27 August 2026, 18:29
Nga G.M
Timothy Ash
TURQI- Drejtësia turke ka nisur një hetim ndaj ekonomistit britanik Timothy Ash, i cili akuzohet për fyerje të Presidentit Recep Tayyip Erdogan pas disa deklaratave të bëra gjatë një aktiviteti në Bodrum.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ngjarja lidhet me një video të filmuar gjatë aktivitetit, ku Ash po fliste për liderët botërorë dhe deklaroi se bota po përjeton një epokë udhëheqësish që mund të jenë “sociopat”. Në vijim, ai përmendi emrat e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.
Megjithatë, ekonomisti e kuptoi menjëherë gabimin dhe e ndërpreu deklaratën, duke thënë se nuk e kishte fjalën për Erdogan dhe se e tërhiqte atë që kishte thënë. Ash ka deklaruar se nuk është në dijeni të ndonjë njoftimi zyrtar për hetimin ndaj tij. Ai e cilësoi deklaratën si një gabim në të folur, të cilin e korrigjoi menjëherë. Ekonomisti, i cili është i specializuar në çështjet ekonomike dhe politike të Turqisë dhe udhëton rregullisht në vend, ka sqaruar gjithashtu se aktiviteti ku ndodhi incidenti zhvillohej nën rregullat e Chatham House, sipas të cilave deklaratat mund të përdoren, por pa identifikuar autorin.
Pas publikimit të videos, Ash u shpreh se nuk kishte pasur qëllim të ofendonte askënd. Ai gjithashtu theksoi se Erdogan dhe Turqia kanë mbështetur palestinezët dhe Gazën, duke mohuar çdo krahasim mes presidentit turk dhe Benjamin Netanyahut. Në Turqi, akuza për fyerje të presidentit është përdorur në mijëra raste gjatë viteve të fundit, duke përfshirë edhe raste ndaj gazetarëve, artistëve dhe politikanëve për deklarata apo postime në rrjetet sociale./Dosja.al
timothy ash recep tayyip erdogan
Bota
27 August 2026, 18:17
G.M
Gaza
PALESTINË- Të paktën tre palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës gjatë s...
Bota
27 August 2026, 17:55
G.M
Foto ilustruese
GREQI- Policia greke ka zbardhur një atentat të planifikuar ndaj një biznesmeni greko-amerikan në ishullin e Lefkad&eum...
Bota
27 August 2026, 17:36
G.M
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Një sulm kibernetik ka prekur tre aeroporte të mëdha në Britani, duke çuar në vjedhjen e t...
Bota
27 August 2026, 17:07
G.M
Foto ilustruese
GJERMANI- Dy persona kanë humbur jetën pas një sulmi të dhunshëm të ndodhur këtë të enjte n&eu...
Bota
27 August 2026, 16:37
D.S
foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Një tjetër person ka vdekur në një spital të Shkupit pasi u infektua me&nb...
Bota
27 August 2026, 15:54
D.S
BOSNJE- Ka ndërruar jetë Ratko Mlladiç i njohur ndryshe si "Kasapi i Ballkanit", i cili lindi më 12 mars 1942 në Kalinovik dhe...
Bota
27 August 2026, 15:21
G.M
ALASKË- Katër persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël pranë qytetit bregdetar të ...
Bota
27 August 2026, 13:06
G.M
Foto ilustruese
GJERMANI- Vala e të nxehtit në Gjermani ka shkaktuar më shumë se 15 mijë viktima sipas shifrave të bëra ...
Bota
27 August 2026, 12:57
G.M
John Ratcliffe
RUSI- Vizita e fshehtë e drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë këtë javë ka zbardhur dy mesazhe t&...
Bota
27 August 2026, 12:21
G.M
Mbreti Harald i Norvegjisë
NORVEGJI- Gjendja shëndetësore e Mbretit Harald të Norvegjisë, i cili është sh...