LIVE UPDATES
Bota

Çfarë ndodh pasi të ndalet furnizimi me gaz nga Rusia për Evropën?

Megjithë luftën mes dy vendeve, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha më 19 dhjetor se Kievi mund të shqyrtojë mundësinë e lejimit të kalimit të gazit rus, nëse pagesat për Moskën pezullohen deri kur të kenë përfunduar luftimet.

1 January 2025, 10:45 Nga I.A
Çfarë ndodh pasi të ndalet furnizimi me gaz nga Rusia për
Foto Ilustruese

UKRAINË- Furnizimi i Evropës me gazin rus nëpërmjet Ukrainës përfundon më 1 janar, pasi kompania ukrainase Naftogaz refuzoi të rinovojë kontratën pesëvjeçare me kompaninë ruse Gazprom.

Megjithë luftën mes dy vendeve, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha më 19 dhjetor se Kievi mund të shqyrtojë mundësinë e lejimit të kalimit të gazit rus, nëse pagesat për Moskën pezullohen deri kur të kenë përfunduar luftimet.

Një javë më pas, Presidenti rus Vladimir Putin tha se nuk kishte mbetur kohë e mjaftueshme për të nënshkruar një marrëveshje të re. Cilat do të ishin opsionet e mundshme pasi të ndalet kalimi i gazit rus nëpërmjet Ukrainës. Furnizimi nga Rusia i Evropës ka rënë në mënyrë dramatike pas sulmit ushtarak në Ukrainë në shkurt 2022, që e shtyu Bashkimin Evropian të ulë varësinë nga gazi rus.

Moska investoi për gati gjysmë shekulli për të zënë vend në tregun e gazit natyror në Evropë, ku arriti deri në 35% të tregut, por që tashmë ka rënë në rreth 8%. Që nga 1 dhjetori, BE-ja mori më pak se 14 miliardë metra kub (bcm) gaz nga Rusia nëpërmjet Ukrainës, nga 65 bcm në vit kur filloi kontrata e fundit pesëvjeçare në vitin 2020.

Komisioni Evropian ka thënë se ky vëllim mund të zëvendësohet plotësisht nga importet e gazit të lëngshëm natyror dhe gazin e importuar nga burime të tjera. Moska ka humbur pjesën e saj në treg përballë vendeve të tjera rivale, si Norvegjia, Shtetet e Bashkuara dhe Katari.

Rusia mund të ketë fituar gjatë vitit 2024 rreth 5 miliardë dollarë nga shitjet e gazit që kalon nëpërmjet Ukrainës, bazuar në një parashikim mesatar të çmimit të gazit të qeverisë ruse prej 339 dollarësh për 1000 metër kub dhe sipas përllogaritjeve të bëra nga agjencia e lajmeve Reuters. Ukraina fiton nga 800 milionë deri në 1 miliard dollarë tarifa tranziti në vit.

Çmimet e gazit në BE u rritën në vitin 2022 në nivele rekord pas humbjes së furnizimeve ruse. Ndërsa tashmë pritet të ndalet krejtësisht furnizimi, zyrtarët dhe kompanitë tregtare të BE-së thonë se një përsëritje e rritjes së çmimit nuk ka gjasa të ndodhë, duke patur parasysh vëllimet tashmë modeste dhe numrin e vogël të klientëve të mbetur.

Tubacioni që kalon nëpërmjet Ukrainës furnizon Austrinë dhe Sllovakinë. Austria e merrte pjesën më të madhe të gazit të saj nëpërmjet Ukrainës, ndërsa Sllovakia merr rreth 3 bcm në vit nga Gazpromi, pra rreth dy të tretat e nevojave të saj.

Kompania ruse Gazprom ndaloi furnizimin për kompaninë austriake OMV OMVV.VI në mes të nëntorit për shkak të një mosmarrëveshjeje për kontratën, por vëllimet e furnizimit mbetën të qëndrueshme pasi u futën në lojë blerës të tjerë.

Sllovakia ka thënë se humbja e furnizimit rus nuk do të godiste konsumatorët e saj dhe se ka diversifikuar kontratat e furnizimit. Blerësi kryesor i saj i gazit, SPP, ka kontrata për furnizim me gaz nga burime të tjera, me kompani si BP BP.L, Eni ENI.MI, ExxonMobil XOM.N, RWE RWEG.DE dhe Shell SHEL.L.

ÇFARË OPSIONESH KANË BLERËSIT?

Shumica e tubacioneve të tjera të gazit rus në Evropë janë tashmë të mbyllura, përfshirë tubacionin Yamal-Europe, që kalon nëpërmjet Bjellorusisë dhe atë Nord Stream nën Detin Baltik.

Një opsion është gazsjellësi TurkStream që kalon nga Turqia nën Detin e Zi, drejt Bullgarisë, Serbisë ose Hungarisë. Megjithatë, kapaciteti është i kufizuar. Furnizimi me gaz i Sllovakisë mund të bëhet nga Hungaria, afërsisht një e treta nga Austria dhe pjesa tjetër nga Republika Çeke dhe Polonia, sipas agjencisë rregullatore austriake të energjisë E-Control.

Austria nuk duhet të përballet me ndërprerje pasi është e përgatitur për ta ndërruar burimin e furnizimit, ka njoftuar agjencia e saj rregullatore. Republika Çeke ka të ngjarë të përfitojë më shumë furnizim nga tubacionet gjermane, duke përfituar nga një përjashtim nga taksat gjermane për gazin duke filluar nga 1 janari. Republika Çeke ka thënë se është e gatshme t'i sigurojë Sllovakisë kapacitete tranziti dhe magazinimi të gazit.

Rusia furnizon Moldavinë me rreth 2 bcm gaz në vit. Gazi dërgohet nëpërmjet Ukrainës në rajonin separatist të Transnistrias, ku përdoret për të prodhuar energji të lirë, që iu shitet pjesëve të Moldavisë të kontrolluara nga qeveria moldave. Kompania ruse Gazprom njoftoi se planifikon ta pezullojë furnizimin më 1 janar, duke përmendur si shkak faturat e papaguara.

Kryeministri moldav Dorin Recean e ka dënuar vendimin, por tha se vendi i tij ka burime të ndryshme furnizimi. Moldavia planifikon masa për ta reduktuar konsumin me të paktën një të tretën nga 1 janari. Për sa i përket Ukrainës, siguria e furnizimit për të nuk do të ndikohet pasi ajo nuk përdor gazin tranzit rus, tha Komisioni Evropian.

Tubacioni i epokës sovjetike Urengoy-Pomary-Uzhgorod transporton gaz nga Siberia përmes qytetit Sudzha, në rajonin Kursk të Rusisë, që është tashmë nën kontrollin e forcave ushtarake ukrainase. Tubacioni kalon përmes Ukrainës për në Sllovaki, ku tubacioni ndahet në degë të tjera drejt Republikës Çeke dhe Austrisë. Transnistria kufizohet me Ukrainën dhe gjithashtu e merr gazin rus nëpërmjet Ukrainës.

volodymyr zelenskiy vladimir putin

Sondazh

Bota 1 January 2025, 09:58 I.A

VIDEO/ Si e festoi bota ardhjen e vitit 2025

Festimet Bota festoi ardhjen e vitit 2025 me shfaqje spektakolare të fishekzjarreve dhe gala. Zelanda e Re dhe Australia ishin disa nga vendet e para ...

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa