29 September 2024, 21:17
Nga N.F
Foto ilustruese
SIRI- Ushtria amerikane tha të dielën se 37 militantë, të lidhur me grupin ekstremist Shteti Islamik dhe grupin e al-Qaedas, janë vrarë në dy sulme ajrore në Siri. Dy nga të vrarët ishin militantë të lartë, tha ajo. Komanda Qendrore e SHBA-së tha se kreu sulme ajrore në veriperëndim të Sirisë ndaj një militanti të lartë nga grupi i lidhur me al-Qaedan, Hurras al-Deen, dhe tetë të tjerëve.
Ajo thotë se ata ishin përgjegjës për udhëheqjen e operacioneve ushtarake. Ushtria amerikane njoftoi gjithashtu se kreu një sulm më 16 shtator ndaj një kampi stërvitor të Shtetit Islamik në një lokacion të largët të pazbuluar në Sirinë qendrore. Në atë sulm u vranë 28 militantë, përfshirë “së paku katër liderë sirianë”.
“Sulmi ajror do t’ia pamundësojë Shtetit Islamik të kryejë operacione kundër interesave amerikane, si dhe kundër aleatëve dhe partnerëve tanë”, thuhet në njoftim.
Rreth 900 trupa amerikanë ndodhen në Siri, bashkë me një numër të pazbuluar të kontraktuesve, në përpjekje për të mos e lejuar grupin ekstremist Shteti Islamik të rikthehet. Shteti Islamik kishte bërë kërdi në Irak dhe Siri më 2014, duke marrë nën kontroll pjesë të madhe të territorit.
Forcat amerikane i këshillojnë dhe ndihmojnë aleatët e vet kryesorë në verilindje të Sirisë, Forcat Demokratike të Sirisë të udhëhequra nga kurdët, të cilat ndodhet jo larg zonave strategjike ku grupet militante të mbështetura nga Irani kanë prani./ REL
sulmet ajrore amerikane siri grupe ekstremiste
Bota
29 September 2024, 21:11
N.F
Nenad Rashiç
KOSOVË- Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç së fundmi ësht&...
Bota
29 September 2024, 20:14
N.F
Foto ilustruese
PODGORICË- Sot në Podgoricë u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e kryeqytetit të Malit t&...
Bota
29 September 2024, 19:41
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Ndërsa udhëheqësit botërorë marrin pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme t&e...
Bota
29 September 2024, 18:17
N.F
Herbert Kickl
AUSTRI- Partia e së djathtës ekstreme, Partia e Lirisë (FPO), i ka fituar të dielën zgjedhjet e përgjithshme n&...
Bota
29 September 2024, 17:35
N.F
Kirby
SHBA- Izraeli nuk do të mund t'i kthejë në mënyrë të sigurt qytetarët e vet në shtëpitë e tyre n&eu...
Bota
29 September 2024, 17:16
N.F
Hashem Safdin
LINDJE E MESME- Mes një sërë sulmesh dhe me humbje të konsiderueshme në radhët e zyrtarëve të lart&eu...
Bota
29 September 2024, 16:32
N.F
Sulmet
UKRAINË- Autoritetet ruse pretendojnë se kanë rrëzuar 125 dronë ukrainas të dielën, gjë që pasqyron p&e...
Bota
29 September 2024, 15:24
N.F
Foto ilustruese
SERBI- Kur një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, preside...
Bota
29 September 2024, 15:00
N.F
Donika Gërvalla
KOSOVË- Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka komentuar gjatë një takimi në SHBA, qëndr...
Bota
29 September 2024, 12:03
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Pse kaq shumë njerëz në Gjermaninë Lindore votojnë veçanërisht për part...