LIVE UPDATES
Bota

Sulmet e Iranit ndaj Diego Garcias rrisin nivelin e alarmit në Evropë

Ato kanë shqyrtuar mundësinë për të ndihmuar në zhbllokimin e Ngushticës së Hormuzit, por kanë theksuar se një veprim i tillë do të bëhej vetëm pas ndonjë armëpushimi dhe - mundësisht - me mandat nga Kombet e Bashkuara.

23 March 2026, 19:46 Nga E. D

Sulmet e Iranit ndaj Diego Garcias rrisin nivelin e alarmit në Evropë

IRAN- Vendet evropiane janë përpjekur të shmangin përfshirjen e thellë në luftën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, e cila tashmë ka hyrë në javën e katërt.

Ato kanë shqyrtuar mundësinë për të ndihmuar në zhbllokimin e Ngushticës së Hormuzit, por kanë theksuar se një veprim i tillë do të bëhej vetëm pas ndonjë armëpushimi dhe - mundësisht - me mandat nga Kombet e Bashkuara.

Por, më 21 mars, kërcënimi u bë më i dukshëm, kur Irani dëshmoi se raketat e tij kanë potencial të arrijnë qytetet evropiane.

Teherani lëshoi dy raketa balistike drejt Diego Garcias - një bazë e përbashkët amerikano-britanike në Oqeanin Indian, rreth 4.000 kilometra larg territorit iranian - dhe zyrtarët në Bruksel dhe më gjerë nisën ta marrin më seriozisht situatën.

Më herët, Irani - nën sundimin e udhëheqësit të ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei - kishte mbajtur një kufi për rrezen e raketave balistike në 2.000 kilometra.

Khamenei u vra nga një sulm i SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit më 28 shkurt. Dhe, ky kufi tani duket se nuk ekziston më - gjë që ka rritur shqetësimin në Evropë.

Brukseli tashmë është i angazhuar në një luftë më të afërt: pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, që ka hyrë në vitin e pestë. Deri më tani, blloku i ka ndarë Ukrainës mbi 70 miliardë euro ndihmë ushtarake.

“Ky është për ne një dimension i ri i luftës [me Iranin]”, thotë një zyrtar i lartë i BE-së, duke folur për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti.

“Le të jemi të sinqertë - mbrojtja jonë ajrore është mjaft e varfëruar tani”, sipas tij.

Shumë vende evropiane kanë kontribuar në mbrojtjen ajrore të Kievit, por gjithashtu kanë kuptuar se ka boshllëqe të konsiderueshme në mbrojtjen ajrore të kontinentit - nëse ajo do të testohej ndonjëherë.

Ndërsa posedojnë teknologji me cilësi të lartë, si raketa Patriotë, sisteme raketore SAMP/T dhe IRIS-T, disa ministri evropiane të Mbrojtjes pranojnë hapur se kanë mungesa të konsiderueshme në interceptorë.

Evropa do të përballej, gjithashtu, me vështirësi ndaj të ashtuquajturave sulme të “ngopjes”, të përdorura nga Rusia në Ukrainë, ku sistemet e mbrojtjes ajrore mbingarkohen nga një valë sulmesh që përfshijnë ndërhyrje elektronike, sulme kibernetike, dronë dhe lloje të ndryshme raketash.

Kontinenti mbetet ende shumë i varur nga Shtetet e Bashkuara për mbulim në distanca të gjata, dhe pikërisht këtu hyn në lojë kërcënimi potencial i Iranit ndaj Evropës.

Duke komentuar sulmet ndaj Diego Garcias, shefi i ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, theksoi se “këto raketa nuk janë të destinuara për të goditur Izraelin. Rrezja e tyre arrin në kryeqytetet evropiane; Berlini, Parisi dhe Roma janë të gjitha brenda rrezes së drejtpërdrejtë të kërcënimit”.

Eksperti i pavarur i mbrojtjes me bazë në Izrael, Michael Horowitz, tha për Radion Evropa e Lirë më 21 mars se “Irani nuk mund të shihet më si një kërcënim i kufizuar në Lindjen e Mesme. Ai po ndërton kapacitete që synojnë t’i rrisin kostot edhe për kundërshtarët më të largët”.

“Po të isha evropian, do të isha i shqetësuar”, tha ai.

Ministri britanik i kabinetit, Steve Reed, tha më 22 mars se një raketë e lëshuar drejt Diego Garcias “ra para destinacionit”, ndërsa një tjetër raketë “u interceptua”.

Ai, gjithashtu, i hodhi poshtë pretendimet izraelite se Evropa mund të ishte objektiv, duke shtuar se “nuk ka pasur ndonjë vlerësim që i mbështet pretendimet se Irani po planifikon të godasë qytetet evropiane me raketa balistike, ose ka kapacitetin për ta bërë këtë”.

Dronët iranianë, deri më tani, janë interceptuar mbi bazat ushtarake britanike në Qipro, ndërsa Turqia - anëtare e NATO-s - ka interceptuar tri raketa balistike në raste të ndryshme, në fillim të marsit.

NATO-ja nuk dha komente të reja për Radion Evropa e Lirë pas sulmeve ndaj Diego Garcias, por iu referua deklaratës së saj për rastet në të cilat Turqia i interceptoi me sukses sulmet.

“BMD-ja (Mbrojtja Kundër Raketave Balistike) e NATO-s ka qenë efektive ndaj raketave iraniane në Turqi - çfarë është pikërisht ajo për të cilën është dizajnuar”, tha për Radion Evropa e Lirë Oana Lungescu, ish-zëdhënëse e NATO-s, aktualisht bashkëpunëtore në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara për Studime të Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Një zyrtar i NATO-s, duke folur për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, gjithashtu vuri në dukje se BMD-ja e NATO-s është dizajnuar pikërisht për të përballuar raketat iraniane - jo domosdoshmërisht ato ruse - kur është ndërtuar në fillim të viteve 2000 dhe është bërë operacionale në vitin 2012.

Gjermania ka qendrën e komandës në bazën e saj ajrore Ramshtajn, ndërsa mbrojtja aktuale nga raketat është e vendosur në bazat polake dhe rumune.

Turqia ka një radar dhe Spanja ka katër anije të afta për BMD-në në bazën e saj detare, Rota.

Megjithatë, BMD-ja e NATO-s ka një gjurmë të konsiderueshme të SHBA-së që e bën Evropën të varur nga mbrojtja ushtarake amerikane.

Robert Pszczel - ish-zyrtar i NATO-s dhe ekspert aktual i sigurisë në Qendrën për Studime Lindore, organizatë me qendër në Varshavë - thotë për Radion Evropa e Lirë se “supozimi aktual është se sistemi është operativ dhe po bën pikërisht atë që duhet ta bëjë”.

“Sigurisht, është një sistem i veçantë me elemente të rëndësishme të siguruara nga SHBA-ja”, thotë Pszczel./REL

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin