LIVE UPDATES
Bota

Sulmet e Ukrainës e detyrojnë Rusinë ta përpunojë naftën jashtë vendit

Kievi ka nxjerrë jashtë funksionit dhjetëra rafineri nafte në Rusi me sulme me dronë që ka kryer gjatë muajve të fundit, me synimin që të pengojë aftësinë e Moskës për të financuar dhe mbështetur luftën e saj në shkallë të plotë kundër Ukrainës, të nisur më 2022.

3 September 2026, 18:57 Nga G.M
Sulmet e Ukrainës e detyrojnë Rusinë ta përpunojë
Rafineria e naftës e Gazprom Neft në Moskë ishte në shënjestër të dronëve ukrainas më 18 qershor.

Teksa Ukraina po godet rafineritë e Rusisë dhe mungesa e karburanteve po përkeqësohet në të gjithë vendin, Moska tani po kthen sytë nga vendet e tjera për të përpunuar naftën e saj. Kievi ka nxjerrë jashtë funksionit dhjetëra rafineri nafte në Rusi me sulme me dronë që ka kryer gjatë muajve të fundit, me synimin që të pengojë aftësinë e Moskës për të financuar dhe mbështetur luftën e saj në shkallë të plotë kundër Ukrainës, të nisur më 2022.

Rusia veçse ka ndalur eksportet për të frenuar krizën me karburante dhe ka vendosur masa për racionim. Tani, Moska ka arritur një marrëveshje me një rafineri të vogël private në Kazakistan për të përdorur ndërtesat e saj. Por, ekspertët thonë se kjo lëvizje nuk ka gjasa të zgjidhë mungesën e rëndë me karburante në Rusi, teksa Moska është kundërpërgjigjur duke shënjestruar ndërtesa energjetike të Ukrainës.

Ministri kazak i Energjisë, Yerlan Akkenzhenov, tha më 25 gusht se rafineria Kondensat në Kazakistanin perëndimor do të përpunojë naftë bruto ruse, ndërsa rreth 70 për qind e saj do të dërgohet sërish në Rusi. Rusia, një shtet me 143 milionë banorë, konsumon deri në 120.000 tonë metrikë benzinë në ditë gjatë muajve të verës, sipas një vlerësimi të Reuters. Por, rafineria Kondensat mund të prodhojë vetëm deri në 200.000 tonë metrikë benzinë në vit, duke mbuluar rreth 0.3 për qind të kërkesës ditore të Rusisë për benzinë.

John Roberts, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin e Atlantikut, një institut me bazë në Uashington, tha se përballë mungesës së rëndë me karburante, edhe furnizimet më të vogla shtesë me benzinë dhe naftë mund ta ndihmojnë Rusinë. Kjo përfshin edhe vijën e frontit, ku mungesa e karburanteve ka ushtruar presion mbi operacionet ushtarake të Rusisë.

“Është e mundur që kjo të jetë thjesht për shkak të një dëshpërimi të madh nga ana e Rusisë”, tha ai. “Mungesa e karburanteve, e benzinës dhe e naftës është e madhe. Kjo ndihmon, por nuk e zgjidh problemin”.

Lidhjet e Kondensat-it me Rusinë

Rafineria Kondensat, e cila prej vitesh ka funksionuar shumë nën kapacitetin e saj, ka pasur edhe më herët lidhje me Rusinë.

Të dhënat e kompanive e lidhin Kondensat-in me Tatneft-in, kompaninë e pestë më të madhe të naftës dhe rafinerinë e tretë më të madhe të Rusisë, përmes Osprey Investment. Osprey është aksionare në kompaninë kryesore aksionare të Kondensat-it, Birinshi Shina Kompaniyasy, dhe më parë ishte bashkëpronare e Mining Development Company me kompaninë turke të shpërndarjes së karburantit Aytemiz. Tatneft e bleu Aytemiz-in në vitin 2023.

Në vitin 2024, Kondensat nisi të përpunonte naftë ruse, të furnizuar përmes rafinerisë TANECO të Tatneft-it, në rajonin e Tatarstanit. Më vonë atë vit, Kazakistani dhe Rusia ranë dakord që Kondensat të eksportonte në Rusi benzinën e prodhuar nga nafta ruse. Kjo marrëveshje u rinovua në vitin 2025.

Pasi Mbretëria e Bashkuar vendosi sanksione ndaj Tatneft-it në vitin 2025, kompania e naftës transferoi të gjithë aksionet e saj në Aytemiz te TNCI Holding, një kompani investimesh e kontrolluar nga Qeveria e rajonit rus të Tatarstanit. Ky ndryshim hoqi lidhjen e drejtpërdrejtë të Tatneft-it me Aytemiz dhe rrjedhimisht, lidhjen mes Tatneft-it dhe Kondensat-it përmes interesave të përbashkëta të pronësisë së Osprey.

Sa larg mund ta çojë Rusia modelin e Kondensat?

Teksa Ukraina vazhdon të nxjerrë jashtë funksionit rafineritë ruse, ekspertët thonë se Moska ka të ngjarë të kthejë sytë nga më shumë objekte në Azinë Qendrore. Rusia është një fuqi e rëndësishme politike dhe ekonomike në këtë rajon të pasur me burime të energjisë, i cili dikur ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.

“Veçanërisht do të përpiqen të ushtrojnë presion ndaj Kazakistanit dhe më pas Uzbekistanit, për t’u siguruar atyre sa më shumë benzinë dhe naftë që të jetë e mundur”, tha Roberts i Këshillit Atlantik.

Hennadii Ryabtsev, analist ukrainas i energjisë, tha se në Azinë Qendrore nuk ka kapacitete të tepërta dhe se rajoni është “i paaftë të ndikojë në mënyrë të madhe në situatën në Rusi”.

“E njëjta gjë vlen edhe për Kazakistanin, Kirgizinë, Indinë, Kinën dhe Bjellorusinë, sepse për tregun rus këto janë pika uji në oqean”, tha ai për Schemes, njësinë hulumtuese të Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë.

Qeveritë e Azisë Qendrore gjithashtu ka të ngjarë të jenë të kujdesshme për t’u shndërruar në furnizuese të energjisë të Rusisë gjatë luftës, e cila është përballur me sanksione të ashpra perëndimore për shkak të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës.

“Ata duhet të mendojnë: Çfarë ndikimi do të ketë kjo në tregtinë e tyre me pjesën tjetër të botës? Ata nuk duan të përfundojnë nën sanksione. Por, ndoshta pika më e rëndësishme është se, pavarësisht nëse sanksionet janë të drejtpërdrejta apo jo, kjo do të godasë investimet e huaja që marrin nga vende të tjera përveç Rusisë”, tha Roberts.

Vladyslav Vlasiuk, komisionari i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për politikën e sanksioneve, tha se Kievi nuk mendon se “Rusia do të ketë një varg furnizuesish të gatshëm të produkteve të naftës, sepse të gjithë e kuptojnë se kjo ka të bëjë kryesisht me nevojat ushtarake”.

“Kjo po ashtu ndikohet edhe nga mundësia e vendosjes së sanksioneve ndaj atyre që ndihmojnë Rusinë, raste të tilla veçse kanë ndodhur”, tha ai për Schemes./REL

ukraine rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin