28 April 2026, 15:55
Nga E.d
Donald Trump
SHBA- Konflikti Iran-SHBA ka hyrë në një fazë tjetër, me sanksione dhe bllokada detare, duke paralajmëruar çmime të larta të energjisë dhe përshkallëzim të mundshëm ushtarak. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump tha se Irani i ka informuar se është në një gjendje kolapsi dhe se dëshiron hapjen e ngushticës së Hormuzit.
Irani ka propozuar rihapjen e ngushticës së Hormuzit në këmbim të heqjes së bllokadës amerikane, një propozim që SHBA nuk e ka pranuar. Mediat shkruajnë se SHBA mban forcat ushtarake në Lindjen e Mesme dhe bllokadën, ndërsa tensionet po ndikojnë në tregjet globale të energjisë. Lidhur me këtë, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar tërheqjen e tyre nga OPEC dhe OPEC+ si rezultat i situatës së tregut të energjisë.
Dilema e presidentit amerikan: Veprim ushtarak apo presion përmes sanksioneve
Sipas këshilltarëve të tij, Trump duket i ndarë midis sulmeve të reja ushtarake dhe vazhdimit të strategjisë së "presionit maksimal" përmes sanksioneve, që synojnë të detyrojnë Iranin në negociata për programin e tij bërthamor.
"E vetmja gjë që ata kuptojnë janë bombat," thuhet se i tha ai kohët e fundit një këshilltari.
Propozimi i Iranit dhe hezitimi amerikan
Irani ka propozuar rihapjen e ngushticës së Hormuzit në këmbim të heqjes së bllokadës amerikane në portet iraniane, por pa një marrëveshje të menjëhershme. Burimet amerikane thonë se Trump nuk duket i gatshëm ta pranojë propozimin. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Caroline Levitt nënvizoi se "vijat e kuqe" të SHBA-së mbeten të qarta.
Në të njëjtën kohë, në një postim në Truth Social në deklaratën e parë pas shqyrtimit të propozimit iranian, ai shkroi se Irani i ka kërkuar SHBA-së hapjen e menjëhershme të ngushticës së Hormuzit, pasi është në një gjendje kolapsi.
"Irani sapo na ka informuar se është në një 'gjendje kolapsi'. Ata duan që ne të "hapim ngushticën e Hormuzit" sa më shpejt të jetë e mundur, pasi po përpiqen të sqarojnë situatën në udhëheqjen e tyre (gjë që besoj se do t'ia dalin!). Faleminderit për interesin që keni treguar për këtë çështje!" tha presidenti amerikan./Dosja.al
iran shba lufta
Bota
28 April 2026, 15:36
E.d
Foto ilustruse
ARABIA SAUDITE- Emiratet e Bashkuara Arabe kanë deklaruar se po largohen nga grupet Opec dhe Opec+ të vendeve kryesore prodhuese t...
Bota
28 April 2026, 15:20
D.S
Bllokada e Marinës amerikane ndaj porteve iraniane, që tashmë ka hyrë në javën e tretë, ka ndalur pothuajse të gjith&e...
Bota
28 April 2026, 15:05
E.d
Prokurorja për Distriktin e Kolumbisë, Jeanine Pirro, dhe ushtruesi i detyrës së prokurorit të përgjithshëm amerikan, Todd ...
Bota
28 April 2026, 15:02
E.d
Foto ilustruse
Çmimet e naftës u rritën me gati 2%, duke zgjeruar fitimet e shënuara në ditën e mëparshme të treg...
Bota
28 April 2026, 11:48
E. D
ATHINË- Një 89-vjeçar ka hapur zjarr në dy institucione të ndryshme në Athinë, ku si pasojë disa persona kan&eu...
Bota
28 April 2026, 10:14
E. D
Rubio, Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka thirrur ekipin e sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë p...
Bota
28 April 2026, 09:26
E. D
Cole Tomas Allen
SHBA- I dyshuari për të shtënat në një ceremoni në Uashington, ku do të fliste edhe presidenti amerikan...
Bota
28 April 2026, 09:15
E. D
Google
SHBA- Kompania Google, në pronësi të Alphabet Inc, ka nënshkruar një marrëveshje me Pentagonin për përdorimi...
Bota
28 April 2026, 09:05
E. D
KOSOVË- Në fermat e Kosovës, qumështi prodhohet, por gjithnjë e më shpesh mbetet pa u shitur. Fermerët paralajmërojn&e...
Bota
28 April 2026, 09:02
E. D
Për 11 vjet rresht, shpenzimet ushtarake globale kanë qenë në rritje të vazhdueshme dhe kjo vazhdoi në vitin 2025. Qeveritë...