December 2022, 16:35
Nga d.a.
Fot
KOSOVË- Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave të moshës madhore lidhur me rastin e 11-vjeçares, që u dhunua në qershor të këtij viti.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për të Mitur, pas zhvillimit të hetimeve dhe zgjerimit të tyre, mbledhjes dhe analizimit të provave, sot ka ngritur aktakuzë ndaj tetë (8) personave (madhorë), të përfshirë në rastin i cili ka ndodhur në muajin qershor të vitit 2022, ndaj 11 vjeçares”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se përveç në qershor, 11-vjeçarja dyshohet se ishte dhunuar edhe më 27 gusht të vitit 2022. Për këtë rast kishte dhënë dorëheqje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti. Dorëheqje kishte dhënë edhe Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi.
Komunikata e plotë:
Aktakuzë ndaj tetë personave lidhur me rastin e muajit qershor 2022 të së miturës
Prishtinë, 21 dhjetor 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për të Mitur, pas zhvillimit të hetimeve dhe zgjerimit të tyre, mbledhjes dhe analizimit të provave, sot ka ngritur aktakuzë ndaj tetë (8) personave (madhorë), të përfshirë në rastin i cili ka ndodhur në muajin qershor të vitit 2022, ndaj 11 vjeçares.
Sipas aktakuzës, i pandehuri B.Rr., ngarkohet për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7 lidhur me paragrafi 1 të KPRK-së, i pandehuri D.Rr., ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, dhe “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, të pandehurit G.S. dhe B.S., ngarkohen për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, i pandehuri M.S., ngarkohet për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, i pandehuri F.S., ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, i pandehuri M.R., ngarkohet për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, si dhe i pandehuri E.S., ngarkohet për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7 lidhur me paragrafin 1 dhe lidhur me neni 33 të KPRK-së.
perdhunohet 11-vjecarja ne kosove ali gashi
Bota
21 December 2022, 16:22
d.a.
Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ka akuzuar perëndimin për ndërhyjre, pas protestave ndërkombëtare për d&e...
Bota
21 December 2022, 16:11
d.a.
Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin beson se Rusia nuk është fajtore për luftën në Ukrainë, duke shtuar se të dy v...
Bota
21 December 2022, 16:00
d.a.
Droge ne Kosove
KOSOVË- Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion ku ka sekuestruar mbi 19 kilogramë marihuanë në nj&eum...
Bota
21 December 2022, 15:50
d.a.
Shoigu
RUSI- Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka bërë thirrje që ushtria e vendit të tij të zgjerohet nga 1 milion ushtara...
Bota
21 December 2022, 15:35
d.a.
Jens Stoltenberg
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mbajtur fjalimin e fundvitit, ku nuk la pa përmendur dhe përfs...
Bota
21 December 2022, 15:41
d.a.
Policia kanadeze
KANADA- Tetë vajza adoleshente janë akuzuar për vrasjen e një 59-vjeçari në Toronto, thotë policia ka...
Bota
21 December 2022, 15:35
I.A
Takimi
TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur në takim një grup të deputetëve nga Kosova. Takimi ësht&e...
Bota
21 December 2022, 15:31
d.a.
Lugina e Presheves
SERBI- Rezultatet e para të Regjistrimit të Popullsisë të realizuar këtë vit në territorin e Ser...
Bota
21 December 2022, 15:21
a.l
Ukrainë
UKRAINË- Harku i famshëm i stadiumit Wembley të Londrës, Koloseu në Romë, Shtëpia e Operës s&eum...
Bota
21 December 2022, 15:22
I.A
BioNTech
KINË- Gjermania i ka dërguar Kinës grupin e parë të vaksinave BioNTech kundër Covid-19, tha sot një z...