14 May 2025, 12:51
Nga E. D
foto ilustruese
GAZA- Të paktën 22 fëmijë janë vrarë në Rripin e Gazës mëngjesin e së mërkurës si pasojë e sulmeve të pareshtura ajrore të Izraelin në gjithë Gazën, thanë zyrtarët shëndetësorë dhe spitalet lokale.
Në këto sulme u vranë të paktën 60 njerëz në përgjithësi, raportoi Ministria e Shëndetësisë në Gazë, përfshirë gati 50 njerëz rreth Xhabalias në veri të Gazës dhe 10 të tjerë në qytetin jugor Han Junis.
Sulmet ndodhën një ditë pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – e liroi një peng izraelito-amerikan në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, dhe derisa presidenti Donald Trump po kryente një vizitë në Arabinë Saudite.
Të martën, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se “nuk ka shanse” që Izraeli ta ndalë luftën në Gazë, duke shuar shpresat për arritjen e ndonjë armëpushimi.
Ushtria izraelite nuk ka dashur të flasë për sulmet e së mërkurës, por kishte paralajmëruar banorët e Xhabalias që të largoheshin të martën vonë në mbrëmje, për shkak të infrastrukturës militante në zonë, përfshirë raketahedhësve.
Në komunikatën e publikuara nga zyra e Netanyahut të martën, kryeministri tha se forcat izraelite janë vetëm disa ditë larg përshkallëzimit të premtuar të forcës dhe do të futën në Gazë “me forcë të madhe për ta përfunduar misionin... Kjo do të thotë shkatërrimin e Hamasit”.
Izraeli e ka ndaluar plotësisht importin në Gazë, përfshirë importimin e ushqimit dhe ilaçeve, për më shumë se 10 javë.
Organizatat humanitare thonë se furnizimet me ushqime janë drejt përfundimit dhe uria është përhapur gjerësisht.
Izraeli thotë se po e bën këtë në mënyrë që të ushtrojë trysni ndaj Hamasit për t’i liruar pengjet.
Ushtria izraelite e rifilloi ofensivën në mars, duke e prishur armëpushimin që kishte mundësuar lirimin e më shumë se 30 pengjeve.
Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 59 pengje mbeten në Gaza, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur.
Lufta e Izraelit i ka vrarë më shumë se 52.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./REL
lufta ne gaza
Bota
14 May 2025, 12:27
E. D
MAL I ZI- Mali i Zi dhe Ukraina kanë harmonizuar tekstin e një marrëveshjeje për bashkëpunim dhjetëvjeçar në fush&eu...
Bota
14 May 2025, 11:52
M.L
Foto ilustruese
BRUKSEL- Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për paketën e 17-të të sa...
Bota
14 May 2025, 10:21
M.L
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Volodymyr Zelenskyy ftoi homologun e tij amerikan Donald Trump të udhëtojë për në Turqi nes&...
Bota
14 May 2025, 10:05
M.L
Foto ilustruese
FRANCË- Rrëmbimet në Francë të individëve të lidhur me kompanitë e kriptomonedh...
Bota
14 May 2025, 09:31
M.L
Foto ilustruese
IZRAEL- Zhvendosja e qendrës së gravitetit të politikës së jashtme amerikane drejt atyre që Donald Trump...
Bota
14 May 2025, 09:24
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Një nga vullkanet më aktivë, mali Etna në Italinë jugore, shpërtheu përs...
Bota
14 May 2025, 09:00
M.L
Foto ilustruese
GREQI- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,1 të shkallës Rihter është regjistruar në orë...
Bota
14 May 2025, 08:47
E. D
foto ilustruese
GAZA- Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, nguli këmbë gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Benjami...
Bota
14 May 2025, 08:45
E. D
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Kinajanë dakorduar të hënën për heqjen e pjesshme të tarifave, q&eum...
Bota
14 May 2025, 08:25
M.L
Vladimir Putin
TURQI- Gjatë ditës së nesërme, të enjten, kur diplomatët raportojnë se "dikush nga Rusia, me dikë ng...