1 November 2025, 07:30
Nga E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se ai nuk po e shqyrton mundësinë që të kryejë sulme ndaj Venezuelës, shtet që ka shprehur frikën se grumbullimi ushtarak amerikan në rajon synon ndryshimin e regjimit në Karakas.
Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar tetë anije të Marinës në Karaibe, kanë dërguar aeroplanë luftarakë F-35 në Puerto Riko dhe një grup aeroplanmbajtësish është nisur drejt rajonit një forcë masive ushtarake që Uashingtoni insiston se ka për qëllim të frenojë trafikun e drogës.
“Jo” u përgjigj Trump kur u pyet nga një gazetar në bordin e avionit presidencial lidhur me raportimet se ai po shqyrtonte sulme të tilla. Uashingtoni ka nisur një fushatë sulmesh që kanë për shënjestër anijet e dyshuara për kontrabandë droge në Karaibe dhe në Paqësorin Lindor që nga fillimi i shtatorit.
Kjo fushatë deri më tani ka shkaktuar të paktën 62 viktima dhe ka shkatërruar 14 anije dhe një nëndetëse. Administrata e Trumpit argumenton se këto anije paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane për shkak se thotë se ato po trafikojnë drogë.
Përveç pajisjeve ushtrake të dislokuara në rajon, Uashingtoni ka kryer disa demonstrime force me bombarduesit B-52 dhe B-1B, të cilët kanë fluturuar pranë bregdetit të Venezuelës. Rasti i fundit ndodhi të hënën.
Tensionet rajonale janë përshkallëzuar si rezultat i këtyre sulmeve ndaj anijeve të dyshuara se po transportojnë drogë dhe grumbullimit ushtarak, ndërsa Venezuela ka thënë se SHBA-ja po planifikon rrëzimin nga pushteti të Nicolas Maduros, i cili e ka akuzuar Uashingtonin për “fabrikim të një lufte”.
donald trump
Bota
1 November 2025, 07:18
E. D
foto ilustruese
SHBA- Krimi kibernetik po godet bizneset e mëdha. Si të zbutet dëmi. Ndalimi i pagesës së shpërblimeve (rans...
Bota
31 October 2025, 22:59
E. D
EUROPOL
MOLDAVI- Më shumë se 650 anëtarë të formacioneve paraushtarake ruse Wagner dhe Redut, të përfshirë në ...
Bota
31 October 2025, 22:45
E. D
pamje nga vendngjarja
SERBI- Prej një viti, qytetarët e Serbisë, të udhëhequr nga studentët, kanë dalë në rrug...
Bota
31 October 2025, 20:58
E. D
foto ilustruese
RUSI- Pentagoni i ka dhënë Shtëpisë së Bardhë dritën jeshile për t'i siguruar Ukrainës ra...
Bota
31 October 2025, 20:37
E.d
Foto ilustruse
TURQI- Njëmbëdhjetë persona janë dënuar me burgim të përjetshëm për zjarrin që shpërt...
Bota
31 October 2025, 18:23
E.d
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka konfirmuar se Shtetet e bashkuara të Amerikës do të...
Bota
31 October 2025, 15:23
E.d
Foto ilustruse
SUDAN- Forcat e Mbështetjes së Shpejtë kanë arrestuar një person, i cili ka vrarë mbi dy mijë njer&e...
Bota
31 October 2025, 08:43
M.L
Donald Tump
SHBA- Qindra fëmijë të veshur si gjithçka, nga superheroj dhe dinosaurë te kunguj dhe "Donald Trump" u mirëprit...
Bota
31 October 2025, 08:34
M.L
Foto ilustruese
Presidenti rus Vladimir Putin po mburret me raketën e re me energji bërthamore “Burevestnik” – një “...
Bota
31 October 2025, 08:15
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe India kanë nënshkruar një marrëveshje kornizë dhjetëvjeçare për mbr...