Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
FOTO/ Lot dhe dhimbje në Gaza, varrosen 112 viktima të shkaktuara nga bombardimet izraelite pas gati tre vitesh
Mes tyre janë 44 fëmijë, 38 gra dhe shtatë persona me aftësi të kufizuara.
5 August 2026, 08:37Nga G.M
Pamje nga Gaza
GAZA- Qindra persona u mblodhën të martën në qytetin e Gazës për t’i dhënë lamtumirën 112 viktimave të një sulmi ajror izraelit të kryer më 22 nëntor 2023 në lagjen Sabra. Viktimat, anëtarë të familjeve Abu Sharia dhe Hasaina, u nxorën nga rrënojat e kompleksit të banimit vetëm së fundmi, pas një operacioni dyjavor kërkim-shpëtimi. Mes tyre janë 44 fëmijë, 38 gra dhe shtatë persona me aftësi të kufizuara.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, arkivolet, të mbuluara me flamurin palestinez dhe fotografitë e viktimave, u vendosën në rreshta gjatë ceremonisë mortore, e cila konsiderohet funerali më i madh i zhvilluar në Rripin e Gazës që nga nisja e luftës.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) nuk kanë dhënë sqarime lidhur me objektivin e sulmit të 22 nëntorit 2023, pavarësisht kërkesave të mediave. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit paralajmërojnë se nën rrënoja mund të ketë ende trupa të tjerë të pajetë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, që drejtohet nga Hamasi, numri i viktimave që nga fillimi i luftës ka kaluar 73 mijë. Këto shifra nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur./Dosja.al