13 July 2026, 17:27
Nga E. D
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha të hënën se Moska do tu përgjigjet ashpër sulmeve ukrainase në territorin e saj. Putin bëri me dije se sulmet do të jenë disa herë më të fuqishme, duke shtuar se shkalla e përgjigjeve të tilla do të rritej.
Tre burime pranë Kremlinit thanë për Reuters javën e kaluar se Putin po i refuzonte thirrjet për bisedime paqeje me Kievin. Ndërsa sulmet ukrainase me dronë ndaj objekteve energjetike dhe porteve ruse thuhet se kanë forcuar qëndrimin e Moskës për vazhdimin e luftës.
Moska ka kërcënuar të përshkallëzojë luftën që ka vazhduar në Ukrainë për më shumë se katër vjet, pasi Kievi ka synuar rafineritë dhe tankerët rusë të naftës në javët e fundit, duke shkaktuar mungesa të mëdha karburanti brenda Rusisë.
Dronët ukrainas goditën 15 anije ruse në Detin e Azov gjatë natës, përfshirë shtatë anije cisterna, tha të hënën komandanti i forcave të dronëve të Ukrainës.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha më herët të hënën se kishte goditur infrastrukturën e përdorur për transportimin e ngarkesave ushtarake për forcat e armatosura ukrainase, duke shkaktuar dëme në portin ukrainas të Chornomorsk, pranë Odessa.
Ministria ruse tha gjithashtu më vonë se dronët rusë kishin bombarduar dy anije mallrash të përdorura nga forcat e armatosura ukrainase në portin e Pivdenny në rajonin e Odessa./Dosja.al
vladimir putin lufta ukraine- rusi
Bota
13 July 2026, 17:13
G.M
Foto ilustruese
SHBA- Një burrë u qëllua për vdekje në Maine të dielën në një incident që p&eum...
Bota
13 July 2026, 17:05
G.M
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Policia britanike ka arrestuar 12 persona në kuadër të një hetimi për një kërcënim...
Bota
13 July 2026, 16:54
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri një ndërhyrje të re me retorikë agresive mbi krizën me Irani...
Bota
13 July 2026, 16:39
G.M
Foto
KINA- Një fenomen meteorologjik spektakolar dhe jashtëzakonisht i rrallë u kap nga kamerat në bregun lindor të Kinë...
Bota
13 July 2026, 16:32
G.M
Mahmoud Ahmadinejad
IRANI- Një raport i publikuar së fundmi hedh dritë mbi një operacion të pazakontë diplomatik që dysh...
Bota
13 July 2026, 16:05
G.M
Foto ilustruese
TURQI- Prokurorët turq kanë urdhëruar arrestimin e gati 1,000 personave të dyshuar për lidhje me rrjetin Gylen, t&...
Bota
13 July 2026, 16:21
E. D
IRAN- Teherani i është përgjigjur deklaratave të mëparshme të Presidentit Donald Trump se SHBA-të do të merrnin k...
Bota
13 July 2026, 15:25
G.M
Foto
GJIRI ADENIT- Një incident i ri sigurie është regjistruar të hënën në Gjirin e Adenit, duke rikthyer shqetësim...
Bota
13 July 2026, 15:20
G.M
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se Ukraina do t’u prezantojë aleatëve evropianë progra...
Bota
13 July 2026, 15:11
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara po marrin kontrollin e Ngushticës së Hormuzit nga Irani ...