Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se ka nisur një iniciativë për trajnimin e stafit në të gjitha ambasadat dhe konsullatat amerikane në mbarë botën dhe se aplikimet për shërbimet e vizave do të pezullohen për t’iu mundësuar punonjësve pjesëmarrjen në trajnim.
SHBA- Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka pezulluar aplikimet për viza për aplikantët në mbarë botën. Vendimi është pjesë e një fushate të vazhdueshme të Qeverisë amerikane për ashpërsimin e politikave të emigracionit gjatë mandatit të dytë të udhëheqësit republikan në Shtëpinë e Bardhë.
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se ka nisur një iniciativë për trajnimin e stafit në të gjitha ambasadat dhe konsullatat amerikane në mbarë botën dhe se aplikimet për shërbimet e vizave do të pezullohen për t’iu mundësuar punonjësve pjesëmarrjen në trajnim.
Trump ka ndjekur një politikë për dëbimin e emigrantëve dhe ashpërsimin e politikave të emigracionit, e cila përfshin revokimin e vizave dhe vizës së njohur si Green Card, si dhe refuzimin e aplikimeve për një sërë arsyesh, përfshirë qëndrimet politike dhe protestat propalestineze kundër fushatës ushtarake të Izraelit.
Ai argumenton se kjo fushatë synon përmirësimin e sigurisë së brendshme. Megjithatë, masat e ndërmarra nga administrata amerikane janë përballur me disa pengesa ligjore. Ditë më parë, një gjykatë në SHBA rrëzoi një vendim të administratës Trump që pezullonte lëshimin e vizave për migrantët nga 75 shtete, duke thënë se një politikë e tillë përbënte tejkalim të kompetencave ligjore të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Departamenti i Shtetit nuk dha detaje për trajnimin që do të realizojë apo edhe afatet se kur do të mbahet, vetëm tha se ky trajnim synon t’i ndihmojë zyrtarët konsullorë të përjashtojnë aplikantët që vlerësohet se mund të bëhen të varur nga përfitimet publike në SHBA, si dhe të sigurojë që vlerësimi i aplikantëve për viza të bëhet “në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të njëtrajtshme”.
Pezullimi i aplikimeve për viza u raportua fillimisht nga Financial Times, që tha se aplikantët për viza imigruese që kishin intervista të caktuara në ambasadat dhe konsullatat amerikane kishin pranuar email-e ku njoftoheshin se takimet e tyre po riplanifikoheshin dhe se do të njoftoheshin më vonë për një datë të re.
Trump gjatë fushatës presidenciale për mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë premtoi se do të dëbonte miliona migrantë pa dokumente dhe administrata e tij ka ndërmarrë një sërë veprimesh që kur ai u kthye në Shtëpinë e Bardhë, masa që synojnë përshpejtimin e dëbimeve dhe uljen e numrit të kalimeve të paligjshme kufitare./Dosja.al
Arghavan Fallahi IRAN- Gjykata Supreme e Iranit e ka lënë në fuqi dënimin me vdekje për të burgosurën politike, Arg...
Parton- Trump SHBA- Presidenti Donald Trump ka urdhëruar uljen e flamujve në gjysmë shtizë në nder të ikonës së...
foto ilustruese SHBA- Autoritete shëndetësore në Pensilvani kanë konfirmuar se dy banorë kanë humb...
Pamje nga aksidenti PORTUGALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të së martës në zonën Oura ...
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe RUSI– Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ka mbërritur në Moskë gjatë ditës së mart&eum...
Recep Tayyip Erdogan TURQI- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka ashpërsuar sërish retorikën ndaj Izraelit, duke e cilësuar atë...
foto ilustruese GJERMANI- Më 25 gusht, media gjermane raportoi për një dron të tretë që dyshohet se u gjet pr...
Ngushtica e Hormuzit SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se të gjitha minat e vendosura në ujërat ndërkombëtare t&e...
Një delegacion zyrtarësh nga Bashkimi Evropian KINË- Një delegacion zyrtarësh nga Bashkimi Evropian do të udhëtoj&...
Foto ilustruese RUSI- Qeveria ruse pritet të zgjasë deri në shtator ndalimin e eksporteve të naftës, ndërsa vendi po për...