6 August 2024, 13:21
Nga S.B
foto ilustruese
KOSOVË- Agjencia Evropiane e Policisë (EUROPOL) tha se personi që u arrestua më 4 gusht në Kosovë për prodhimin e qindra mijërave monedhave false në vlerë prej dy eurove “është identifikuar si punonjës i Ministrisë së Brendshme në Maqedoninë e Veriut”.
Një ditë më parë, autoritetet në Kosovë thanë se ndaj të arrestuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
“Arrestimi i tij është kulmimi i operacionit disamujor mes autoriteteve kosovare dhe maqedonase me mbështetjen e EUROPOL-it dhe Eurojust [Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale]”, u tha në njoftimin e EUROPOL-it më 6 gusht.
Agjencia e BE-së tha se 34-vjeçari i arrestuar në Prishtinë, dyshohet se ka falsifikuar qindra mijëra monedha prej 2 eurosh në dy vjetët e fundit.
Ndërkaq, në Maqedoninë e Veriut është thënë se janë kryer kontrolle në tri lokacione dhe janë sekuestruar makineri për prodhim të parave të falsifikuara me prerje metalike 2 euro, shabllone parash dhe materiale të tjera për prodhimin e monedhave të falsifikuara, duke përfshirë gjithë lëndën e parë të prodhimit të tyre.
Vitin e kaluar, Policia e Kosovës kishte iniciuar qindra raste për veprën penale “falsifikim i parasë” ndërsa vlerësohej që në treg qarkullonin qindra mijëra euro false.
Paratë false në vlerë të 2 dhe 50 eurove kanë qarkulluar më së shumti.
Në disa raste, tregtarët e kanë ndaluar kryerjen e pagesave me këto valuta, nga frika e mashtrimit./ REL
kosove maqedoni e veriut
Bota
6 August 2024, 13:18
S.B
foto ilustruese
SHBA- Një gjykatës amerikan vendosi se kompania Google ka shkelur ligjin, pasi ka shpenzuar miliarda dollarë për të...
Bota
6 August 2024, 13:05
N.F
Grenell
KOSOVË- Ish-emisari presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar lidhur me deklaratën e A...
Bota
6 August 2024, 12:51
r.ll
lirimi i alsu kurmasheva
SHBA- Pas një periudhe prej gati 10 muajsh në kaosin e sistemit rus të burgimit, rinisja e jetës si një g...
Bota
6 August 2024, 12:37
N.F
SHBA- Aksionet japoneze rriten me 9% pas rënies globale, tregjet europiane dhe kontratat e së ardhmes në SHBA shënojn...
Bota
6 August 2024, 12:20
r.ll
fotot e cifit britanik
ZVICËR- Fotot tronditëse të publikuara nga një çift britanik tregojnë shpejtësinë...
Bota
6 August 2024, 12:20
N.F
Lulzim Peci
KOSOVË- Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci, aktualisht drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave...
Bota
6 August 2024, 12:15
r.ll
antony blinken
SHBA- Të përballur me kërcënimin e sulmeve hakmarrëse nga Irani dhe aleatët e tij kundër I...
Bota
6 August 2024, 11:45
N.F
Osmani
KOSOVË- Presidenca e Kosovës tha se është “për keqardhje” mënyra se si u trajtua incidenti i 1 gushtit, gj...
Bota
6 August 2024, 10:59
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Shkencëtarët kanë bashkuar gjenomën e një mamuthi leshi 52,000-vjeçar duke për...
Bota
6 August 2024, 10:44
N.F
Rohde
KOSOVË- Policia e Kosovës të hënën ka realizuar një aksion në veri, ku ka mbyllur nëntë objekte të ...