30 September 2023, 15:38
Nga r.ll
jens stoltenberg
UKRAINË- Ukraina, organizatore e konferencës ndërkombëtare të industrisë së mbrojtjes, po përpiqet të shtojë prodhimin e armëve brenda vendit për të luftuar agresionin rus dhe ulur varësinë nga furnizimet e huaja me armë.
Forumi i industrisë së mbrojtjes më parë ishte i përqendruar tek dërgimi i armëve, riparimi i pajisjeve të dëmtuara dhe trajnimi i ushtarëve ukrainas.
Duke folur në hapje të Forumit Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se rreth 250 kompani të industrisë së mbrojtjes nga më shumë se 30 vende ishin mbledhur në Kiev. Në takim morën pjesë edhe ministra të mbrojtjes dhe përfaqësues të disa vendeve.
“Heroizmi nuk mund t’i eleminojë raketat. Ukraina ka nevojë për aftësi, cilësi të lartë, sasi të madhe dhe shpejt. Nuk ka mbrojtje pa industri”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili foli në forum përmes një lidhjeje me video, një ditë pas vizitës së tij në Kiev.
Në forum mori pjesë edhe një përfaqësuese e posaçme e aleancës për investimet e mbrojtjes. Zoti Stoltenberg tha se kontributi me armatime i vendeve aleate ishte i domosdoshëm për mbrojtjen e Ukrainës. Ai tha se aktualisht duhet rritur prodhimi i armatimeve për të përmbushur nevojat e Ukrainës dhe vendeve të tjera aleate.
Presidenti Zelenskyy tha se gjatë qëndrimit në Uashington ai kishte biseduar me Presidentin Biden lidhur me “krijimin e një ekosistemi të ri industrial që do të forcojë Ukrainën dhe të gjithë partnerët”. Presidenti ukrainas e cilësoi atë si një rezultatet kryesore të bisedimeve me Presidentin Biden në Uashington./VOA
volodymyr zelenskyy jens stoltenberg lufta ne ukraine
Bota
30 September 2023, 15:18
r.ll
pamje nga ambasada e Kosovës në SHBA
SHBA- Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shtetet e Bash...
Bota
30 September 2023, 14:57
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Një 35-vjeçare shqiptare ka rënë pre e një grabitjeje prej 8968 eurosh nga llogaria e saj. Shqiptarja, e ...
Bota
30 September 2023, 14:58
f.i
Michael Roth
KOSOVË- Ish-ministri gjerman për Evropën dhe deputeti i Bundestagut, Michael Roth, ka reaguar pas ngritjes së shqet&e...
Bota
30 September 2023, 14:53
f.i
foto ilustruese
IRLANDË- Në ditët e sotme të jesh një influencues është kthyer në tren, por tashmë pë...
Bota
30 September 2023, 14:45
r.ll
foto ilustruese
FRANCË- Instituti Meteorologjik i Francës ka njoftuar të premten se ky muaj është shtatori më i nxehtë i...
Bota
30 September 2023, 14:34
r.ll
trageti ne itali
ITALI- Një zjarr ka rënë një natë më parë në motorin e tragetit Cossyra që udhëtonte ng...
Bota
30 September 2023, 14:26
r.ll
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier
KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, th...
Bota
30 September 2023, 14:18
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur sot në detin Egje pran&eu...
Bota
30 September 2023, 14:09
r.ll
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm Vetëvendosjes, ka folur lidhur p&...
Bota
30 September 2023, 14:03
r.ll
foto nga Bansjka
KOSOVË- Trupat e tre të vrarëve në Bansjkë të Zveçanit do t’ju dorëzohen sot familjarë...