17 April 2023, 16:13
Nga a.l
Mazllam Mazllami
KOSOVË- Hoxha Mazllam Mazllami, videoja e të cilit u bë viral në rrjet ku shfaqej duke sharë flamurin kombëtar shqiptar, ka kërkuar falje, pasi u kritikua nga qytetarët dhe jo vetëm. Hoxha nga Prizreni i cili mori vëmendje pasi besimtarët i dhuruan një makine luksoze të tipit Mercedes Benz me rastin e daljes në pension, u kritikua pasi në internet dje qarkulloi një video ku ai e quan flamurin “leckë” dhe “harrën”.
Në një intervistë të dhënë këtë të hënë në Euronews Albania, Mazllami tha se qëllimi nuk ishte të denigrohej flamuri kombëtar, por të tregonte vetëm se ai nuk e adhuron flamurin.
“Këtu ka një keqkuptim. Kjo video është inçizuar më herët. Flamuri sipas fjalëve të mia është një bezë që në të është e vizatuar shqiponja. Nuk ishte qëllimi për të përdhosur dhe nënçmuar flamurin, diçka që prindërit tanë e kanë ngritur përpara 110 viteve në Vlorë. Kush jam unë për ta përdhosur një gjë të tillë. Është shumë gabim t’i lexoni gjërat mbrapsht. Leckë u përdor për të treguar një bezë në të cilën është vizatuar flamurin. Edhe unë jam shqiptar. Unë kam dashur të them se ne nuk e adhurojmë flamurin. Është bërë zhurmë gazetareske”, tha ai.
Në fund të fjalës së tij ai kërkoi ndjesë për deklaratën e bërë duke thënë se ai s’është askushi që të denigrojë simbolin kombëtar të shqiptarëve.
“Nëse është keqkuptuar kështu, unë njeri jam, edhe unë gaboj, kështu që i kërkoj falje opinionit”, tha ai.
Hoxha së fundmi u bë i njohur pasi ‘xhemati’ i dhuroi një Mercedes luksoz me rastin e daljes në pension, gjë e cila është kritikuar nga gazetari Valon Syla i cili me ironi në një shkrim të publikuar në faqen e tij zyrtare në 'Facebook' e quajti 'Mulla Mercedesi'. Syla u dhunua dhe u sulmua nga disa persona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ai pësoi lëndime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor, nga QKUK-ja tha se sulmuesit ishin “tre islamikë fanatikë”.
mazllam mazllami
Bota
17 April 2023, 15:19
a.d
Rishi Sunak
BRITANI- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, po hetohet nga komisioneri parlamentar pasi dyshohet se ka thyer kodin e sj...
Bota
17 April 2023, 16:04
I.A
Michael Davenport dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurtit është takuar me ambasadorin e OSBE-së, Michael Daven...
Bota
17 April 2023, 15:19
a.d
Votimi i 14 majit pritet të jetë gara më e diskutuar në qeverisjen 20-vjeçare të Erdoganit.
Zgjedhjet e muajit të ardh...
Bota
17 April 2023, 16:04
k.m.
Foto ilustruese
Kompania “Dominion Voting Systems”, e cila prodhon pajisje elektronike për numërimin automatik të votave, ngriti...
Bota
17 April 2023, 15:19
a.d
Inteligjenca holandeze
HOLANDË- Kina është kërcënimi më i madh për sigurinë ekonomike holandeze, tha të h&eum...
Bota
17 April 2023, 15:45
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Në 24-vjetorin e masakrës në fshatin Çikatovë e Vjetër të Komunës së Drenasit, krye...
Bota
17 April 2023, 15:19
a.d
SpaceX
Kompania komerciale e fluturimeve hapësinore SpaceX hoqi dorë nga fluturimi i saj i parë testues i planifikuar i Starship, një r...
Bota
17 April 2023, 15:19
a.l
Protestë në Çeki
ÇEKI- Mijëra njerëz kanë protestuar në kryeqytetin çek, Pragë, duke i bër&eu...
Bota
17 April 2023, 15:30
I.A
Sergio Mattarella
POLONI- Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella ndodhet në Varshavë për një vizitë...
Bota
17 April 2023, 15:29
k.m.
Britta Ernst
GJERMANI- Ministrja e Arsimit e Brandenburgut dhe gruaja e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, Britta Ernst ka dhënë dorëheqjen. E...