2 July 2025, 17:17
Nga E. D
pamje nga vendngjarja
SERBI- Një burrë ka tentuar t'i vë flakën vetes përpara ambienteve të selisë së partisë së Vuçiç. Sipas mediave serbe burri kishte me vete një shishe me benzinë dhe një shkrepës. Në momentin që po përgatitej për veprimin ekstrem, para zyrave të partisë së presidentit serb, u shfaqën menjëherë anëtarët e xhandarmërisë, të cilët ndërhynë në kohë dhe e arrestuan atë, duke parandaluar kështu tragjedinë.
Personi në fjalë është identifikuar si Milomir Jaçimoviç, i cili punon si transportues. Ai është i njohur për faktin se që nga fillimi i protestave ka pranuar të transportojë studentët nëpër lokacione të ndryshme ku zhvilloheshin tubimet dhe demonstratat.
Gjithashtu ai tregoi se ky angazhim i ka shkaktuar shumë probleme dhe kosto personale. Milomiri tha se për shkak të kësaj përfshirjeje, ai ka pësuar shumë dëme, përfshirë edhe dëmtime të përsëritura të makinës së tij, të cilat sipas tij janë bërë nga mbështetësit e SNS-së.
Ai shpjegoi para të pranishmëve se ka hasur në shumë vështirësi dhe presione për shkak të qëndrimit të tij pro-studentor dhe përfshirjes në aktivitetet e protestave, gjë që duket se e ka sjellë deri në një gjendje të rëndë psikologjike, për të cilën dëshmoi përpjekjen e tij për vetëvrasje.
Ky incident ka ngritur shqetësime të mëdha lidhur me tensionet politike dhe ndarjet shoqërore në qytet, si dhe për rëndësinë e mbështetjes së njerëzve që janë të përfshirë në protesta dhe lëvizje qytetare.
serbi
Bota
2 July 2025, 16:24
E. D
Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni duket se është e gatshme të dërgojë më shumë...
Bota
2 July 2025, 15:14
M.B
Harta
GJERMANIA- Gjatë inspektimeve të planifikuara të municioneve nga kompania Röhll në kampusin Bayer, në Gjermani, t&...
Bota
2 July 2025, 14:55
N.F
Foto
EVROPË- Komisioni Evropian propozoi që deri në vitin 2040, vendet e Bashkimit Evropian të zvogëlojnë ndotjen nga gazrat ...
Bota
2 July 2025, 13:11
r.ll
ndertesa e pe
BRUKSEL- Parlamenti Europian po djersitet dhe po nxehet, dhe kjo nuk është për shkak të negociatave të ardhshme p&eu...
Bota
2 July 2025, 12:26
N.F
Protesta
SERBI- Protestat me bllokim të rrugëve vazhduan në Serbi edhe më 2 korrik. Protestuesit kërkojnë mbajtjen e zgjedhje...
Bota
2 July 2025, 12:04
N.F
Foto
SHBA- Në javët e fundit, Rusia ka nisur sulme ajrore në Ukrainë pothuajse çdo natë, duke përdorur qindra dron&eum...
Bota
2 July 2025, 11:56
N.F
Foto
BJELLORUSI- Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko ka falur 16 persona të dënuar për krime të ndryshm...
Bota
2 July 2025, 11:03
r.ll
foto ilustruese
GAZA- Hamasi thotë se është i hapur për një marrëveshje armëpushimi me Izraelin, por nuk e pranoi propoz...
Bota
2 July 2025, 10:48
N.F
Vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se Beogradi ka protestuar te fuqitë perëndimore, pasi Qeveria në ...
Bota
2 July 2025, 09:59
N.F
Foto
SHBA- Elon Musk pas kritikave të shumta dhe marrëdhënies së tensionuar së fundmi me Donald Trump ka suprizuar më nj...