22 October 2024, 13:45
Nga N.F
Riho Terra
KOSOVË- Eurodeputeti estonez nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Riho Terras, pritet të emërohet raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian. Për emërimin e tij në këtë post duhet të pajohet grupi i PPE-së në Komisionin për politikë të jashtme. Por, burime të Radios Evropa e Lirë në PE thanë se Terras pritet të emërohet nga ky grup.
Më herët, grupet politike në PE ishin pajtuar që të ndajnë mes vete postet e raportuesve për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Tani i takon secilit grup që nga radhët e veta të emërojë një raportues për shtetin përkatës.
Grupit të PPE-së kësaj radhe i takon posti i raportuesit për Kosovën. Tradicionalisht, në 20 vjetët e fundit raportuesi për Kosovën gjithmonë nga qenë nga radhët e Grupit të të Gjelbërve. Ky grup shënoi rënie të mbështetjes në zgjedhjet e fundit për PE të mbajtura më herët gjatë këtij viti dhe kësaj radhe ky grup do të ketë postin e raportuesit për Maqedoninë e Veriut.
Riho Terras është ish-ushtarak nga Estonia, i cili ka qenë deputet edhe në përbërjen paraprake të Parlamentit Evropian. Raportues për Serbinë në PE do të jetë deputeti socialdemokrat nga Kroacia, Tonino Picula. Ai veçse e ka bërë publike emërimin e tij në këtë post.
Ndërkaq, për Shqipërinë, raportues pritet të jetë Andreas Schieder nga socialdemokratët. Për Maqedoninë e Veriut pritet të jetë deputeti i të Gjelbërve, Thomas Waitz, nga Austria si dhe deputeti liberal nga Sllovenia, Marjan Sharec, pritet të jetë raportues për Malin e Zi.
Nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, vetëm për Bosnjë e Hercegovinën nuk dihet se kush do të jetë raportues në PE. Raportuesit e rinj për pesë vjetët e ardhshëm do të ndjekin nga afër zhvillimet në vendet përkatëse dhe do të përpilojnë raportet vjetore. Përmes këtyre raporteve do të vlerësohet përparimi i këtyre shteteve në procesin e reformave dhe përmbushjes së kritereve për integrim në BE./REL
riho terra kosove pe
Bota
22 October 2024, 13:20
N.F
Droga e sekuestruar
KOSOVË- Policia e Kosovës tha se gjatë një operacioni ka ndaluar një automjet me targa të Kosovës n...
Bota
22 October 2024, 11:47
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Ndonëse me shumë kundërshtime dhe reagime kryeministrja italiane, Giorgia Meloni po përpiqet me &ccedi...
Bota
22 October 2024, 10:33
N.F
Vogelushja
PALESTINË- Një vogëlushe palestineze dhe gjesti i saj kanë prekur zemrat e ndjekësve në mbarë botën. Nj&...
Bota
22 October 2024, 10:21
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 22 tetor po qëndron në Izrael në vizitën e tij të 11-t...
Bota
22 October 2024, 09:35
N.F
Foto ilustruese
KUBË- Gjashtë persona kanë vdekur pasi cikloni "Oscar" shkoi drejt Kubës. Mijëra banorë, kryesisht n&eum...
Bota
22 October 2024, 09:34
r.ll
shirel golan
IZRAEL- Më shumë se një vit pasi Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura nisën sulmin e tyre ndaj Izraelit, Shirel Go...
Bota
22 October 2024, 09:08
r.ll
shefi i policise japoneze
JAPONI- Shefi i policisë japoneze i ka kërkuar falje personalisht 88-vjeçarit Iwao Hakamada,...
Bota
22 October 2024, 08:57
r.ll
Presidentja moldave Maia Sandu
MOLDAVI- Pranverën e vitit 1992 Republika e Moldavisëishte viktima e parë e agresionit rus, vetëm p...
Bota
22 October 2024, 08:53
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Djali i Donald Trump shkon në Beograd, dhëndri i tij bën biznese në Serbi dhe Shqipëri - ndërsa ...
Bota
22 October 2024, 08:52
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Dhjetë milionë dollarë për të kthyer pengjet në shtëpi. Biznesmenët izraelitë po ofroj...