26 August 2023, 12:20
Nga a.l
Gabriel Escobar
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka zhvilluar dje një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Escobar ka përsëriti rëndësinë e RMV-së si partner i SHBA-së, ndërsa shtoi se është vendi që është i përfshirë në çdo diskutim të madh për stabilitetin rajonal dhe europian. Ai gjithashtu ka folur edhe për opozitën në Maqedoni të Veriut të cilët dolën kundër ndryshimeve kushtetuese që janë kriter kyç për rrugën europiane të këtij shteti.
“Doja ta bëja të qartë se SHBA-ja zgjedh si partnerë në Ballkan ata që e afrojnë rajonin me Europën, ata që tregojnë përkushtimin e tyre ndaj NATO-s dhe që vazhdojnë luftën kundër korrupsionit. Kjo është pritshmëria jonë. Ajo që po ndodh tani, me mundësitë që janë paraqitur, për avancimin e statusit kandidat të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Euvropian, është pjesë e këtij procesi. Unë nuk po kërkoj që njerëzit të mbështesin Qeverinë. Unë i kërkoj popullit – ju lutemi punoni me ne, për të mbështetur rrugën europiane, sepse do të na sjellë dobi edhe neve”, tha Escobar për mediumin 360° në Maqedoninë e Veriut.
Ai gjithashtu përmendi edhe rolin e shtetit fqinj për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Ai theksoi se SHBA-ja në Ballkan zgjedh për partnerë ata që janë të përkushtuar ndaj BE-së e NATO-s.
“Dhe ka bërë shumë, kjo qeveri ka bërë shumë. Pra – po, unë gjithmonë kam një arsye për të qenë në Shkup, por duhet të them se pjesë e saj është se ne jemi shumë të kënaqur që procesi është i hapur. Sepse, si partner, Maqedonia e Veriut na ka ndihmuar për Afganistanin, për NATO-n, për Rusinë, për Ukrainën, madje na ka ndihmuar të krijojmë kushte për marrëveshjen historike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne e vlerësojmë partneritetin tuaj në NATO dhe kemi nevojë për ju. Amerika gjithashtu ka nevojë për ju në Bashkimin Europian. Të kesh një mik të tillë në një organizatë tjetër të rëndësishme, për ne një mundësi e tillë është shumë pozitive. Pra, po, jam i kënaqur që procesi është i hapur dhe jam i lumtur që jam këtu në këtë pikë", tha ai.
gabriel escobar
Bota
26 August 2023, 12:05
f.i
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti i Rusisë Vladimir Putin nënshkroi një dekret të ri që kërkon nga grupet mercenare, ...
Bota
26 August 2023, 12:02
a.l
Saida Mirziyoev
UZBEKISTAN- Presidenti i Uzbekistanit Shavkat Mirziyoyev ka emëruar vajzën e tij të madhe Saida Mirziyoyeva si ndihm&eu...
Bota
26 August 2023, 11:53
a.l
Pinguin
Shkencëtarët në Antarktikë deklarojnë se mijëra pinguinë janë vrarë si pasojë e ndryshimeve klima...
Bota
26 August 2023, 11:57
f.i
Ali Ahmeti dhe Gabriel Escobar
KOSOVË- Kreu i BDI, Ali Ahmeti ka reaguar pas takimit me zv.ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Gabriel Es...
Bota
26 August 2023, 11:48
f.i
pamje nga vendngjarja
INDI- Nëntë persona humbën jetën në Indinë jugore sot kur një zjarr shpërtheu në nj...
Bota
26 August 2023, 11:44
a.l.
Nigeri
NIGERI- Administrata ushtarake e Nigerit njofton se ka urdhëruar vetëm ambasadorin francez të largohej nga vend...
Bota
26 August 2023, 11:29
a.l
Mark Milley
SHBA- Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, Mark Milley deklaron se luftëtarët ukrai...
Bota
26 August 2023, 11:23
a.l
Sudan
SUDAN- Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaron se lufta në Sudan po nxit një emergjencë humanitare. Luftimet i...
Bota
26 August 2023, 11:12
a.l
Haëaii
SHBA- Rreth 388 persona kanë humbur gjurmët pas zjarreve shkatërruese në Haëaii. Autoritetet dhe ekipet e kërkim-...
Bota
26 August 2023, 11:01
a.l
Vera
FRANCË- Kërkesa për blerjen e verës në Francë ka rënë. Së fundmi qeveria ka marrë një vendim p&...