8 May 2024, 21:39
Nga E. D
foto ilustruese
TAJLANDË- Kryeministri i Tajlandës Srettha Thavisin tha sot se do ta rikthejë kanabisin si lëndë narkotike deri në fund të vitit duke paraqitur një kthesë të çuditshme vetëm dy vjet pasi u bë një nga vendet e para në Azi që dekriminalizoi përdorimin e tij rekreativ. Gjithashtu lëvizjet vijnë pavarësisht rritjes së shpejtë të sektori vendas të shitjes me pakicë për marihuanën, me dhjetëra mijëra dyqane dhe biznese që u shfaqën në Tajlandë në dy vitet e fundit, në një industri që parashikohej të arrinte në 1.2 miliardë dollarë deri në vitin 2025.
“Dua që Ministria e Shëndetësisë të ndryshojë rregullat dhe të rirendisë kanabisin si një narkotik. Ministria duhet të nxjerrë shpejt një rregull për të lejuar përdorimin e tij vetëm për qëllime shëndetësore dhe mjekësore”, ka thënë kryeministri Srettha Thavisin në platformën e mediave sociale X.
Kanabisi u dekriminalizua për përdorim mjekësor në vitin 2018 dhe për përdorim rekreativ në vitin 2022, nën një qeveri të mëparshme, por kritikët thonë se liberalizimi i tij u nxitua, duke shkaktuar konfuzion të madh rreth rregullave dhe rregulloreve. Po ashtu Srettha u zotua të mbajë një qëndrim të ashpër ndaj drogave të paligjshme dhe urdhëroi autoritetet të japin rezultate dhe të tregojnë progres të qartë në 90 ditët e ardhshme.
“Droga është një problem që shkatërron të ardhmen e vendit, shumë të rinj janë të varur. Ne duhet të punojmë shpejt, të konfiskojmë asetet dhe të zgjerojmë trajtimin”, shtoi ai.
srettha thavisin
Bota
8 May 2024, 21:33
I.A
KiE
KOSOVË- “Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhs...
Bota
8 May 2024, 21:31
B.Z
Trump, Biden
SHBA - Në fushatën presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara, kandidatët Joe Biden dhe ...
Bota
8 May 2024, 21:27
E. D
Donald Trump
SHBA- Gjykata e Apelit në shtetin e Xhorxhias pranoi të marrë në shqyrtim vendimin e gjykatës më të ul&eum...
Bota
8 May 2024, 21:24
E. D
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden dënoi "rritjen e theksuar" të antisemitizmit, gjatë një fjalimi të martën me rastin e p&...
Bota
8 May 2024, 21:12
E. D
James Cleverly
BRITANI- Britania do ta dëbojë atasheun e mbrojtjes të Rusisë, do të heqë statusin diplomatik për disa p...
Bota
8 May 2024, 20:29
E. D
Izet Mexhiti
SHKUP- Koalicioni opozitar shqiptar VLEN, ka thënë se zgjedhjet në Maqedoni të Veriut ishin jodemokratike, sipas tyre, ka...
Bota
8 May 2024, 20:21
E. D
Bogdanga Kuzeska
MAQEDONIA E VERIUT- Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë së Veriut (LSDM) tha pas mbylljes së vendvotimeve se di...
Bota
8 May 2024, 20:04
E. D
foto ilustruese
SHKUP- Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar për daljen në votime në zgjedhjet e dy...
Bota
8 May 2024, 19:57
E. D
foto ilustruese
Në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, në të ci...
Bota
8 May 2024, 19:38
E. D
foto ilustruese
EGJIPT- Një kanadez me prejardhje izraelite është qëlluar për vdekje gjatë një grabitjeje në qyteti...