Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Emiratet e Bashkuara Arabe janë partneri më i madh tregtar i Gjermanisë në rajonin e Gjirit Persikpër nga vëllimi i tregtisë.
Gjatë vizitës shtetërore të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan në Berlin, zyrtarët emiratas dhe qeveria gjermane njoftuan se Emiratet planifikojnë të investojnë 40 miliardë euro në Gjermani.
Me këtë investim vlera e përgjithshme e investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe në ekonominë gjermane, të cilat deri tani shkojnë në rreth 34 miliardë euro, do të rriten më tej. Presidenti federal gjerman, Frank-Walter Steinmeier, e priti mysafirin e tij me nderime ushtarake në vilën Borsig në Berlin. Në mbrëmje Steinmeieri organizoi edhe një banket shtetëror për nder të presidentit emiratas.
Sipas njoftimit zyrtar të Berlinit, dy presidentët, Frank-Walter Steinmeier dhe Mohamed bin Zayed Al Nahyan, "e përshëndetën shpalljen e paketës së investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe me vlerë 40 miliardë euro në Gjermani”. Në këtë paketë përfshihen investime në infrastrukturën e inteligjencës artificiale, përfshirë ndërtimin e qendrave të reja moderne të të dhënave si dhe në fushën e energjisë, thuhet më tej në deklaratë.
Çfarë i bën Emiratet kaq të vlefshme për Gjermaninë?
Gjatë ceremonisë për shkëmbimin e marrëveshjeve në prani të kancelarit Friedrich Merz dhe presidentit të Emirateve, Merz deklaroi: "Emiratet e Bashkuara Arabe janë një partner i rëndësishëm dhe shumë i vlefshëm për Republikën Federale të Gjermanisë”
Ministri i Teknologjisë i Emirateve, Sultan Al Jaber, tha se Gjermania ka qenë për dekada me radhë një partner i rëndësishëm strategjik dhe ekonomik për vendin e tij. Ai shtoi se investimet e reja të planifikuara tregojnë synimin e Emirateve për ta zgjeruar edhe më tej këtë marrëdhënie.
Emiratet e Bashkuara Arabe janë partneri më i madh tregtar i Gjermanisë në rajonin e Gjirit Persikpër nga vëllimi i tregtisë. Vitin e kaluar vlera e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve arriti rreth 13 miliardë euro. Gjermania eksportoi mallra me vlerë rreth 11 miliardë euro, ndërsa importet nga Emiratet kapën një shifër prej afërsisht 2 miliardë euro.
Dialog strategjik mes dy vendeve
Të dyja palët ranë dakord për investime në qendra të dhënash, për bashkëpunim në fushën e sistemeve të informacionit dhe për krijimin e një formati dialogu strategjik.
Në kuadër të këtij mekanizmi do të koordinohen dhe drejtohen bashkëpunimet në fusha si siguria, mbrojtja, energjia dhe klima, por edhe kultura dhe transporti.
Si pjesë e marrëveshjes kompania ajrore Emirates do të lejohet të fluturojë drejt një qyteti tjetër në Gjermani. Ky do të ishte destinacioni i pestë i saj në Gjermani.
Ministrja gjermane e Ekonomisë, Katharina Reiche, mblodhi në një takim përfaqësues të të dy vendeve nga sektorët e teknologjive ushtarake dhe të mbrojtjes. Më pas ajo vuri në dukje potencialin e madh të bashkëpunimit.
Sipas Reiche-s, industria gjermane është drejtuese në aspektin teknologjik, veçanërisht në fushat e mbrojtjes ajrore, të sigurisë ajrore dhe të pastrimit të minave detare. Për këtë arsye Gjermania ka mundësinë të japë një "kontribut thelbësor për sigurinë e Emirateve të Bashkuara Arabe”./DW
Donald Trump, J.D. Vance dhe Marco Rubio SHBA- Dy vjet para përfundimit të mandatit të tij të dytë si president, Donald ...
Pamje nga sulmi SHBA- Sot bëhen 25 vjet që nga sulmet e 11 shtatorit, ndërsa bota bashkohet për të përkujtuar 2,977 njer...
Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me homologun e tij amerikan Donald Trump...
Udhëheqësi i Al-Kaidës, Osama bin Laden, u vra nga forcat speciale amerikane më 2 maj 2011 Farhad N. ishte vetëm disa muajsh kur, ...
Pamje UKRAINA- Një sulm me dron rus goditi një qendër tregtare në qendër të qytetit të Pavlogradit në Ukrain&e...
Nicolas Maduro SHBA- Celia Flores, gruaja e Nicolas Maduro-s, i cili po përballet me akuza për trafik droge në Shtetet e Bashkuara...
Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se pritet të takohet me presi...
Foto ilustruse SHBA- Qeveria e Nikaragua vendosi dje të mbyllë ambasadën e vendit në Republika Domenikane, në sfond...
Foto ilustruese ANGLI- Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në Bromley High Street, në juglindje...
Foto ilustruese DANIMARKA- Qeveria daneze ka propozuar ndalimin e plotë të përdorimit të telefonave celularë në shkollat fill...