Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Çfarë po ndodh në veri? Serbët sulmojnë me bojë të kuqe makinën e ministrit të Infrastrukturës, po vizitonte kryetarin e Leposaviç (VIDEO)
Aliu ka vizituar kryetarin e sapoemëruar Lulzim Hetemi i cili prej 16 ditësh nuk kishte dalë nga ndërtesa e komunës. Ndërkohë serbët për të 16-tën ditë po protestojnë para ndërtesës së komunës në Leposaviç.
13 June 2023, 10:41Nga a.l
Liburn Aliu
KOSOVË- Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu mëngjesin e sotëm ka hyrë në ndërtesën e komunës së Leposaviçit. Ai është larguar pas gjysmë ore dhe protestuesit serbë kanë hedhur bojë ngjyrë të kuqe në drejtim të makinës të ministrit.
Aliu ka vizituar kryetarin e sapoemëruar Lulzim Hetemi i cili prej 16 ditësh nuk kishte dalë nga ndërtesa e komunës. Ndërkohë serbët për të 16-tën ditë po protestojnë para ndërtesës së komunës në Leposaviç. Ata po kërkojnë largimin e kryetarit dhe Njësisë Speciale nga komuna.
Tensionet në veri të Kosovës
Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.