13 October 2022, 21:19
Nga I.A
ETIAS
BRUKSEL- Nga viti 2023 të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë në vendet shengen do të përballen me një lëvizje të re. Bëhet fjalë për një sistem të ri vizash, që filtron të gjithë ata që udhëtojnë, për të ruajtur kufijtë e Bashkimit Europian. Sistemi i ri ETIAS i lëvizjes jo vetëm të shqiptarëve në zonën Shengen ka ‘detyruar’ delegacionin e BE-së në Shqipëri të japë disa shpjegime pasi shumë njerëz janë konfuzuar me këtë sistem.
Sipas një deklarate për shtyp sqarohet se ky sistem IT aplikohet për 63 vende dhe nuk është një vizë. Gjithashtu në sqarimet e dhëna nga ky institucion bëhet e qartë se programi do të vihet në zbatim në fund të vitit 2022. Këtë formë do të përdorin dhe qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar mund të kalojnë një kufi të jashtëm të BE-së duke përdorur vetëm një pasaportë të vlefshme dhe të qëndrojnë kudo në Zonën Shengen deri në 3 muaj.
Deklarata e plotë:
Çfarë është ETIAS-i?
ETIAS-i është një sistem i automatizuar IT aktualisht në fazën e zhvillimit dhe nuk është ende në përdorim. Ai pritet të fillojë nga funksionimi në fund të vitit 2022. Shtetasit nga 62 vende, përfshirë Shqipërinë, SHBA-në, Kanadanë apo Australinë, do të duhet të përdorin ETIAS-in
Të gjithë shtetasit shqiptarë gëzojnë të drejtën të aplikojnë për ETIAS-in sepse Shqipëria është dhe do të vijojë të jetë një vend pa viza për BE-në.
A është autorizimi për udhëtim i ETIAS-it një vizë e re?
Autorizimi ETIAS nuk është një vizë. Shtetasit e vendeve me liberalizim të vizave, sikurse Shqipëria, do të vijojnë të udhëtojnë pa viza në BE, por thjesht do t’u kërkohet që të marrin një autorizim nëpërmjet ETIAS-it para udhëtimit të tyre.
Autorizimi për udhëtimet ETIAS nuk rivendos detyrimet që kërkohen për vizat. Nuk ka nevojë të paraqiteni në një konsullatë për të bërë një aplikim dhe nuk merret asnjë e dhënë biometrike. Aplikimi online ETIAS plotësohet brenda vetëm pak minutave. I vetmi dokument që do t’ju nevojitet për të aplikuar në ETIAS është pasaporta e vlefshme. Kostoja për të marrë një ETIAS është 7€ për person, ndërsa personat nën moshën 18 vjeç përjashtohen nga pagesa e kësaj tarife.
Pas miratimit, autorizimi ETIAS është i vlefshëm për tre vjet, për një numër të pakufizuar hyrjesh në të gjitha vendet e zonës Shengen, nëse nuk qëndron më shumë se 90 ditë në një periudhë prej 180 ditësh.
Cilët janë objektivat e ETIAS-it
Për BE-në, objektivi kryesor është forcimi i kontrolleve të sigurisë për personat që udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, me qëllim përforcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe parandalimin e migrimit të parregullt.
Gjithashtu, do të përmirësojnë manaxhimin e kufijve duke thjeshtëzuar burokracinë dhe vonesat për udhëtarët kur paraqiten në kufi. Synimi është që të sigurohet një vlerësim i koordinuar i rreziqeve që paraqiten nga shtetas të caktuar të vendeve të treta në Vendet Shengen. Pritet që ky sistem të ulë në mënyrë të qenësishme numrin e refuzimeve të hyrjes në pikat e kalimit të kufiri.
etias
Bota
13 October 2022, 21:06
I.A
Roger Taylor, John Deacon, Brian May dhe Freddie Mercury
SHBA- Queen ka publikuar një këngë të humbur të regjistruar me këng...
Bota
13 October 2022, 21:01
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një video para ndeshjes shumë të r&eu...
Bota
13 October 2022, 20:55
I.A
Kati Shchneeberger
BRUKSEL- Pas kushtëzimit të Kosovës me ETIAS, për liberalzimin e vizave, ka reaguar këshilltarja loka...
Bota
13 October 2022, 20:45
A.B
Netflix
SHBA- Netflix do të shfaqet me "Basic with Ads", më 3 nëntor! Të gjitha kompanitë (që paguajnë) do të ...
Bota
13 October 2022, 20:36
k.m.
Avioni i aksidentuar
URUGUAI- Pikërisht 50 vjet më parë, ndodhi një nga episodet më të errëta të mbijetesë...
Bota
13 October 2022, 20:30
k.m.
Rick Caruso
SHBA- Kandidati republikan për kryebashkiak të Los Anxhelosit, Rick Caruso, u përball me kritika dhe tallje pas...
Bota
13 October 2022, 20:09
I.A
FMN
UKRAINË- Ukraina ka marrë 1.3 miliardë dollarë financim shtesë emergjence në kuadër të Instrumentit të Fi...
Bota
13 October 2022, 20:07
A.B
Takimi
BRITANI E MADHE- Mbreti Charles III mban një fotografi në Pallatin Buckingham nga dasma mbretërore e Princit Harry dhe Meghan Ma...
Bota
13 October 2022, 19:55
A.B
Posteri
UKRAINË- Autoritetet e qytetit të Odessas kanë hequr foton e miliarderit amerikan dhe themeluesit të SpaceX, Elon Musk, ng...
Bota
13 October 2022, 19:19
A.B
Mbreti dhe Camilla
BRITANI E MADHE- Kombi britanik është në pritje të kurorëzimit të mbretit të ri, i cili do t&eum...