28 June 2023, 14:51
Nga f.i
Michael Gahler
KOSOVË- Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka pasur kritika të forta ndaj të dërguarit të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Duke parë aktivitetet tuaja, që kur e keni marrë funksionin, ju shoh më tepër në anën e agresorit, jo të viktimës në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Apo e ndjeni besimin e serbëve dhe kosovarëve?”, ka pyetur ai.
Gahler i ka përmendur veprimet destruktive të Serbisë dhe koordinimin e politikës së saj të jashtme me Rusinë, duke theksuar se këto dihen.
“Ajo që nuk e di, zoti Lajçak, është reagimi juaj ndaj presidentit serb dhe qeverisë së tij. A nuk duhej ta kritikonit publikisht edhe Vuçiçin? A nuk duhej që BE-ja të ndalonte apo të kërcënonte se do ta pakësonte fluksin e parave në Serbi? A nuk duhet t’i drejtoheni nacionalizmit serb, që është shkaku kryesor i pasigurisë dhe frikës në të gjithë Ballkanin Perëndimor? Cilat janë fjalët tuaja dhe të Borrell për qytetarët e Serbisë që protestojnë në numër të madh kundër qeverisë së tyre?. Mendoj se Kosova është vendi më properëndimor në rajon me arritje politike që tregojnë në drejtimin tonë, arritje kundër korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit, demokracisë stabël, rritje ekonomike, një qeveri me mbështetje të lartë publike dhe në linjë 100% me deklaratat e politikës sonë të jashtme”, tha Gahler.
Eurodeputeti gjerman tha se Kosova “po kërkon ndërmjetës të ndershëm”.
“Dhe Kosova është e hapur për një zgjidhje të balancuar me Serbinë, por po kërkon ndërmjetës të ndershëm që nuk e qetësojnë presidentin serb”, tha ai.
michael gahler tensionet në veri të kosovës
Bota
28 June 2023, 14:42
f.i
Dmitry Peskov
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ushtria dhe populli ishin pranë Presidentit të Rusisë V...
Bota
28 June 2023, 14:43
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Në muzgun e natës së Kurban Bajramit, Abdulrrahman Safe i çoi katër fëmijët e tij pë...
Bota
28 June 2023, 14:42
k.m.
Foto ilustruese
Parlamenti i Kroacisë votoi të mërkurën për njohjen e Holodomorit si gjenocid. Ky term nënkupton vdekjen e mi...
Bota
28 June 2023, 14:28
m.s
disa serbë kanë shkuar në Gazimestan
SERBI- Sot serbët festojnë ditën e "Vidovdanit" e cila u organizua nga Kisha Ortodokse, ...
Bota
28 June 2023, 14:14
a.l
Policia gjermane
GJERMANI- Policia e Berlinit është alarmuar për një burrë që endej nëpër klasa në nj&eu...
Bota
28 June 2023, 13:56
m.s
dhuna ndaj adoleshentes
ANGLI- Policia ka nisur një hetim, pasi një video e postuar në internet tregonte një adoleshente që godit...
Bota
28 June 2023, 13:52
A.B
Festa
KOSOVË- Qytetarët serbë, të cilët sot kanë ardhur nga Beogradi për të marr pjesë në festën e V...
Bota
28 June 2023, 14:00
k.m.
Aleksandër Vuçiç
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pasi djali i tij u pa në ...
Bota
28 June 2023, 13:41
a.l
Motrat binjake
UKRAINË- Ka shkuar në 10 numri i viktimave nga sulmi me raketa në qytetin ukrainas Kramatorsk mbrëmjen e djeshme. Sipas ...
Bota
28 June 2023, 13:38
k.m.
Aleksandër Lukashenko
TALINI- Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsachkna, në një intervistë për gazetën fr...