3 May 2025, 12:26
Nga E. D
foto ilustruese
SHBA- Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio e kritikoi si "tirani të maskuar" në Gjermani vendimin që mori Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës duke e klasifikuar AfD-në si parti të konfirmuar ekstremiste të krahut të djathtë. "Gjermania sapo i dha agjencisë së saj të shërbimit të inteligjencës kompetenca të reja për të mbikëqyrur opozitën," shkroi Rubio të premten në shërbimin online X. "Kjo nuk është demokraci - kjo është tirani e maskuar," vazhdoi ai. Nuk është AfD ajo që është vërtet ekstremiste, por politika e imigracionit që partia e refuzon. "Gjermania duhet të ndryshojë kursin e saj”, ka kërkuar Sekretari Amerikan i Shtetit.
Ministria e Jashtme në Berlin i është përgjigjur më pas postimit të Rubios, duke deklaruar se "kjo është demokracia”. Në reagimin e Ministrisë së Jashtme në Berlin thuhet, se "ky vendim është rezultat i një hetimi të plotë dhe të pavarur për të mbrojtur Kushtetutën tonë dhe sundimin e ligjit". Fjala e fundit do t'u lihet "gjykatave të pavarura", shpjegoi Ministria e Jashtme. "Ne kemi mësuar nga historia jonë se ekstremizmi i krahut të djathtë duhet të ndalet."
J.D. Vance dhe Musk komentojnë klasifikimin e AfD si ektremiste të djathtë
Qeveria amerikane nën Presidentin Donald Trump është e afërt me AfD. Bashkëkryetarja e AfD, Alice Weidel, mori mbështetje gjatë fushatës elektorale në Gjermani për zgjedhjet e 23 shkurtit nga këshilltari i Trump, Elon Musk dhe nënpresidenti amerikan JD Vance.
Pas reagimit nga Rubio të premten, reagime ka pasur edhe nga zëvendëpresidenti amerikan, J.D Vance dhe miliarderi, Elon Musk për klasifikimin e AfD si ekstremiste të djathtë. Vance shkroi në X se AfD është "partia më popullore" në Gjermani. Tani "burokratët po përpiqen ta shkatërrojnë".
Miliarderi amerikan i teknologjisë, Elon Musk, i cili gjithashtu punon për qeverinë e presidentit populist të krahut të djathtë të SHBA, Donald Trump e komentoi po ashtu vendimin. Në X ai shkroi se "ndalimi i AfD, partia më popullore në Gjermani, do të ishte një sulm ekstrem ndaj demokracisë". Musk e promovoi vazhdimisht AfD-në përpara zgjedhjeve federale. Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës e ka klasifikuar AfD-në si "të sigurt ekstremiste të krahut të djathtë" që nga e premtja. Arsyeja është "karakteri ekstremist i të gjithë partisë, i cili shpërfill dinjitetin njerëzor", tha Zyra Federale në Këln. Më parë, AfD në tërësi ishte klasifikuar vetëm si rast i dyshuar.
qeveria gjermane marco rubio
Bota
3 May 2025, 12:19
N.F
Foto
PAKISTAN- Pakistani testoi më 3 maj një raketë balistike, në kohën kur tensionet me Indinë janë rritur pas sulmit ...
Bota
3 May 2025, 11:26
foto ilustruese
SHBA- Riorganizimi i kabinetit të Donald Trump është një lajm i keq për Evropën dhe për këdo që...
Bota
3 May 2025, 11:20
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Sulmet ruse me dronë në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, kanë lënë t&...
Bota
3 May 2025, 10:47
N.F
Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ndërprerë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara...
Bota
3 May 2025, 08:48
N.F
Foto
GJERMANI- Sipas organizatës Reporterët pa Kufij liria e shtypit është në rrezik. Situata globale e lirisë së shtypi...
Bota
3 May 2025, 08:33
N.F
Trump
SHBA- Administrata e Presidentit Donald Trump po planifikon shkurtime të konsiderueshme për CIA-n dhe agjencitë e ...
Bota
3 May 2025, 08:21
N.F
Rubio
SHBA- Klasifikimi i partisë AfD si ekstremiste e djathtë nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës nuk është pritur...
Bota
3 May 2025, 08:13
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
GJERMANI- Një grua 46-vjeçare ka ndërrua jetë pas aksidentit të regjistrua ditën e djeshme n&eum...
Bota
3 May 2025, 07:43
N.F
Evo Morales
BOLIVI- Drejtësia boliviane ka rivendosur një urdhër arresti për "trafikim të të miturve" kundër i...
Bota
3 May 2025, 07:18
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
SHBA- Një person i armatosur hapi zjarr dhe plagosi dy gra të premten në kampusin e një ...