LIVE UPDATES
Bota

"Fajtori kryesor i krizës aktuale poltike në Bullgari", REL: Rrugëtimi politik i oligarkut që rrezikon ta humbë pushtetin, kontrollues i shumicës së mediave në vend

Më 2018, organizata ndërkombëtare, Reporterët pa Kufij, u ka dhënë jehonë akuzave “ për korrupsion dhe përzierje në mes të mediave, politikanëve dhe oligarkëve”, në Bullgari, të cilat Peevski i mohon, duke thënë se kundërshtarët e tij politikë u bëjnë presion grupeve ndërkombëtare për të drejta të njeriut që ta përfshijnë emrin e tij nëpër raporte.

12 August 2024, 11:15 Nga r.ll

 

"Fajtori kryesor i krizës aktuale poltike në Bullgari", REL:
delyan peevski

 

BULLGARI- Delyan Peevski, politikan dhe një prej oligarkëve më të fuqishëm në Bullgari, është figurë enigmatike. Përveç disa hoteleve që ai thuhet se frekuenton, askush nuk e di se ku jeton ai. Rrallë shihet në rrugë dhe preferon që në parlament të dërgohet me një konvoj makinash, si dhe me roje sigurimi.

Megjithatë, nëse pyesni ndonjë politikan bullgar se kë duhet fajësuar për krizën aktuale politike, meqë Bullgaria po përballet me zgjedhjet e shtata të parakohshme në tri vjet, shumica, me shumë mundësi, adresë e kanë Peevskin, 44-vjeçar.

Ky oligark ka vepruar me vite mbrapa perdeve. Ai kontrollon shumicën e gazetave dhe mediave, dhe kështu ka dorë të madhe në formësim të opinionit publik.

Më 2018, organizata ndërkombëtare, Reporterët pa Kufij, u ka dhënë jehonë akuzave “ për korrupsion dhe përzierje në mes të mediave, politikanëve dhe oligarkëve”, në Bullgari, të cilat Peevski i mohon, duke thënë se kundërshtarët e tij politikë u bëjnë presion grupeve ndërkombëtare për të drejta të njeriut që ta përfshijnë emrin e tij nëpër raporte.

Duke qenë se ka shërbyer si deputet në Parlament prej vitit 2009, dhe ka mbajtur disa pozita shtetërore, përfshirë atë të shefit të agjencisë së kundërzbulimit në Bullgari, Peevski ka ndikim të konsiderueshëm te figurat politike dhe institucionet shtetërore.

Trazira politike

Më 2023, ky manjat mediash ka nisur të marrë pjesë rregullisht nëpër seanca parlamentare dhe ka folur para mediave. Në fillim të vitit 2024, ai është bërë kryesues i Lëvizjes për Liri dhe të Drejta (DPS), parti që tradicionalisht ka përfaqësuar minoritetet etnike turke dhe myslimane të Bullgarisë.

Në qershor, ai e ka udhëhequr partinë në zgjedhjet parlamentare, e cila ka dalë e dyta, duke fituar 47 prej 240 ulëseve parlamentare në total.

Teksa ai ka qenë yll në rritje në politikë, Bullgaria ka hyrë në një fazë të pashembullt të trazirave politike. Prej vitit 2009 e deri më 2021, partia e qendrës së djathtë, GERB, e udhëhequr nga Boyko Borisovi, ka udhëhequr pothuajse pa asnjë ndërprerje.

Mirëpo, prej vitit 2021, Bullgaria ka përjetuar gjashtë palë zgjedhje parlamentare. GERB-i ka fituar katër prej tyre, mirëpo nuk ka arritur kurrë që të formojë Qeverinë. Për një banor të rëndomtë bullgar, Peevski është epitomë e botës nën hije të korrupsionit dhe krimit të organizuar, që shumë besojnë se e ka përfshirë shtetin. Ai mund të jetë njëri prej politikanëve më pak të besueshëm në Bullgari. Në një sondazh të kryer së fundmi, vetëm dy për qind e bullgarëve kanë thënë se i besojnë atij, për dallim prej 88 për qind të respondentëve që e mendojnë të kundërtën.

Sipas Aktit Magnitsky, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj Peevskit, duke e akuzuar atë për korrupsion dhe ndikim, “me qëllim të mbrojtjes së vetes nga gjyqi publik, dhe që të shtrijë kontrollin në institucione dhe sektorë kyç shtetërorë”.

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur, gjithashtu, sanksione ndaj tij, duke thënë se Peevski është përfshirë “në tentimet për të ushtruar kontroll në institucionet dhe sektorët kyç të shoqërisë bullgare, përmes ryshfetit dhe përdorimit të mediave të veta”. Peevski, në anën tjetër, si manjat mediash dhe politikan, ka nisur kontekst ligjor ndaj sanksioneve dhe mohon vazhdimisht akuzat që rëndojnë ndaj tij. Ai ka nisur proces gjyqësor në SHBA për heqje sanksionesh, duke pretenduar se akuzat janë të motivuara politikisht.

Partner “toksik”

Reputacioni i tij i dëmtuar nënkupton që shumë politikanë bullgarë tani refuzojnë të punojnë me të. Për ta, Peevski është “toksik”, ka thënë Dimitar Bechev, ligjërues në Shkollën e Oksfordit për Studime Globale, si dhe hulumtues i lartë në Institutin Carnegie Europe, me bazë në Bruksel.

Hristo Ivanov, njëri prej liderëve të koalicionit reformist pro-perëndimor, Ne vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria demokratike (PP-DB), i ka thënë Shërbimit bullgar të Radios Evropa e Lirë, më 30 korrik, se “problem thelbësor i Bullgarisë është ‘shteti i kapur’, i cili në vjetët e fundit është personifikuar më së shumti me Peevskin”.

Shumë politikanë bullgarë tani kanë nisur të besojnë se çdo bashkëpunim me këtë manjat mediash do t’ua humbë votat. Koalicioni, Ne vazhdojmë ndryshimin – Bullgari demokratike (PP-DB), veçse mund t’i ketë parë pasojat e një bashkëpunimi të ngushtë me partinë DPS të Peevskit në periudhën, qershor 2023 deri në prillin e këtij viti.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të Bullgarisë, të mbajtura në qershor, mbështetësit e tij e kanë braktisur koalicionin në masë. Partia GERB, e cila ka punuar ngushtë dhe publikisht me Peevskin, është përballur së fundmi me gjakderdhje të vazhdueshme, sa i përket mbështetjes së votuesve.

I lëkundur për reforma

Politikanët bullgarë e kanë akuzuar Peevskin edhe për lëkundje të vazhdueshme kur ka qenë fjala për reforma. Në kohën e krijimit të një koalicioni mes dy partive më të mëdha politike në Bullgari, në atë kohë, GERB dhe PP-DB, që kanë udhëhequr shtetin më 2023-2024, të dyja partitë janë zotuar për ndihmë ushtarake për Ukrainën, mbështetje ndaj euros, dhe anëtarësim të plotë të Bullgarisë në zonën Schengen.

Megjithatë, PP-DB, e prirë për më shumë reforma, ka propozuar edhe masa që do të zvogëlonin fuqinë e Prokurorit të Përgjithshëm dhe zhdukjen e ndikimit rus në shërbimet e sigurisë. Kur GERB i ka tërhequr këmbët prej reformave të propozuara, koalicioni qeveritar është shpërbërë në mars.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në prill, Nikolay Denkov, njëri prej kryeministrave me rotacion në Qeveri, e ka fajësuar Peevskin për rritje të presionit ndaj GERB-it dhe liderit të asaj partie, Boyko Borisov, që të prishet koalicioni qeverisës. Peevski është frikësuar prej reformave, ka thënë Denkov, dhe ka arritur të ketë ndikim te Borisovi.

“E kam parë me sytë e mi… ne shkuam në takim dhe Peevski ishte ulur afër Borisovit”, ka thënë ai.

“Në fakt, gjatë atyre muajve, 80 për qind të kohës, bisedat janë zhvilluar me Peevskin dhe jo Borisovin”.

Pas zgjedhjeve të fundit në qershor, Borisov është distancuar prej Peevskit. Partia e tij, GERB, i ka fituar zgjedhjet dhe DPS ka dalë e dyta, dy partitë do të mund të formonin qeverinë, me mbështetje të vogël të nevojshme nga disa deputetë të pavarur. Mirëpo, Borisov ka thënë disa herë se nuk dëshiron të qeverisë vetëm me DPS-në dhe Peevskin.

Ndasi të thella partiake

Janë të shumë ata që zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të caktuara për tetor, i shohin si pikë kthese, për shkak të ndasive të thella partiake brenda DPS-së së Peevskit. Pasi është ngjitur në krye të partisë, në fillim të vitit 2024, Peevski ka nisur të largojë prej partisë, anëtarë që janë të afërt me Akhmed Doganin, ish-liderin për kohë të gjatë të partisë DPS. Ky fraksion tani është duke luftuar me të, dhe vetë Dogan – lider nderi i partisë – po kërkojnë dorëheqjen e Peevskit.

Si rezultat i ndasive brenda partisë, analistët kanë thënë se Peevski mund të dështojë që të sigurojë ulëse në Parliament, ose do të ketë numër shumë të vogël të ligjvënësve afër vetes. Parti tjera kanë diskutuar mundësinë e izolimit të Peevkit në zgjedhjet e ardhshme të tetorit.

“Ne duhet të pranojmë se do të punojmë me ata që janë kundër Peevskit në DPS”, ka thënë Ivanov prej koalicionit PP-DP.

“Më në fund duhet të kemi strategji të mençur, kur krijohen mundësi, dhe të heqim qafe korrupsionin në shtet”.

Bullgaria po përballet me gjithë këto zhvillime në kohën kur është izoluar edhe në Bashkimin Evropian dhe po humb mbështetjen në bllokun evropian. Bullgaria është vendi me shkallën më të lartë të varfërisë dhe korrupsionit në BE.

Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, është në pritje të Bullgarisë që të propozojë një komisionar evropian, mirëpo situata politike ka nënkuptuar që Sofja të mos ketë marrë ende një vendim. Ndonëse BE-ja e ka pranuar një plan ekonomik në vlerë të 6 miliardë eurove, Bullgaria ka pak mundësi që t’i shohë me sy ato mjete, derisa t’i përfundojë reformat e kërkuara prej BE-së, përfshirë marrjen e masave kundër korrupsionit.

Situata politike brenda Bullgarisë mund ta ketë dëmtuar edhe sigurinë rajonale. Sofja nuk është e përfshirë në mënyrë aktive në diskutimet për siguri rajonale, ka thënë Matthew Boyce, hulumtues i lartë në Institutin Hudson, me bazë në Uashington, i cili ka shërbyer një kohë si zëvendësasistent në zyrën e Sekretarit amerikan të Shtetit.

Vessela Tcherneva, zëvendësdrejtoreshë e Komitetit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, ka paralajmëruar që “nëse shteti nuk arrin të dalë prej kësaj bllokade politike”, atëherë kjo situatë “do të rrisë mundësinë që shtetet sikurse Rusia, të kenë ndikim në një vend anëtar të BE-së dhe NATO-s”./REL

delyan peevski bullgari

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin