Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Forcat e sigurisë marokene janë pozicionuar në plazhin e Fnideq-ut, prej nga në fund të korrikut shumë migrantë u nisën në drejtim të Ceutës. Edhe anijet patrulluese po mbikëqyrin vijën bregdetare.
Pas thirrjeve në rrjetet sociale për një valë të re migrantësh drejt Ceutës, Maroku dhe Spanja kanë forcuar ndjeshëm masat e sigurisë në kufirin e enklavës spanjolle në Afrikën e Veriut. Në qytetin kufitar maroken Fnideq janë vendosur pengesa të tjera me tela me gjemba, raportuan gazetarët. Përveç kësaj, në rrugët hyrëse janë ngritur pika të shumta kontrolli. Në vetë kufirin janë vendosur edhe pompa uji për shpërndarjen e masës së njerëzve në rast tentativash për kalim kufiri.
Forcat e sigurisë marokene janë pozicionuar në plazhin e Fnideq-ut, prej nga në fund të korrikut shumë migrantë u nisën në drejtim të Ceutës. Edhe anijet patrulluese po mbikëqyrin vijën bregdetare.
"Të gjitha forcat e nevojshme" në veprim
Spanja kishte ngritur më herët një barrierë detare dhe kishte dërguar gjithashtu qindra policë dhe ushtarë shtesë në Ceutë. Ata do të qëndrojnë aty për aq kohë sa ta kërkojë situata, deklaroi Ministria e Brendshme në Madrid. "Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha forcat e nevojshme për të parandaluar që të përsëriten ngjarje si ato të 30 korrikut", tha së fundmi ministri i Brendshëm, Fernando Grande-Marlaska.
Fluksi i madh i migrantëve ka shkaktuar mosmarrëveshje brenda Bashkimit Evropian. Ministrat e Brendshëm të vendeve të BE-së, gjatë një videokonference emergjente në fillim të gushtit, kërkuan masa më të ashpra kundër rrjeteve të trafikantëve dhe një politikë më konsekuente për kthimin e migrantëve.
Rrjetet sociale nën vëzhgim
Në fillim të kësaj jave, qeveria marokene në Rabat njoftoi se po monitoron"përhapjen e postimeve në rrjetet sociale dhe mesazheve me origjinë të panjohur", të cilat bënin thirrje për një kalim masiv këtë të shtunë (15 gusht). Autoritetet thanë se organizatorët dhe pjesëmarrësit do të ndiqen penalisht. Në lidhje me këtë çështje janë kryer tashmë disa arrestime.
Valë e migrantëve para rreth dy javësh ishte e paprecedentë deri më tani. Sipas vlerësimeve, deri në 80.000 persona arritën në Ceutë, shumica prej tyre duke notuar. Sipas njoftimit më të fundit zyrtar të autoriteteve spanjolle, në det janë gjetur 83 trupa të pajetë.
Shumë nga të ardhurit u kthyen në Marok brenda pak orësh ose ditësh. Rreth 5.000 persona ndodhen ende në Ceutë, sipas Grande-Marlaskës. Ministri i Brendshëm pranoi se do të duhet ende pak kohë që enklava të kthehet në normalitet./DW
Foto ilustruse Holandezët kanë ushtruar ndikim shumë më të madh sesa do të pritej nga madhësia e vendit të tyre n&e...
Margarita Reit dhe Robert Sayev UKRAINË- Detaje të reja janë bërë publike për vrasjen e Robert Sayev, 49 vjeç, ish-ofi...
Foto ilustruese AFGANISTAN- Pesë vite pas rikthimit të Talebanëve në pushtet në Afganistan, premtimet për një qeverisje ...
Lee Jae-myung KOREJA E JUGUT- Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, ka propozuar nisjen e bisedimeve me Korenë e Veriut për t&r...
Zjarri në Belgjikë BELGJIKË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një park natyror malor në l...
Foto ilustruese INDONEZI- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 goditi veriun e Sumatrës në Indonezi, vetëm disa or&eum...
Foto ilustruese SHBA- Alarmi u ngrit të shtunën në mëngjes në Universitetin Shtetëror të Virxhinias, në SHBA, pas r...
Tërmeti në Indonezi INDONEZI- Të paktën 38 persona kanë vdekur pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7 ball&...
Tërmeti në Spanjë SPANJË- Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi provincën e Granadës në Spanjë...
Foto ilustruse IRAN- Një sulm i ri ndaj një anijeje që i përket kompanisë shtetërore të naftës të Emirateve t&...