24 January 2025, 08:30
Nga B.Z
Scholz, Macron
SHBA - Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron nënvizuan në Paris, se "Europa nuk do të tulatet dhe as nuk do të fshihet, por do të jetë një partnere e vetëdijshme". Nisur nga mandati i dytë i Trump në SHBA, Gjermania dhe Franca duhet tani më shumë se kurrë "të luajnë secila rolin e vet, për të konsoliduar një Europë të bashkuar, të fortë dhe sovrane", theksoi Macron.
Scholz tha, se vendimet që ka marrë ndërkohë presidenti Trump, dua "t'i analizoj saktësisht bashkë me partnerët tanë europianë. "Europa duhet të jetë e fortë dhe rezistente në një botë, që – për ta formuluar me kujdes – është në lëvizje", theksoi kancelari gjerman.
Forcimi i aftësisë së konkurrencës dhe rritjes ekonomike
Duke iu referuarbashkëpunimit gjermano-francez Scholz theksoi rëndësinë e "agjendës së përbashkët për aftësinë e konkurrencës dhe rritjes ekonomike". Presidenti francez Macron në të njëjtin kontekst mbështeti pozicionin e kancelarit Scholz duke shtuar, se: "Ne jemi saktësisht në një linjë, për të ndjekur një politikë ambicioze të konkurrencës", duke tërhequr vëmendjen po ashtu si edhe Scholz për shmangien e burokracisë si dhe për mbështetjen e sektorëve kritikë si industria e automobilëvë, e çelikut dhe ajo kimike.
Takimi në Paris (22.01.2025) u zhvillua në kuadër të 62 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Elysée-së, që konsiderohet si themeli i miqësisë gjermano-franceze./DW
emmanuel macron olaf scholz
Bota
24 January 2025, 08:17
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të takohet menjëherë me presid...
Bota
24 January 2025, 08:03
M.B
Ajsberg
ANTARKTIDA- Ajsbergu më i madh në botë, A23a, është në lëvizje dhe po drejtohet nga Antarktida drejt ishull...
Bota
24 January 2025, 07:50
B.Z
Zjarre kaliforni
KALIFORNI - Urdhrat e evakuimit u hoqën për dhjetëra mijëra njerëz pasi zjarrfikësit ishin në gjendje t...
Bota
24 January 2025, 07:35
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ftoi të enjten sipërmarrjet botërore që të prodhojnë ...
Bota
24 January 2025, 07:31
B.Z
Protesta
SERBI - “Grevë e përgjithshme” është slogani që dëgjohet gjithnjë e më shpesh në protesta...
Bota
24 January 2025, 07:25
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti Donald Trump urdhëroi publikimin e mijëra dokumenteve qeveritare të klasifikuara në lidhje me vrasjen e P...
Bota
23 January 2025, 22:54
N.F
Foto ilustruese
BRAZIL- Brazili pasi duroi thatësirën më të keqe të regjistruar në vitin 2024, e mbylli vitin me një tje...
Bota
23 January 2025, 22:40
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një sërë urdhrash të rinj ekzekutivë në Zyrë...
Bota
23 January 2025, 22:38
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite ka intensifikuar operacionet në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, duke synuar cel...
Bota
23 January 2025, 22:40
N.F
Foto ilustruese
JEMEN- Dy anëtarë të ekuipazhit bullgar të "Galaxy Leader" të cilët ishin rrëmbyer nga rebelët Hout...