21 February 2024, 07:29
Nga r.ll
foto ilustruese
KINË- Marina tajvaneze përzuri të martën një anije të rojës bregdetare kineze që u fut në ujërat pranë ishujve të saj, një ditë pas një incidenti mes një anije turistësh tajvanezë dhe rojës bregdetare kineze.
Roja bregdetare tajvaneze njoftoi se një anije e rojës bregdetare kineze kishte hyrë në ujërat e Tajvanit, duke shtuar se kishte vënë në shërbim një anije të marinës dhe kishte përdorur transmetimet radiofonike për të zmbrapsur anijen kineze, e cila u largua një orë më vonë.
Roja bregdetare e Tajvanit tha se do të vazhdojë të përdor radarët dhe të zhvillojë patrullime për të siguruar "harmoninë dhe sigurinë" pranë ujërave të ishujve Kinmen të kontrolluara nga Tajvani, që ndodhen pranë brigjeve të Kinës.
Tajvani, të cilin Kina e pretendon si territorin e saj pavarësisht refuzimit të ishullit, ka qenë i kujdesshëm ndaj përpjekjeve të Pekinit për të shtuar presionin mbi Taipein pas zgjedhjeve presidenciale të muajit të kaluar. Tajvani zgjodhi zotin Lai Ching-te si president të vendit, të cilin Pekini e konsideron si një separatist të rrezikshëm.
Kina njoftoi të dielën se roja e saj bregdetare do të fillojë patrullime të rregullta dhe do të zhvillojë aktivitete të zbatimit të ligjit rreth ishujve Kinmen, pas vdekjes së dy shtetasve kinezë që kishin hyrë në ujërat e tajvaneze shumë afër ishujve Kinmen.
Ishujt Kinmen ndodhen pranë qyteteve kineze Xiamen dhe Quanzhou dhe janë kontrolluar nga Taipei që kur qeveria e mundur e Republikës së Kinës u vendos në Tajvan në vitin 1949 pasi humbi luftën me komunistët e Mao Ce Dunit, të cilët krijuan Republikën Popullore të Kinës./VOA
kina tajvani
Bota
21 February 2024, 07:26
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia po zhvillon një armë bërthamore për përdorim në hapësir&...
Bota
21 February 2024, 07:24
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Çmimet e naftës pësuan rënie të martën mes shqetësimeve për kërkesën globale dhe ...
Bota
20 February 2024, 23:02
h.k
Foto ilustruese
UKRAINË-Ukraina po përshpejton ngritjen e fortifikimeve, ndërsa ndryshon strategjinë e saj ushtarake ndaj Rusisë,...
Bota
20 February 2024, 22:58
N.F
Bezalel Smotrich
IZRAEL- Ministri izraelit, Bezalel Smotrich është shprehur se pengjet që po mbahen rob nga Hamasi në Gaza nuk janë...
Bota
20 February 2024, 22:55
N.F
Putin
RUSI- Në fillim të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022,...
Bota
20 February 2024, 22:40
N.F
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është shprehur së fundmi gjatë një vizite me ushtarët iz...
Bota
20 February 2024, 22:34
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Ndërsa marrëdhëniet Turqi-SHBA po përmirësohen me shpejtësi, Uashingtoni i ofroi Ankarasë që ...
Bota
20 February 2024, 22:12
N.F
Bridget Brink
SHBA- Ambasadorja amerikane në Ukrainë, Bridget Brink, ka thënë të martën se është plotësisht e ...
Bota
20 February 2024, 21:40
N.F
Pablo Neruda
KILI- Gjysmë shekulli pas vdekjes së fituesit të çmimit, Nobel Pablo Neruda Kili ka vendosur të rihapët d...
Bota
20 February 2024, 21:37
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Shefi i rrjetit social X, Elon Musk është kritikuar sot nga përdoruesit pasi duket se kishte përjashtuar nga plat...