9 October 2025, 09:04
Nga E.d
Gustavo Petro
KOLUMBI - Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro ka akuzuar SHBA-në për sulmet në Karaibe. Ai deklaroi se SHBA-të kanë goditur një anije e cila transportonte qytetarë kolumbianë. Ky pretendim është rrëzuar menjëherë nga Shtëpia e Bardhë, e cila tha se kjo është një akuzë e pabazë dhe e dënueshme.
Cbs News shkroi se ushtria amerikane, ka goditur të paktën katër anije të dyshuara për drogë që nga muaji i kaluar.
Administrata e Trump tha se sulmet janë të nevojshme për të ndaluar trafikun e drogës, por kritikët thonë se administratës i mungon miratimi ligjor për të kryer sulmet.
"Indikacionet tregojnë se anija e fundit e bombarduar ishte kolumbiane me qytetarë kolumbianë brenda saj." shkroi në X , Presidenti kolumbian Gustavo Petro.
Petro nuk specifikoi burimin e informacionit të tij ose pse beson se njerëzit në varkë ishin qytetarë kolumbianë, megjithëse tha se shpreson që familjet e tyre të dalin në dritë. Ushtria amerikane nuk i ka identifikuar publikisht pasagjerët e varkës. Shtëpia e Bardhë e denoncoi menjëherë deklaratën e Petros. Ata kërkuan që Presidenti Petro të tërheqë publikisht deklaratën e tij të pabazuar dhe të dënueshme.
Presidenti i Kolumbisë, Petro është përplasur vazhdimisht me administratën Trump. Ai kishte denoncuar edhe më parë sulmet, ndaj anijeve të dyshuara të drogës në një fjalim para Kombeve të Bashkuara muajin e kaluar. Ndërkohë, SHBA-të kanë akuzuar qeverinë e tij se nuk bashkëpunon në përpjekjet kundër trafikimit të drogës.
Presidenti Trump i ka cilësuar sulmet si pjesë të një mase më të gjerë për të luftuar kontrabandën e drogës dhe për të ndaluar rrjedhën e narkotikëve vdekjeprurës në SHBA. Administrata e tij ka cilësuar disa kartele dhe banda të Amerikës Latine si organizata terroriste.
"Secila prej këtyre anijeve është përgjegjëse për vdekjen e 25,000 amerikanëve dhe shkatërrimin e familjeve. Pra, kur e mendon në atë mënyrë, ajo që po bëjmë është në të vërtetë një akt mirësie", tha Trump./Dosja.al
shba kolumbi gustavo petro
Bota
9 October 2025, 08:16
E.d
Foto ilustruse
PALESTINË - Familjet e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza, kanë kërkuar që ti jepet Çmimin N...
Bota
9 October 2025, 07:50
E.d
Donald Trump
SHBA - Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar armëpushuiimin në Gaza. Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se Hama...
Bota
8 October 2025, 22:55
M.L
Foto ilustruese
GJERMANI- Bundestagu votoi të mërkurën për të shfuqizuar një ligj të përshpejtuar për shtet&eu...
Bota
8 October 2025, 22:45
E. D
foto ilustruese
SHBA- Një furnizim me raketa amerikane Tomahawk për Ukrainën mund të ndihmojë në 'shtypjen e Rusisë'. Kj...
Bota
8 October 2025, 21:14
M.L
Wolfgang Porsche
AUSTRI- Në Salzburg, Wolfgang Porsche, manjati i industrisë së famshme të automobilave, po shkakt...
Bota
8 October 2025, 21:05
M.L
Foto ilustruese
FRANCË- Sebastien Lecorni tha se Presidenti francez Emmanuel Macron ka aftësinë të emërojë një...
Bota
8 October 2025, 20:59
E. D
foto ilustruese
GAZA- Negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit janë përqendruar në ndalimin e luftës, tërheqjen ...
Bota
8 October 2025, 20:48
E. D
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Teoria e konspiracionit se shembja e mbulesës në stacionin hekurudhor në Novi Sadi ishte rezultat...
Bota
8 October 2025, 19:51
M.L
Marco Rubio
FRANCË- Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, nuk do të marrë pjesë në takimin ministro...
Bota
8 October 2025, 19:15
M.L
Foto ilustruese
GREQI- Një grua 38-vjeçare, shtatzënë në muajin e tretë, është shtruar me urgjencë në n...