11 December 2022, 19:51
Nga DOSJA
Kosovë
KOSOVË- Qeveria e Kosovës i hodhi poshtë pretendimet e Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë - se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po përgatit dërgimin e forcave të tij speciale “për të përndjekur” serbë nga pjesa veriore e vendit.
“Absolutisht e pavërtetë”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, për Radion Evropa e Lirë.
Shpifjet e tilla, sipas tij, kanë për qëllim “arsyetimin dhe mirëmbajtjen e barrikadave në veri të vendit”, të cilat “duhet të largohen menjëherë”.
“Ftojmë qytetarët tanë në veri që t’i ndjekin njoftimet dhe t’u besojnë institucioneve tona dhe të mos bien pre e dezinformimit të grupeve kriminale, që synim kanë ta mbrojnë vetëm veten”, tha Kryeziu.
Më herët, udhëheqësi i Listës Serbe, Goran Rakiç, tha se në bazë të informacioneve që ka, Kurti do të dërgojë të dielën mbrëma forca të armatosura, përfshirë njësinë speciale, në veri të Kosovës, “për të përndjekur popullin tonë”. Në këtë pjesë të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, disa banorë lokalë kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugë qysh të shtunën pasdite.
Ata e kanë ndërmarrë këtë veprim pasi Policia e Kosovës ka arrestuar ish-zyrtarin serb të këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë bërë thirrje për largimin e mënjëhershëm të barrikadave. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se mesazhi i tij për serbët nga Kosova është se “nuk ka dorëzim dhe nuk do të ketë dorëzim”.
Marrë nga REL
tensione në veri të kosovës
Bota
11 December 2022, 19:49
Flamuri i SHBA-ve
KOSOVË- Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim të thellë për situatën aktuale në veri të Kos...
Bota
11 December 2022, 18:55
BE
KOSOVË- Të drejta të barabarta Kosovës dhe Serbisë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e...
Bota
11 December 2022, 17:31
a.l
Ministri i Mbrojtjes
RUSI- Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka reaguar sërish lidhur me tensionet në Veri. P&e...
Bota
11 December 2022, 17:38
Gjermani
GJERMANI- Ministrja e Brendshme e Gjermanisë Nancy Faeser njoftoi se vendi i saj po planifikon të forcojë ligjet mbi armët, pa...
Bota
11 December 2022, 17:35
Veri i Kosovës
KOSOVË- Policia e Kosovës ka mohuar pretendimet e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë se...
Bota
11 December 2022, 17:33
Odesa
UKRAINË- Në Ukrainë vijojnë luftimet e ashpra. Kievi njoftoi se ushtria ukrainase kreu disa sulme me raketa në qytetin Melit...
Bota
11 December 2022, 17:04
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dënuar sulmet e ndodhura në Veri të Kosovës. Në një postim në Fa...
Bota
11 December 2022, 16:59
F.M
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun ...
Bota
11 December 2022, 16:44
F.M
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thirrur sonte mbledhjen e Këshillit t&eum...
Bota
11 December 2022, 15:52
F.M
Gazetarja Dorontina Bylykbashi
KOSOVË- Gazetarja Dorontina Bylykbashi e RTV Dukagjinit, e cila u sulmua në momentin që po raportonte në...