13 January 2024, 19:11
Nga A.TH
foto ilustruese
NJU DELHI- India po përfiton nga importimi i naftës ruse me çmim të ulët për shkak të sanksioneve evropiane. Më pas ajo shet të njëjtën naftë në tregjet e BE-së me çmim më të lartë.
Importet e BE-së të naftës së rafinuar nga India u rritën në nivele rekord në vitin 2023 në të njëjtën kohë me importet e Nju Delhit të naftës së papërpunuar ruse. Kjo do të thotë që konsumatorët në Europë ka të ngjarë të kenë marrë vëllime të paprecedentë të benzinës, naftës, vajgurit dhe produkteve të tjera të naftës që vijnë nga Rusia nëpërmjet Indisë vitin e kaluar, pavarësisht nga sanksionet e vendosura pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin, raporton The Indipendent.
India nuk e ka fshehur gatishmërinë e saj për të blerë naftë ruse, pavarësisht luftës në Ukrainë, duke mbajtur lidhje të mira me Moskën, ndërkohë që ka krijuar gjithashtu partneritete më të ngushta të mbrojtjes dhe tregtisë me vendet perëndimore.
India u bë importuesi kryesor në botë i naftës së papërpunuar ruse vitin e kaluar, sipas të dhënave të tregut Kpler të analizuara nga The Independent, duke importuar mesatarisht 1.75 milionë fuçi në ditë me një rritje prej 140 për qind në vitin 2022. Në të njëjtën kohë, importi i produkteve të rafinuara të Bashkimit Evropian nga India u rrit me 115 për qind, nga 111,000 fuçi në ditë në 2022 në 231,800 fuçi në ditë në 2023, shifrat më të larta në shtatë vitet e fundit të analizuara nga Kpler dhe me shumë gjasa më e larta ndonjëherë.
Rreth 20 nga 27 vendet e BE-së importuan produkte të rafinuara nga India vitin e kaluar, me Holandën që përbën 24 për qind të vëllimit të përgjithshëm. Fakti që në Europë qarkullon ende naftë ruse e cila blihet edhe më shtrenjtë tregon se nuk janë marrë masat e duhura për funksionimin e sanksioneve kundër Rusisë.
indi rusi
Bota
13 January 2024, 18:40
A.TH
foto ilustruese
GAZË- Në kulmin e prej konflikteve me një numër të madh të viktimave, ministria e Shëndetësisë...
Bota
13 January 2024, 18:37
A.TH
pamje nga protesta
BRITANI -Mijëra njerëz marshuan në qendër të Londrës të shtunën për të treguar solidar...
Bota
13 January 2024, 17:54
A.TH
Grigori Chkhartishvili
RUSI- Ministria e Drejtësisë në Rusi shpalli një nga shkrimtarët më të njohur të letër...
Bota
13 January 2024, 17:50
A.TH
pamje nga vendngjarja
KOLUMBI- Një ngarje e rëndë ndodhi në Kolumbi, ku për shkak të rëshkitjes së dheut mbetë...
Bota
13 January 2024, 17:50
M.B
Aleisia Owens
SHBA- Një 20-vjeçare në SHBA akuzohet se ka vrarë një fëmijë 18-muajsh. Sipas mediave ndë...
Bota
13 January 2024, 17:34
M.B
GJERMANI- Kancelari, Olaf Scholz paralajmëroi këtë sot këdo që kërkon të instrumentalizojnë lëvizjet sociale në...
Bota
13 January 2024, 17:22
r.ll
foto e viktimave
GAZË- Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori është 23,843, t...
Bota
13 January 2024, 17:06
r.ll
JAPONI- Një aeroplan pasagjerësh është kthyer në aeroportin e tij të nisjes në Japoni pasi u gjet një çarje n&e...
Bota
13 January 2024, 17:00
M.B
Ministri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne, djathtas, dhe homologu i tij ukrainas, e vizitojnë Murin Përkujtimor të të R&eu...
Bota
13 January 2024, 16:39
Zërijeta Hajro Jajaga
Foto ilustruese
MAQEDONIA E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje numri i pacientëve të prekur nga gripi sezonal. Por, ...