LIVE UPDATES
Bota

DW: Pse Berlini refuzoi buxhetin bilionësh të Brukselit?

Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil deklaroi në kuadër të një takimi të ministrave të Financave të G-20-ës në Afrikën e Jugut se qeveria gjermane dëshiron të forcojë ekonominë gjermane, të garantojë punësimin dhe të tërheqë investime në vend.

18 July 2025, 09:25 Nga N.F
DW: Pse Berlini refuzoi buxhetin bilionësh të Brukselit?
Merz

GJERMANI- Berlini zyrtar nuk e pranon buxhetin e BE e priten negociata të vështira në këshillimet midis shteteve anëtare dhe Parlamentit Evropian në të ardhmen. Qeveria gjermane i ka kritikuar propozimet kryesore të Komisionit Evropian për planet e ardhshme të buxhetit. Qeveria gjermane nuk e ka të mundur ta pranojë propozimin e Komisionit, sipas zëdhënësit të qeverisë Stefan Kornelius.

"Një rritje e përgjithshme në buxhetin e BE është e panegociueshme në një kohë kur të gjitha shtetet anëtare po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të konsoliduar buxhetet e tyre kombëtare," tha Kornelius.

Gjermania kontribuon me pothuajse një të katërtën

Në të ashtuquajturin Kornizë Financiare Shumëvjeçare (KFSH), Komisioni Evropian propozon një buxhet prej dy bilionë eurosh për periudhën 2028-2034. Kjo është e barabartë me rreth 700 miliardë euro më shumë sesa për periudhën aktuale buxhetore shtatëvjeçare. Ndër të tjera, janë planifikuar më shumë para për mbrojtjen dhe konkurrueshmërinë. Si shteti anëtar me peshën më të madhe ekonomike, Gjermania në përgjithësi kontribuon me pothuajse një të katërtën e fondeve.

KFSH është krijuar për një periudhë shtatëvjeçare dhe fillimisht propozohet nga Komisioni Evropian përpara se të debatohet nga shtetet anëtare të BE dhe Parlamenti Evropian. Buxheti afatgjatë përcakton kufijtë maksimalë për shpenzimet vjetore të BE dhe mënyrën se si përdoren ato.

Kritika ndaj taksimit shtesë të korporatave

Si një nga burimet e reja të të ardhurave për buxhetin e BE, Komisioni propozon një taksë mbi kompanitë e mëdha me një qarkullim vjetor prej më shumë se 100 milionë eurosh. Edhe kjo taksë shtesë mbi kompanitë e mëdha, e cila synon të lehtësojë buxhetet e shteteve anëtare, nuk e ka mbështetjen e qeverisë federale gjermane.

Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil deklaroi në kuadër të një takimi të ministrave të Financave të G-20-ës në Afrikën e Jugut se qeveria gjermane dëshiron të forcojë ekonominë gjermane, të garantojë punësimin dhe të tërheqë investime në vend.

"Dhe në këtë kontekst, taksa e korporatave e propozuar tani nga Komisioni Evropian, në formën aktuale, dërgon sinjal të gabuar."

Klingbeili kritikoi gjithashtu nivelin e planifikuar të shpenzimeve të Komisionit: "Ne duhet të ruajmë një proporcion absolut në aspektin e financave. Nuk mendoj se po përmbushet", tha politikani i SPD-së.

Megjithatë, qeveria gjermane mirëpret qasjen reformuese të Komisionit Evropian, veçanërisht zhvendosjen në buxhet drejt prioriteteve të reja si konkurrueshmëria dhe aftësia mbrojtëse. Brukseli deklaroi në projektbuxhet, ndër të tjera, se do të zvogëlojë numrin e programeve të ndihmës në mënyrë që të shpërndajë më shumë fonde në mënyrë më të zhdërvjellët.

Kritika nga biznesi, cënohet rritja ekonomike

Shoqatat e biznesit janë veçanërisht të kujdesshme ndaj rregullave të mundshme tatimore për kompanitë: shoqata e industrisë automobilistike VDA kishte deklaruar më parë se kompanitë në Gjermani dhe Evropë janë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë ekonomike.

"Prandaj, çdo rritje e taksave ose futja e taksave shtesë është e pabëshme, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë evropian", deklaroi Presidentja e VDA Hildegard Müller. Një taksë e veçantë mbi fitimet duhet të konsiderohet veçanërisht e dëmshme për rritjen, pasi do të dobësonte konkurrueshmërinë e kompanive të BE.

Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë (DIHK) kishte deklaruar që para prezantimit të propozimit të Komisionit se një masë e tillë do të dërgonte "sinjal krejtësisht të gabuar". Sipas Drejtoreshës së Përgjithshme Helena Melnikov, kompanitë kanë nevojë për një nxitje, jo për taksa shtesë.

"Një zero për mbrojtjen e natyrës"

Grupet mjedisore besojnë se interesat e tyre nuk merren mjaftueshëm parasysh në projektbuxhet: Federata Gjermane për Mjedisin dhe Mbrojtjen e Natyrës (BUND) e quan propozimin e Komisionit "një zero për mbrojtjen e natyrës". Sipas presidentit të saj, Olaf Bandt, mungojnë angazhime konkrete financimi, për shembull, për zbatimin e Aktit të BE-së për Rivendosjen e Natyrës për restaurimin e natyrës. WWF kritikoi shkurtimet e propozuara për mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës pavarësisht krizave në përkeqësim, "dhe kjo në një verë tjetër me valë të nxehti, zjarre pyjore dhe përmbytje"./ DW

berlini buxheti i be

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin