Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
"Çfarë dreqin ndodhi"? Trump tallet me presidentin francez: Macron bën të fortin me ato syze dielli (VIDEO)
Presidenti shpjegoi se pasi Macron e kundërshtoi disa herë kërkesën e tij që të rrisë çmimin e disa barnave që në Europë kushtonin shumë më lirë se në Amerikë, ai tha se e kërcënoi atë me 25% tarifa për të gjitha mallrat franceze dhe 100% për verërat dhe shampanjat.
21 January 2026, 15:57Nga E. D
Emmanuel Macron
ZVICËR- Presidenti i SHBA, Donald Trump nuk i ka kursyer as ironitë në Forumin Ekonomik të Davosit në Zvicër me syzet e presidentin francez Emmanuel Macron, i cili po i mban për shkak të një problemi shëndetësor në njërin sy.
“E pashë dje me ato syze dielli të bukura. Çfarë dreqin ndodhi?” tha Trump gjatë fjalimit të tij në Forumin e Davosit.
“Ai u përpoq të dukej i ashpër”, shtoi presidenti amerikan, përpara se të flasë gjatë për çmimet e barnave.
“Është e vështirë të besohet, por më pëlqen shumë Emmanuel Macron”, pohoi Trump, duke rrëfyer se si e ka detyruar presidentin francez që të ulë çmimet e barnave./Dosja.al