Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Edhe sot qetësi në Banjskë, pamje nga vendi i ngjarjes (FOTO)
Mediat e Kosovës kanë siguruar disa pamje nga vendi i ngjarjes, ku ka ende forca të shtuara të Policisë. Kujtojmë se këta të fundit përfunduan dje aksionin dhe njëpjesë të hetimeve afër Manastirit, ku më 24 shtator u vra polici Afrim Bunjaku.
27 September 2023, 19:56Nga a.l
Foto nga Banjska
KOSOVË- Situata mbrëmjen e sotme në fshatin Banjskë të Zveçanit ku ndodhi sulmi i armatosur i serbëve, 3 ditë më parë, paraqitet e qetë dhe deri më tani nuk është shënuar ndonjë incident.
Mediat e Kosovës kanë siguruar disa pamje nga vendi i ngjarjes, ku ka ende forca të shtuara të Policisë. Kujtojmë se këta të fundit përfunduan dje aksionin dhe njëpjesë të hetimeve afër Manastirit, ku më 24 shtator u vra polici Afrim Bunjaku.
Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi./Dosja.al