Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gjatë një ceremonie me rastin e Ditës së Çlirimit, Lee bëri thirrje që të dyja palët të heqin dorë nga kërcënimet dhe të ulen në tryezën e bisedimeve.
KOREJA E JUGUT- Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, ka propozuar nisjen e bisedimeve me Korenë e Veriut për t’i dhënë fund zyrtarisht Luftës Koreane, e cila përfundoi me armëpushimin e vitit 1953, por asnjëherë me një traktat paqeje.
Gjatë një ceremonie me rastin e Ditës së Çlirimit, Lee bëri thirrje që të dyja palët të heqin dorë nga kërcënimet dhe të ulen në tryezën e bisedimeve. Ai propozoi krijimin e një sistemi sigurie shumështresor për të ulur tensionet përgjatë Zonës së Demilitarizuar (DMZ) dhe shprehu gatishmërinë për të diskutuar edhe mënyra praktike për frenimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, Lee deklaroi se synimi duhet të jetë bashkëjetesa paqësore dhe zhvillimi i ndërsjellë i dy vendeve. Sipas tij, dialogu mund të krijojë gjithashtu një hapësirë për të diskutuar mënyra efektive për të ndaluar përparimin e kapaciteteve bërthamore të Phenianit.
Pavarësisht armëpushimit të vitit 1953, Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut teknikisht mbeten në gjendje lufte. Gjatë dekadave të fundit, tensionet përgjatë kufirit kanë vazhduar, të shoqëruara nga përplasje dhe incidente të ndryshme, përfshirë përdorimin e balonave me materiale propagandistike dhe transmetimet propagandistike përmes altoparlantëve. Lee, i cili mori detyrën vitin e kaluar, është përpjekur të rikthejë dialogun me Phenianin pas përkeqësimit të marrëdhënieve gjatë administratës së paraardhësit të tij, Yoon Suk Yeol.
Koreja e Veriut e ka shpallur veten shtet me armë bërthamore dhe ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga arsenali i saj. Pheniani ka vazhduar gjithashtu zhvillimin dhe testimin e raketave balistike, duke rritur shqetësimet në Korenë e Jugut dhe Japoni. Deri tani, Koreja e Veriut nuk ka reaguar ndaj propozimit të fundit të Lee Jae-myung. Pheniani ka refuzuar edhe më herët disa përpjekje të Seulit për të rikthyer dialogun./Dosja.al
Zjarri në Belgjikë BELGJIKË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një park natyror malor në l...
Foto ilustruese INDONEZI- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 goditi veriun e Sumatrës në Indonezi, vetëm disa or&eum...
Foto ilustruese SHBA- Alarmi u ngrit të shtunën në mëngjes në Universitetin Shtetëror të Virxhinias, në SHBA, pas r...
Tërmeti në Indonezi INDONEZI- Të paktën 38 persona kanë vdekur pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7 ball&...
Tërmeti në Spanjë SPANJË- Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi provincën e Granadës në Spanjë...
Foto ilustruse IRAN- Një sulm i ri ndaj një anijeje që i përket kompanisë shtetërore të naftës të Emirateve t&...
Kim Jong-un në pritje të ushtarëve të kthyer nga Rusia Koreja e Veriut po përgatit një rritje të madhe trupash p&eu...
Foto ilustruse Vetëm pak kohë më parë, Asambleja Kombëtare dhe Senati i Francës votuan pro kufizimit të p...
Jason Arday SHBA- Jason Arday, ish-profesor i Universitetit të Kembrixhit, i cili u vu në qendër të një debati për plagjiatu...
Foto ilustruse IRAN- Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë hyrë në një raund të ri konfrontimi të ashpër mbi Ngushticë...