21 April 2024, 15:12
Nga E. D
foto ilustruese
GAZA- Sulmet izraelite në Rafah, në jug të Gazës të kryera gjatë natës vranë 18 persona, përfshirë 14 fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë më 21 prill.
Izraeli kryen sulme ajrore në Rafah pothuajse në baza ditore. Në këtë vend gjenden mbi gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës, që është strehuar aty nga luftimet në pjesë të tjera të territorit. Izraeli po ashtu është zotuar se do të dërgojë trupa tokësore në këtë qytet, që gjendet në kufi me Egjiptin, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare, përfshirë nga Shtetet e Bashkuara, që të përmbahet nga një veprim i tillë.
Në sulmin e parë të kryer gjatë natës, një burrë u vra së bashku me gruan dhe fëmijën e tyre tre vjeç. Gruaja ishte shtatzënë dhe mjekët e spitalit Kuvajti, që gjendet pranë, thanë se arritën të shpëtonin foshnjën.
Sulmi i dytë vrau 13 fëmijë dhe dy gra, të gjithë nga familja e njëjtë, thanë autoritetet shëndetësore.
Një ditë më herët, nga një sulm ajror në Rafah ishin vrarë nëntë persona, përfshirë gjashtë fëmijë.
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – deri më tani ka lënë të vrarë më shumë se 34.000 palestinezë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.
Konflikti, që tashmë është në muajin e shtatë, nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.
Lufta në Gazë ka nxitur trazira në rajon, përderisa Irani javën e kaluar kreu sulmin e parë me dronë dhe raketa në tokën izraelite. Izraeli, ndërkaq, raportohet se u kundërpërgjigj gjatë kësaj jave me një sulm me dronë dhe raketa brenda Iranit./REL
lufta në gaza
Bota
21 April 2024, 14:55
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Një njësi e Forcave Mbrojtëse të Izraelit po përballet me sanksione të SHBA-së për trajtimi...
Bota
21 April 2024, 14:38
E. D
Ismail Haniyeh
IZRAEL- Prokurori i Shtetit izraelit paditi të dielën motrën e liderit të Hamasit Ismail Haniyeh me akuzat për nxi...
Bota
21 April 2024, 14:08
E. D
foto ilustruese
GREQI- Lajmi se një vajzë një vjeçare është sjellë e pajetë mbrëmë në spitalin e K...
Bota
21 April 2024, 13:26
E. D
foto nga vendngjarja
IZRAEL- Një civil izraelit i identifikuar si 28-vjeçari Levi është lënduar nga një mjet shpërthye...
Bota
21 April 2024, 13:08
E. D
foto ilustruese
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të shtunën se miratimi i Dhomës së Përfaqësuesve...
Bota
21 April 2024, 13:01
E. D
Avion luftarak rus Su-35
IRAN- Irani do të marrë grupin e parë të gjeneratës së fundit të avionëve luftarakë ...
Bota
21 April 2024, 12:56
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- “Kush i ka qejf paratë, le të provojë fatin në biznes, sepse politika është për të sh&eum...
Bota
21 April 2024, 12:47
E. D
foto ilustruese
GAZA- Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë (UNRVA) njoftoi k&e...
Bota
21 April 2024, 12:34
E. D
Anthony Blinken
KINË- Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken do të udhëtojë në Kinë javën e ardhshme, nga 24 deri ...
Bota
21 April 2024, 12:36
M.B
Elbert Krasniqi,
KOSOVA- Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se procesi i votimit në katër komunat në ver...