16 August 2023, 16:29
Nga m.s
Alexander Stubb
Ish-kryeministri konservator i Finlandës, Alexander Stubb, ka shpallur kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale të janarit, për të pasuar Sauli Niinisto, i cili do të tërhiqet pas dy mandatesh si president.
"Kur vendi ju thërret, ju shkoni atje ku ju thërret", tha Stubb në një konferencë shtypi, duke iu referuar faktit se kryeministri konservator Petri Orpo dhe partia e tij i kanë kërkuar atij të jetë kandidati i tyre.
55-vjeçari Stubb shërbeu si kryeministër i Finlandës nga 2014 deri në 2015. Ai ka shërbyer edhe si Ministër i Financave, Punëve të Jashtme dhe Evropiane. Aktualisht jep mësim në Institutin Universitar Europian në Firence, Itali.
"Unë besoj se një nga misionet më të rëndësishme të mandatit të ardhshëm presidencial do të jetë që presidenti të punojë për të ruajtur sistemin ndërkombëtar, të bazuar në rregulla", theksoi Stubb.
"Presidenti i ardhshëm do të marrë detyrën në një botë në ndryshim që është pjesërisht më e pasigurtë dhe pjesërisht më e brishtë se ajo me të cilën jemi mësuar pas vitit 1989", shtoi ai.
Në Finlandë, presidenti është kreu i shtetit dhe komandanti suprem i forcave të armatosura. Ai ndan me qeverinë përgjegjësinë për mbrojtjen dhe politikën e jashtme, me përjashtim të çështjeve evropiane.
Presidenti aktual Sauli Niinisto, i pëlqyer në mesin e finlandezëve për qasjen e tij pragmatike dhe të qetë, po largohet në moshën 74-vjeçare, pasi ka përfunduar dy mandate gjashtë-vjeçare.
Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 28 janar 2024.
alexander stubb zgjedhjet presidenciale
Bota
16 August 2023, 15:58
I.A
Varshava
POLONI- Një ditë më parë (të martën) Polonia mbajti paradën e saj më të madhe ushtarake në 29 vj...
Bota
16 August 2023, 15:33
m.s
foto ilustruese
Gjithsej 79.000 milionerë u numëruan në Greqi në vitin 2022, me pasurinë totale të grekë...
Bota
16 August 2023, 15:36
a.l
Turqi
TURQI- Turqia ka raportuar një temperaturë rekord prej 49.5 gradë Celsius, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se nj&e...
Bota
16 August 2023, 15:33
a.l
Foto ilustruese
LITUANI- Qeveria lituaneze ka vendosur të mbyllë dy nga gjashtë pikat e kalimit kufitar të vendit me Bjellorusinë ...
Bota
16 August 2023, 15:25
a.l
Rubla
Vlera e rublës ruse ka rënë në nivelin më të ulët që nga javët e para të luftës në Ukrain...
Bota
16 August 2023, 15:16
m.s
radhe neper banka
IRLANDE- Banka e Irlandës ka kërkuar falje pasi rregulloi një problem teknik, që i lejonte klientët e...
Bota
16 August 2023, 14:59
a.l
SHBA
SHBA- Një 36-vjeçar afro-amerikan është qëlluar për vdekje nga oficerja e policisë në SHBA. Ai u që...
Bota
16 August 2023, 14:42
m.s
Charles McGonigal
SHBA- Ish-kreu i divizionit të kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, ofroi një ‘mea culpa’ tris...
Bota
16 August 2023, 14:45
a.l
Foto ilustruese
GJERMANI- Një projekt-ligj i diskutueshëm për legalizimin e përdorimit rekreativ të drogës kanabis ...
Bota
16 August 2023, 14:40
a.l
Nigeri
NIGERI- Ministria e Mbrojtjes njofton se të paktën 17 ushtarë të ushtrisë nigeriane u vranë dhe 20 të tjerë...